Kuvend, Ymeri e Rexhepi përplasen për 1.4 milionë euro

Opozita kundërshton projektbuxhetin për vitin 2013
(I plotësuar) - Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin për projektbuxhetin e vitit 2013, të cilin pozita e vlerësoi si buxhet të zhvillimit të Kosovës, ndërsa opozita e quajti buxhet të varfërisë. LDK e Vetëvendosje e kundërshtuan projektbuxhetin, duke thënë se ai është buxhet shpenzues dhe nuk ka shpërndarje të drejtë, ndërsa AAK-ja i dha mbështetje në lexim të parë, duke vënë kushte për votën në lexim të dytë.
Me përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës po përcillet debati për projektbuxhetin e vitit 2013. Opozita paralajmëroi votën kundër këtij projektbuxheti. Ministri i Financave, Bedri Hamza teksa bëri prezantimin, tha se buxheti i vitit 2013 është buxhet i zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Ai tha se ky buxhet parasheh ngritjen e mirëqenies sociale, pensionet me rritje të kategorive të ndryshme të pensionistëve dhe mbi të gjitha me këtë buxhet do të vazhdojnë investimet kapitale.
“Mbi të gjitha vazhdon trendi i investimeve kapitale. Me këtë projektbuxhet sigurohen mjete të mjaftueshme për përfundimin e projektit të autostradës së kombit ‘Ibrahim Rugova’ sipas kontratës dhe fillimin e autostradës së re prej Prishtinës në Shkup”, tha Hamza.
Buxheti që planifikohet të jetë 1 miliardë e 586 milionë euro, është kundërshtuar nga LDK-ja dhe Lëvizje Vetëvendosje, ndërsa AAK-ja i ka dhënë mbështetje në lexim të parë. Naser Osmani nga LDK-ja e quajti të dëmshëm projektbuxhetin e prezantuar nga ministri i Financave.
“LDK-ja nuk mund ta mbështes këtë buxhet, pasi që është në dëm të qytetarëve dhe bizniseve. LDK-ja kërkon që të rishikohet shpërndarja e investimeve kapitale, sidomos në arsim dhe në infrastrukturë rrugore dhe të shpërndahen drejt nëpër komuna, bazuar në formulat për shpërndarjen e granteve nëpër komuna”, tha Osmani.
Ndërsa Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se edhe ky buxhet vazhdon të varet nga doganat dhe është vetëm buxhet shpenzues.
“Ky është buxhet i cili nuk ka fare koncept të zhvillimit, ky është një buxhet i asfaltit e betonit, e jo buxhet i investimeve në sektorët prodhues. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, duhet ta dimë të gjithë, vjen nga investimet në prodhim, nga hapja e vendeve të punës në bujqësi, në energji e industri”, tha Ymeri.
Ardian Gjini tha se AAK-ja do ta votojë në lexim të parë këtë projektbuxhet, por ai ka vënë kushte për votën në lexim të dytë.
“Aleanca kërkon që Qeveria e Kosovës me komisionin për buxhet dhe financa të gjejë mjetet për ndërtimin e rrugës drejt Pejës, vazhdimin e ndërtimit. Nëse kjo nuk ndodhë, me siguri se do të jemi kundër në leximin e dytë”, tha Gjini.
Nga ana tjetër, komisioni për buxhet dhe financa dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës i dhanë mbështetje projektbuxhetit 2013. Myzejene Selmani nga Koalicioni për Kosovë të Re e quajti këtë projektbuxhet të mundësive.
“Projektbuxheti 2013 mund të themi se është projektbuxhet i mundësive, ku rritja ekonomike arrihet nga investimet kapitale dhe nga një pjesë e investimeve private”, tha Selmani.
Debati për projektbuxhetin e vitit 2013 po vazhdon edhe më tutje, me qëndrime të ndryshme ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ndryshe, buxheti i vitit 2013 në vlerë prej rreth 1.6 miliard euro, bazohet kryesisht në të hyrat nga doganat dhe të hyrat e brendshme. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm, parashihet të jetë 4.5 për qind.
* * * * * *
Sot në Kuvendin e Kosovës më të filluar seanca, ka pasur një përplasje mes ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me rastin e përfitimit joligjor të 1.4 milion eurove nga Natali Velija, shtetase gjermane, e arrestuar para dy ditësh në Kosovë.
Fillimisht deputeti Ymeri ka kërkuar nga Ministri Rexhepi një sqarim rreth asaj që po ndodhë me këtë rast.
Ministri Rexhepi ka thënë se,kompania austriake është dashtë me pas një përfaqësues në Kosovë për t’i bërë shërbimet karshi institucioneve. Mirëpo në momentin që përmes ambasadorit austriak jam informuar se një pjesë e mjeteve nuk kanë shkuar në adresë të firmës që i ka prodhuar pasaportat, atëherë kam iniciuar hetimet e menjëhershme.
Ai tha se i ka ftuar menjëherë gjithë stafin e ministrisë që ky rast të zbardhet së më parë. “Kam kërkuar hetime para dy muajsh që të zbulohet rasti dhe që kushdo qoftë që është përfshirë në këtë rast të jap përgjegjësi”, ka thënë ministri, duke shtuar se rastin për hetime e kemi dorëzuar pastaj në EULEX.
Ndërsa deputeti Ymeri e pyeti ministrin Rexhepi se, kur është nënshkruar kontrata për prodhimin e pasaportave, a nuk është specifikuar që në cilën llogari duhet të shkojnë paratë. Dhe pse këstet e më hershme nuk u avulluan por vetëm 1.4 milion euro?
Ministri Rexhepi në përgjigjen e tij tha se, pse parat kanë shkuar në adresë tjetër duhet pyetur zonjën (Natali Velija), ajo duhet me ditë.
“Ne e kemi të dhëna nga NLB se në çfarë drejtimi i ka quar parat ajo, por kjo është pjesë e hetimeve që po zhvillohen”, ka thënë ministri.
Deputetët do të diskutojnë për Projektbuxhetin e 2013
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do t’i kushtohet shqyrtimit të parë të Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për 2013. Arsyetimin e këtij projektligji para deputetëve pritet ta bëjnë Kryeministri i Kosovës, Hashim Taçi dhe Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Bedri Hamza.
Kryeministri dje ka thënë se ky projektbuxhet është për përmirësimin e jetës qytetarëve të vendit.
“Ky është një buxhet i progresit dhe zhvillimit, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, buxhet i mundësive të reja për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, por edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit”, ka theksuar Thaçi.
Por, partitë opozitare e kanë kritikuar projektbuxhetin, andaj pritet që këtë ta bëjnë edhe në seancën e sotme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi