Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë

Shko poshtë

Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë Empty Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 11:48 am

Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë
Për herë të parë de në dritë një version i ri për atentatin që iu bë mbretit Zog në Vienë gjatë një vizite informale për tu vizituar nga mjekë austriakë. Adjutanti i mbretit Hysen Selmani shkruan versionin e ngjarjes duke pranuar se ishte vetë Zogu ai që i zbrapsi atentatorët duke qëlluar me armë. Në këtë atentat mbeti i vdekur njëri nga oficerët e mbretit dhe i plagosur një ministër i tij, por Zogu u kthye në hotel menjëherë, ku autoritetet austriake i kërkuan ndjesë. Gjithashtu atij i vijnë urime, ndër të tjera dhe nga mbreti Aleksandër i Jugosllavisë, i cili e kishte vënë në dijeni për një atentat që po përgatitej kundër tij. Në këtë pjesë jepet rrugëtimi i Zogut drejt kthimit për në Shqipëri dhe lëvdatat e tij për median.
ATENTATIKUNDËR MBRETIT ZOG NE VJENE ME 20 SHKURT 1931
Veprimtaria e parreshtur dhe e vazhduar e zhvilluar tani e sa kohë e kishte lodhur Mbretin Zog, aq sa u pa nevoja e një konsultimi mjeksor të plotë. U thirrën nga Vjena për të ardhur në Tiranë Profesor Paul internist e Profesor Degu
operator, por këta e këshilluan që do ishte më mirë që" Mbreti të shkonte në' Vjenë, ku aty kishte mjekë me famë botërore, në këtë mënyrë vendosi të shkojë në Vjenë. Mbreti Zog, mbasi shqyrtoi situatën e brendshme e mori të gjitha masat për rregullimin si dhe qetësinë, pastaj shqyrtoi edhe manovrat jugosllave e greke, që synonin si përherë trazira e shqetësime në vend, dhe mbasi ndaloi shitjen e tokave shqiptare të huajve që si disa Italjanë, etj., duke përfituar nga reforma agrare, kishin blerë disa çifligje dhe ishin përgatitur me blerë toka të tjera shqiptare, kjo u ndalua në formë të prerë, për të mos u shitur toka shqiptare të huaj ve, saqë' kjo u bë ligj me vendimin e Parlamentit.
Mbreti Zog, si i rregulloi të gjitha punët, më 14janar 1931, u nis për Vjenë, i përcolli deri në Durrës prej Qeverisë dhe një delegacion Parlamentar, Mbretin Zog e shoqëronin Ministri i Oborrit Ekrem Libohova, Kryeadjutanti kolonel Zef Seregji, Adjutant major LLesh Tapallajë e Dr.Basho mjek privat i Mbretit e 5 oficera. Mbas 4 katër ditëve Mbreti me suitën e tij arriti në Kryeqytetin e Austrisë' dheqëndroi nëHotel Imperial. Këtu Mbreti Zog, ju nënshtrua një vizite mjekësore të plotë; profesorët mjekë të thirrur për konsultime deklaruan se nuk ishte nevoja e asnjë operacioni, mbasi me kura të rregullta mund të shërohej për së shpejti.
Mbreti Zog, kishte shkuar në Vjene n'incognito, por autoritete te vendi te dinin fare mirë se ai kishte zgjedhur kryeqytetin austriak, jo vetëm si qendër mjeksore, por u shkonte në shtëpi dhe si mik e si simpatizues. Siç dihet Mbreti Zog kishte kujtime të shumta politike e ushtarake në këtë vend dhe nuk harronte se çfarë kishte bërë për Shqipëri e për shqiptarët Qeverija Imperjale e Vienës. Natyrisht, Qeverija Austriake i mori masat e nevojshme për proteksionin e Sovranit Shqiptar, por mbështetet në bazë të shqiptarëve që gjëndeshin në Austri, se nuk do të trazonin qetësinë e nuk do të shkelnin mikpritjen austriake. Masat që mori qeveria qenë tepër të lehta e të kufizuara.
Në këtë mënyrë ngjau atentati i Vjenës kundër Mbretit Zog, që në atë moment që ky po dilte nga Opera dhe po drejtohej për te automobili privat i tij, aty kishte dy policë. Dy refugjatë shqiptarë të ikur nga vendi qysh më 1924 Hazis Cami dhe Ndok Gjeloshi, sa Mbreti Zog hyni në automobil bashkë me Ministrin e tij Ekrem Libohovën, kurse major LLesh Tapallaj te porta e automobilit sa po hynte. Ndok Gjeloshi qëlloi dy herë me revolver, por Mbreti Zog u përgjigj vetë dhe i bëri të' iknin, por pushkët e para kishin vrarë major Llesh Topallain dhe plagosur Ministrin e Oborrit Mbretnor Ekrem Libohovën. Mbreti Zog pa pasur frikë, si konstatoi vdekjen e adjutantit të tij major LLesh Tapallajt dhe plagosjen e lehtë të Ministrit Ekrem Libohova, u drejtua për në Hotel, ku i ishin paraqitur ekskusat e rastit nga Presidenti DaulFous dhe gjithë autoritetet e larta austriake, si edhe përgëzimet që doli faqebardhë nga atentati. Urimet e përgëzime të pareshtura ai dërgoheshin nga populli shqiptar e nga shtetet me të cilët Shqipëria ishte në marrëdhanie miqsore. Nga urimet e rastit qenë edhe ato të Mbretit Aleksandër të Jugosllavisë, i cili
e kishte vënë në dijeni Mbretin Zog, se një atentat po përgatitej kundra tij në Vjenë, e prandaj të ruhej. Zogu ishte i informuar edhe nga Qeveria Shqiptare e Tiranës, se është planifikuar një atentat kundër Mbretit Zog në Vjenë, sa që ndër këto ditë, këtë lajm e hapnin jugosllavët dhe në kufirin shqiptar kishin sjellë te gjithë ata shqiptarë te arratisur, po ne këtë mënyrë edhe grekët kishin sjellë nga kufiri persona të alarmuar nga propaganda për trazira.
Qeveria Shqiptare ishte çdo ditë në lidhje të rregullt me Mbretin Zog, në Vjenë dhe i parashtronte të gjitha informatat, por Zogu nuk u dha rëndësi këtyre lajmeve, por jugosllavët e të tjerë, përveç propagandës që qarkullonte kudo, kishin përgatitur edhe një komplot në Vlorë, që ky grup me vrasjen e Mbretit Zog në Vjenë, të marrshonte në Kryeqytet për të marrë Qeverinë në dorë, siç edhe u zbulua. Disa vjet më vonë qe Mbreti Zog vetë që lajmëroi Mbretin Aleksandër të Jugosllavisë për atentatin që po i përgatitej në Marsejë, i cili mbeti i vrarë bashkë me Ministrinë punëve të Jashtme Franceze Barthou.
Brenda dy orëve mbas atentatit u hap lajmi në Shqipëri se me datë 20-21 shkurt 1931 në ora tre mbas mesnate u lajmërua Qeveria Shqiptare mbi atentatin që ju bë Mbretit Zog dhe menjëherë u njoftuea populli i Kryeqytetit në demostrata, përgëzimi për shpëtimin e Mbretit të tyre, ku u lajmëruan të gjitha prefekturat, delegacionet prej të gjithë anëve vijnë në Kryeqytet ku paraqiten para Nënës Mbretëreshë, me urime për shpëtimin e shpëtimtarit të Kombit Shqiptar Mbretit Zog, populli shumë i egërsuar dëshiron që Mbreti të vijë sa më parë para popullit vetë që ta shohë me sy, ku më 22 shkurt 1931 kolonel Hysen Selmani me oficerë, shkoi në Vjenë te Mbreti Zog, sepse e kërkoi.
Mbreti Zog, mbasi kreu te gjitha komsultimet mjeksore dhe mbasi përshendeti autoritetet Shtetërore të Austrisë, që i kishin parashtruar keqardhjen e thellë të tyre përsa kishte ngjarë kundër Sovranit të Shqiptarëve mbi atentatin, u nis për Itali, mbasi ambasadori italian në Vienë kishte marrë urdhër nga Roma që të vihej nëdispoziciontëtij.
Të huajve që disa italianë të tjerë, duke përfituar nga reforma agrare kishin filluar të blejnë sa çifligje dhe ishin përgatitur të blejnë edhe të tjera toka Shqiptare, kjo u ndalua në formë të prere, për të mos u shitur tokat shqiptare të huaj ve, sa kjo u bë ligj me vendimin e Parlamentit.
Zog I. Mbret i Shqiptarëve, si i rregulloi të gjitha punët, me datë 14 kallndor 1931 u nis për Vjenë, përcjellë deri në Durrës prej Qeverisë dhe një delegacion i Parlamentit, Mbreti Zog shoqërohej prej Ministrit Oborrit Ekrem Libohova dhe Krye adjutantit kolonel Zef Seragjit e adjutantit major Llesh Tapallaj, Dr. Bashës mjek privat i Mbretit dhe pesë oficerëve me Hysen Selmanin e Muharrem Bajraktarin i ndaloi në Shqipëri e në hdhje me situatën e vendit, ku Hysen Selmanin elanëTiranëeMuharremBajraktarinedërgoi në Kukës.
Ku Mbreti Zog, bashkë me Suitën e Tij më 18 janar 1931 arriti në Kryeqytetin Austriak në Vjenë, ku megjithëse krejt private, po u prit me nderime nga autoritetet evendit.
Mbreti Zog, menjëherë thirri profesorët specialistë si Kostek dhe Paul Degun, në konsultimin që i bënë nuk e panë si nevojë për operacion, mbasi me kura të rregullta mund të shërohej së shpejti.
Mbreti Zog, mbasi u përmiresua pak dhe nuk qe nevoja për operacion, më 20 shkurt 1931 shkoi në Opera i shoqëruar prej Ministrit të Oborrit Ekrem Libohova, Adjutantit Llesh Tapallajt dhe Dr. Bashës, e natyrisht nga policia Austriake.
Kur doli nga Opera, në shtylla të Operës kanë qenë të fshehur, dy oficerë shqiptarë të ikur më 24 dhjetor 1924, Hazis Cami dhe Ndoc Gjeloshi, kurhyri Mbreti në automobil ata qëlluan me revolver, ku u plagos Ministri Ekrem Libohova dhe u vra, Major Llesh Tapallaj. Ndok Gjeloshi goditi me dy plumba, por Mbreti Zog iu përgjigj duke e qëlluar, por policia i arrestoi menjëherë, që ishin në sigurimin e Mbretit Zog, Mbreti Zog, menjëherë shkoi në Hotel Imperial, ku banonte, Kryeministri me gjithë ministrat austriakë erdhën në Hotel dhe i kërkuan eskuze Mbretit dhe i uruan shpëtimin dhe qenë shumë të prekur, më gjatë kjo ngjarje është shënuar në këtë libër, sa i përket ngjarjeve.
Të gjithë autoritetet austriake e përcollën Mbretin Zog, me nderime të mëdha, kishin marrë masat deri në kufirin Italjan Tarvizio, po një internal me 25 policë në tren dhe e gjithë rruga me ushtri.
Në kufirin italian në Tarvizio, Mbreti Zog u prit me nderime ushtarake nga një divizion ushtarësh e nga të gjithë autoritetet e qytetit e pa u ndalur, u nis për në Venedik. Në Kryeqytetin e Republikës së vjetër të Venedikut, që aq kujtimee lidhin me Shqipërinë gjatë sa e sa shekujsh, Mbreti Zog u prit nga Qeveria gjeneralët, kryekomandanti i zonës ushtarake si dhe nga përfaqësuesit e kanuneve, nga populli mbarë dhe me entuziazëm të papërshkruar e madhështor, në mes të këngëve, kërcimeve, gondolave, gjatë kalimit të ujrave të Canal Grande, ku në mes të Pallatevet historik e të brohorimave të popullit u paraqit nj nga skenat më të bukura e më të paharrueshme që Mbreti Zog i Shqiptarëve do të merrte si kujtim të pashlyeshëm të jetës së tij.
Mbreti Zog qe ftuar nga Mbreti i Italisë edhe nga Qeveria Italiane, që të shkonte në Romë ku do të pritej me madhështi. Pasi falenderoi ViktorEmanuelin III, Mbretin e Italisë dhe Qeverinë e Romës, duke u rezervuar një kohë tjetërqë të shkonte në Kryeqytetin e Italisë, vendosi të kthehet sa më parë në Shqipëri, ku po e prisnin populli dhe punët e shumta e urgjente.
Më 19mars 1931 në ora katër të pasdites, mbasifalenderoi,dhepërshëndeti autoritetet dhe popullin e Venedikut, ku djathtas e majtas të Canal Grande poe brohoriste me enthuziazëm të papërshkrueshëm, aq saju desh të mbetej në këmbë gati dy orë duke falenderuar qytetarët bujarë. Në Venediku, Mbreti Zog hypi në një kryqëzor italian, që I ishte vënë në dispozicion, shoqëruar nga një admiral e përcjellë nga nderimet e marinës ushtarake të Italisë, u nis për Durrës.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë Empty Re: Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 11:49 am

Më 20 mars 1931 në mëngjes N.M.Zog I. Mbret i Shqiptarëve mberriti në portin e parë të Shqipërisë Durrës, ku qe pritur me brohorie e përgëzime nga Qeveria, Parlamenti, Trupi Diplomatik e nga populli që e përcollën gjatë udhës Durrës-Tiranë, nga të gjitha anët e rruges festonte e uronte shpëtimin e Prijsit të tyne, duke hedhur valle kombëtare. Kryeqyteti i rezervoi Zogut një pritje madhështore që nuk ishte parë asnjëherë deri asokohe, ku po e priste nëna e tij e motratpër tarrokur në qafë e për t'u lutur që Përendija ta mbronte tani e më pas. ë të gjitha Prefekturat populli festonte shpëtimin e Mbretit të tyre.
Qeverija e Austrisë e tronditur nga akti kriminal drejtuar kundra Mikut të Kombit Austriak, Sovranit të një vendi mik, kapi të gjithë shqiptarët që i gjeti të armatorun dhe bashkë me Haziz Camin e Ndok Gjeloshin, i hodh në gjygj.
Mbreti Zog, neTiranë, me gjakftohtësi studjoi çështjen dhe rrethanat e atentatit, si edhe inspiracionet dhe diramacionet eventuale në Shqipëri. Vendi ishte i qetë, por vetëm në Vlonë u diktua një komplot, ku merrnin pjesë shumë persona nën influencën e të huaj ve, e në dijeni të atentatit të Vjenës. Këto qenë kapur e dorëzuar gjygjit, i cili i dënoi me vdekje, por Mbreti Zog, mbas do kohe u fali jetën e pastaj dhe ua ktheu edhe të drejtat civile dhe i liroi.
Mbreti Zog, i foli popullit me kët raste duke theksuar: ju falenderoi me gjithë zemër, raca shqiptare tha Mbreti ka qenë e fortë dhe e shëndoshë, ka qënë e zonja, kurdoherë t'a mbajë veten. N.H. T. Mbreti përshkroi me fjalë lapidare të gjitha fazat kryesore të zhvillimit historik të kombit shqiptar, duke arritur deri në kohët e fundit edhe duke kujtuar se, edhe shtazët përdorin një gjuhë në mes te tyre, ndërsa Kombi Shqiptar gjatë zgjedhës turke i ishte mohuar kjo e drejtë e natyrshme, kurse kombet tjera si Sllavët, Grekët, Armenët etj, kishin liri të plotë përtë shkruar e të kënduar dhe për të përdorur gjuhën e tyre.
Nuk është aspak e vërtetë shtoi Mbreti, se shqiptari ka humbur cilësitë e veta dhe se nuk ka arritur për eksistencë sikundër kanë kujtuar dhe e kujtojnë disa. Ndërsa kombet e tjera në fitimin e vetëqeverisjes se tyre, nuk u ka munguar ndihma e jashtme, Kombi ynë e fitoi lirinë me mund, me sakrifica dhe me gjak.
Shqiptari ka treguar, si në kohët e largta ashtu si dhe ne ato te sotme, se afrohen e duhen ashtu te bashkuar për mbrojtjen e Atdheut, duke shpëtuar nga rreziku. Ky bashkim është vërtetuar edhe mbas luftës botërore, kur duhej të njoftohej Kombi ynë dhe kufijtë e Shtetit te tij të vitit 1913 duke u marrë një vendim të cilin ne nuk e kemi njohur, s'e njohim dhe s'kemi për t'a njohur kurrë. Jemi duke kaluar një stinë të lavdishme, në të cilën duhet në të gjitha reformat programore të shkojmë përpara dhe të mos i trëmbemi asnjë fuqie që mund të na pengojë në zhvillimin tonë, populli ynë sot di tëjetojë dhe po qe nevoja edhe të vdesë për Atdheun e lirinë e tij. Mhreti Zog mbas kësaj, ju foli përfaqësuesve të gazetave: Duke u ekzaltuar, me shprehje skalitëse misionin e fletorizmit tonë, ju tha tekstualisht: Una ju thirra për t'ju falenderuar për dashurinë që keni treguar ndaj personit tim. Ligjet, disa herë ndoshtajanë të shtrënguara për shtypin, kjo rrjedh nga që portin e parë të Shqipërisë Durrës, ku qe pritur me brohorie e përgëzime nga Qeveria, Parlamenti, Trupi Diplomatik e nga populli që e përcollën gjatë udhës Durrës-Tiranë, nga të gjitha anët e rruges festonte e uronte shpëtimin e Prijsit të tyne, duke hedhur valle kombëtare. Kryeqyteti i rezervoi Zogut një pritje madhështore që nuk ishte parë asnjëherë deri asokohe, ku po e priste nëna e tij e motratpër tarrokur në qafë e për t'u lutur që Përendija ta mbronte tani e më pas. ë të gjitha Prefekturat populli festonte shpëtimin e Mbretit të tyre.
Qeverija e Austrisë e tronditur nga akti kriminal drejtuar kundra Mikut të Kombit Austriak, Sovranit të një vendi mik, kapi të gjithë shqiptarët që i gjeti të armatorun dhe bashkë me Haziz Camin e Ndok Gjeloshin, i hodh në gjygj.
Mbreti Zog, ne Tiranë, me gjakftohtësi studjoi çështjen dhe rrethanat e atentatit, si edhe inspiracionet dhe diramacionet eventuale në Shqipëri. Vendi ishte i qetë, por vetëm në Vlonë u diktua një komplot, ku merrnin pjesë shumë persona nën influencën e të huaj ve, e në dijeni të atentatit të Vjenës. Këto qenë kapur e dorëzuar gjygjit, i cili i dënoi me vdekje, por Mbreti Zog, mbas do kohe u fali jetën e pastaj dhe ua ktheu edhe të drejtat civile dhe i liroi.
Mbreti Zog, i foli popullit me kët raste duke theksuar: ju falenderoi me gjithë zemër, raca shqiptare tha Mbreti ka qenë e fortë dhe e shëndoshë, ka qënë e zonja, kurdoherë t'a mbajë veten. N.H. T. Mbreti përshkroi me fjalë lapidare të gjitha fazat kryesore të zhvillimit historik të kombit shqiptar, duke arritur deri në kohët e fundit edhe duke kujtuar se, edhe shtazët përdorin një gjuhë në mes te tyre, ndërsa Kombi Shqiptar gjatë zgjedhës turke i ishte mohuar kjo e drejtë e natyrshme, kurse kombet tjera si Sllavët, Grekët, Armenët etj, kishin liri të plotë përtë shkruar e të kënduar dhe për të përdorur gjuhën e tyre.
Nuk është aspak e vërtetë shtoi Mbreti, se shqiptari ka humbur cilësitë e veta dhe se nuk ka arritur për eksistencë sikundër kanë kujtuar dhe e kujtojnë disa. Ndërsa kombet e tjera në fitimin e vetëqeverisjes se tyre, nuk u ka munguar ndihma e jashtme, Kombi ynë e fitoi lirinë me mund, me sakrifica dhe me gjak.Shqiptari ka treguar, si në kohët e largta ashtu si dhe ne ato te sotme, se afrohen e duhen ashtu te bashkuar për mbrojtjen e Atdheut, duke shpëtuar nga rreziku. Ky bashkim është vërtetuar edhe mbas luftës botërore, kur duhej të njoftohej Kombi ynë dhe kufijtë e Shtetit te tij të vitit 1913 duke u marrë një vendim të cilin ne nuk e kemi njohur, s'e njohim dhe s'kemi për t'a njohur kurrë. Jemi duke kaluar një stinë të lavdishme, në të cilën duhet në të gjitha reformat programore të shkojmë përpara dhe të mos i trëmbemi asnjë fuqie që mund të na pengojë në zhvillimin tonë, populli ynë sot di tëjetojë dhe po qe nevoja edhe të vdesë për Atdheun e lirinë e tij.
Mbreti Zog mbas kësaj, ju foli përfaqësuesve të gazetave: Duke u ekzaltuar, me shprehje skalitëse misionin e fletorizmit tonë, ju tha tekstualisht: Una ju thirra për t'ju falenderuar për dashurinë që keni treguar ndaj personit tim. Ligjet, disa herë ndoshtajanë të shtrënguara për shtypin, kjo rrjedh nga që shtypi si një armë e fortë që është kur ndihet tepër i lirë, mund të bjerë në duar të liga dhe kështu të jetë shumë i dëmshëm, kurse në rast të kundërt, mund t'i bëjë shumë shërbime Atdheut, sepse është një shtyllë e fortë për Shtetin, si ajo e fuqisë ushtarake, pasi brenda është një ndihmës i vlefshëm si për popullin ashtu dhr për Qeverinë dhe në botën e jashtme përfaqëson moralisht vendin.
Mua gjithmonë do më keni përkrahës, mbasi jam i bindur se shtypi ynë sot është në duar të mira. Ndoshta deri sot nuk i është dhënë shtypit ndihma e nevojshme kjo rrjedh nga ngushtica e buxhetit, por shpresoj se në vitin e ardhshëm kjo mungesë do të plotësohet. Pranoni falenderimet e mia dhe ju siguroj se do tëjem kurdoherë përkrahës i shtypit. Fjala e Sovranit është një dekoratë e lartë për gazetaret shqiptarë, i cili nën mbrojtjen Auguste, kishte arritur të përhapej me të vërtetë një bllok homogjen dhe të fuqishëm për realizimin e integrimit të shpejtë' të vendit tonë. Regjimi Mbretëror Zogist e ka paijsur këtë degë, thanë gazetarët, me të gjitha me s'a i nevojitet. Kështu që ndërsa më parë fletorari nuk gëzonte çmimin e duhur në opinionin public, sot ai nderohet dhe ftohet për të ndjekur së afërmi edhe manifestimet e Familjes Mbretërore.
Askush nuk mundet ta mohojë se populli shqiptar ndër katërqind vjet te robërise ka ëndërruar me dëshirë të ndezur në vuajtjet e në errësirë një Monarki Kombëtare e cila ta ndihmonte të zhvillohej në liri me një evolucion që të ishte në harmoni të plotë me traditat e zakonet e shqiptarit.
Mbreti Zog i kishte kushtuar menjëherë të gjithë veprimtarinë e vet të palodhshme ringjalljes së vendit, rindërtimit magjik të një Shteti, që paraqitej plot në lëndë dhe i freskët në shpirt.
Problemet në veprim e sipër që po vazhdonin me një furi të jashtëzakonshme ishin: mbarimi i udhëve, zhvillimi i bujqësisë, tharjet e kënetave, shkollat, spitalet, portet e urat, këto për ti përballuar, Shqipëria vazhdonte me huanë, që qe kontraktuar me shoqërinë "SVEA" në 1925 prej shumës (pesëdhjet milion fr. ari.) në kohëte para të dhënies të huasë, Shteti Shqiptar përpiloi një shumicë programesh dhe përgatiti gjitha projektet e shpejta dhe preventive shpenzimesh dhe procedoi në dhënie në ankand dhe në lidhje të kontratave këto projekte pothuaj se janë në mbarim e sipër, pra Shteti Shqiptar sot bën pjesë në kuadrin e shteteve moderne.
Me ndërtimet e urave të mëdha, u zhduken urat me derrasa, trapat lundrues dhe shtigjet me ujë të pakët, nga ku mund të kalonte njeriu, duke siguruar në çdo stinë të vitit vazhdimësinë me shpejtësi dhe sigurimin e kalimeve dhe dukei zëvëndësuar urat e vogla e të përkohshme me një herë ato të rrezikshme, me vepra të qëndrueshëm.
U siguruan më së miri dhe u përmiresua gjendja e trafikut të popullit; sot mund të kalosh lirisht prej një vendi të Shqipërisë në një tjetër, në mënyrë fare të lehtë dhe ekonomia e brendshme zhvillohet me shpejtësi, duke shfrytëzar automobilin, i cili siç dihet është mjeti që kalon sot çdo udhë të Mbretrisë Shqiptare
Gazeta Standard
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi