"Ligjet", Berisha: Ju pres deri më 20 Nëntor. Ruçi: Je në hall, kërkon alibi

(I plotësuar) - Parlamenti nisi paraditen e sotme seancën e konsideruar si vendimtare për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në nisje të seancës parlamentare i ka bërë thirrje opozitës të bashkojë votat për miratimin e 3 ligjeve që i hapin rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Duke shprehur zhgënjimin për ligjvënësit socialist, Topalli deklaroi sevotimi i sotëm në Kuvend ëhstë përgjegjësi e PS.
“Do ishte njollë e madhe, ndaj ju ftoj të votojmë ligjet e integrimit, sikur të kishim votat nuk do ju lutesha, pa votat tuaja nuk plotësohen kushtet. Është në dorën tuaj dhe do ishte e pajustifikueshme kur PE diskuton për ne, ne mos të votojmë ligjet”, bëri thirrje Topalli.
Reforma parlamentare, ajo nësistemin e drejtësisë e administratën publike janë tri kushtet e KE për zyrtarizimin e statusit të vendit kandidat.
STËRKAJ- BERISHËS: UNË NUK E DREDH SI JU
Si replikë ndaj akuzave kryeministrit Berisha, deputeti Paulin Stërkaj i bëri thirrje të mos i përmendte emrin, duke i kujtuar se mandati i tij nuk është me vota të klonuara.
“Duke justifikuar lëvizjen time me Këshillin e Qarkut të fierit unë mandatin e kam nga populli nuk jam i deleguar, ju lutem e dini se cdo gjë e kam me harzhet e mija, unë nuk e dredh si ju nga mëngjesi deri në darkë, unë mendoj se do jam prap deputet se e marr votën në Malësi të Madhe, por mandati im nuk është si votat e klonuara të tuat. Ju mos ma përmendi emrin se më bëni reklamë dhe mos ma përmendi me kry punët tuaja, pasi ju e dini se nuk do ratifikohet marrëveshja e qeverisë shqiptare ne PE dhe ju Fierin nuk do e lëshoni” deklaroi Stërkaj.
REPLIKA E BERISHËS NDAJ RUCIT
Si replikë, ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, kryeministri Berisha ftoi mediat që të paraqesin cdo seancë të Komisonit të Ligjeve si dhe cdo thirrje të mazhorancës ndaj opozitës për gjetjen e konsensusit.
“Ti harron se koha jo një, por qindra dhe mijëra sy dhe kamera që e fiksojnë. I ftoj qytetarët shqiptarë, ftoj mediat të paraqesin të gjitha seancat e Komisionit të Ligjeve sesi deputetët që zotëria e tij i quan koperativistë ngriheshin sapo celej rendi i ditës dhe dilnin nga salla. Ju bëj thirrje të paraqesin thirrjet e mia gjatë inagurimeve. Ju iknit nga ligjet si ai nga temjani se ju ishit të urdhëruar. Për ta mbyllur këtë cështje iu kujtoj mediave dhe qytetarëve të rikthejnë vëmendjen e tyre. Së dyti, sa i përket mocioneve nëse ju do kishit këto bindje nuk do pranonit të bënit cdo gjë për të shmangur shqyrtimin në themel. E treta, ato që the për listat janë si ato letrat e kazinosë që sillje këtu. Ai që ti jepte ty me shirit të kuq dhe ato që shkonin në kazino thonin po ky cka me kartat tona. Nëse keni problem me mendimet ne jemi të hapur. Kërkove 10 minuta dhe 20 minuta ato i ke që tani pa ma ditur mua për nder fare. Jemi të gatshëm të mblidhemi sot në drekë, në darkë, cdo kohë apo të bini ju dakort të bëjmë seancën ti votojmë. Pastaj del se unë kisha gabim dhe ju fitoni”, tha Berisha.
RUCI: BERISHA ËSHTË NË HALL, KËRKON ALIBINË
Menjëherë pas kryeministrit Berisha, fjalën e mori në kuvend kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, i cili i cilësoi gënjeshtra deklaratat e kryeministrit se ligjet që presin të votohen në kuvend janë në tryezën e parlamentarëve. Ruci tha se hartimi i ligjeve është bërë në mënyrë të njëanshme.
“Gënjen kur thua se ligjet kanë 2 muaj në Kuvend. Pr. ligji i Gjykatës së Lartë është bërë në mënyrë të njëanshme, ligji për administratën publike nuk është në tryezën e parlamentarëve, ndërsa rregullorja e parlamentit është ende në komision. Këto 3 pr/ligje flenë në axhendën e parlamentit”, tha Ruci.
Ndërsa duke u ndalur tek çështja e Fierit, Ruci tha se kryeministri nuk ka ofruar asnjë zgjidhje të re. “Oferta jote politike, s’ka asnjë vlerë”, komentoi Ruci.
Kreu i grupit të PS-së deklaroi më tej se sot kryeministri është në hall sepse nuk di cfarë përgjigje të japë para Brukselit. Në mungesë të plotësimit të 8 rekomandimeve të mbetura siç tha Ruci, Berisha kërkon alibinë.
“Zoti kryeministër e kuptoj që jeni në hall, doni të shmangni në radhë të parë problemet ekomomike që ka vendi, jeni në shkelje të plotë të Kushtetutës, s’ke mbyllur ende buxhetin, duhet ta kishe mbyllur në datë 25 tetor. Je në hall se je në krizë. Je në hall se s’ke ci thua Brukselit për përmbushjen e 8 rekomandimeve. Duhet të përgjigjesh para tyre për zgjedhjet e lira, luftën ndaj krimit e korrupsionit, por s’ke ç’ju thua, tani po kërkon alibinë se nuk i plotësove dot kërkesat. Alibinë doni ta gjeni tek opozita dhe tek Edi Rama”, akuzoi Ruci.
BERISHA: JU PRES DERI MË 20 NËNTOR, HAJDE GJEJMË KONSENSUS
Kryeministri Berisha duke ftuar opozitën të votojë 3 ligjet e kërkuara nga BE, theksoi se gjithë sytë dhe zemrat e shqiptarëve janë të drejtuar në sallën e Kuvendit.
“Sot kombi shqiptar dhe jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, por dhe në Mal të Zi, Maqedoni, Diasporë si nga Alaska në Afrikën e Jugut e kanë mendjen dhe emrin në këtë sallë, të kërkuara në mënyrën më të shkoqitur nga komisionari për zgjerim Stefan Fyle. Për habinë e cdo qytetari por edhe të miqve të Shqipërisë, ligjet qëndrojnë pavarëisht nga standartëet e tyre në sirtarët e Parlamentit sepse kreu i opozitës vendos të mos lejojë grupin e tij të votojë këto ligje. Pretekset janë nga më absurdet, këshilli i qarkut të Fierit”, deklaroi Berisha.
Numri 1 i qeverisë akuzoi kreun e PS-së Edi Rama se po përdor si pretekst për të bllokuar ëndrrën e shqiptarëve qarkun e Fierit, duke krijuar një precedent të pa regjistruar më parë pikërisht në vigjilje të 100 vjetori të Pavarësië.
“Unë e kuptoj që në politikë mund të përdoren pretekse, mund të krijohen pretekse, por pretekse për të dënuar ëndrrën shqiptarëve bien ndesh me interesin e vendit dhe kombit në tërësi. Merr një peshë të vecantë kur kjo ndodh në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. 100 vjet më parë, por edhe më shumë mendjet e ndritura të kombitmë shumë se cdo gjë tjetër kanë predikuar dhe zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Propozimi i bërë për rrethin e Fierit është propozimi politik që i jep përgjigje kërkesave të tuaja. Propozohet mocioni që ju e keni realizuar në Bubullimë, por edhe në Divjake. E praktikuat në Fier-Shegan në 24.8.2012 edhe në Dermenas”, tha Berisha duke i premtuar se socialsitët do të kenë kuorumin e duhur.
Krysminsitri Berisha sulmoi ligjvënësit socialist duke i zkuar se nuk e duan mocionin ndaj kërkojnë të bllokojnë ligje duke i dhënë si afat përfundimat datën 20 nëntor për gjetjen e një konsensusi.
“Ju nuk jeni koperativistë, por njerëz me përgjegjësi të larta para njerëzve që ju kanë zgjedhur. Propozimi im është ky, nga sot deri më datë 20 jam i gatshëm të mbledhim parlamentin në cdo ditë për të votuar ato ligje. Që t’i cojmë Brukselit mesazhin që presin. Si mund ta kuptojnë atje në Bruksel këtë bllokim, atje kuptohet si papërgjegjshmëri. Ju nuk më dëmtoni dot mua, më dëmtoni aq sa më dëmtuat për zgjedhjet lokale. Mua më duket solidariteti juaj për vendin”, theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë deklaroi se ligji për Gjykatën e Lartë, për shërbimin civil si dhe akti për rregulloren e Kuvendit mishërojnë standardet ndërkombëtare. Sipas Berishës edhe debati për fjalën e kryeministrit dhe kreut të opozitës në Kuvend ka gjetur zgjidhjen e duhur pasi këtij të fundit i ofrohen 10 minuta të plota.
"Këto ligje i bëjnë nder një vendi demokratik, pasi ligji për Gjykatën e Lartë, i jep mundësi kësaj gjykata jetike për sistemin e drejtësisë të përmirësjë në mënyrë thelbësore punën e vet, ta profilizojë punën, gjykimin, në përputhje me ligjin që ka miratuar ky Parlament. I jep mundësi gjykatës të grejë kolegjin administrativ, kërkesë kjo ultimative e grupit palamentar të PS. I jep mundësi gjykatës së lartë të vendit të reformojë veprimtarinë e saj në përputhje me standarde të reja të domosdoshme për integritetin e sistemit të drejtësisë. Ankesat për funksionimin e sistemit gjygjësor janë të shumta, por këto ankesa në mënyrë të rëndomtë adresohen nga përfaqësues të parlamentit dhe forcave politike. Mmirëpo të sulmosh sistemin e drejtësisë, dhe hera herë në mënyrë të egër, por nga ana tjetër të bllokosh reformin e tij është një qëndrim kundra produktiv. Ky është një qëndrim që nuk i shërben asnjë force politike as qytetarëve shqiptarë",- tha Berisha.
“Një ligj i ri për shërbimin civil që përbën shtyllën më solide të administratës është paraqitur dhe është hartuar më ekspertizën më të avancuar të kompanive që merret me hartimin e këtyre shërbimeve, që shërbimi civil të bëhet më i pavarur dhe funksionues. Regullorja e parlamentit i bën 18 lëshime gjer në kufijtë më skajorë të Kushtetutës, ky ligj faktikisht shënon një zhvillim të ri që nuk ekziston në asnjë nga vendet demokratike të Europës. Kryetari i opozitës do ketë të drejtën të marrë fjalën pas kryeministrit jo për 2 minuta sic e ka marrë 20 vjet më radhë por për 10 minuta”,- shtoi Berisha.
KUSHTET E BE
Në datën 10 tetor, Komisioni Europian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, por me kushtet që të shënohet progres në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe në reformën parlamentare, duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kuvend, sot seanca vendimatare për statusin
Parlamenti pritet të mblidhet sot në një seancë e konsideruar si vendimtare për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Por, në deklaratat e bëra një ditë më parë krerët e dy forcave kryesore politike në vend, duket se janë shumë larg konsensusit, për shkak të mos arritjes së një marrëveshjeje për cështjen e Qarkut të Fierit.
Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj negativisht ftesës së bërë nga kryesocialisti Rama, për të diskutuar në një tryeze të përbashkët këtë cështje. Sipas kreut të qeverisë partitë nuk mund të diskutojnë mbi vendimet e gjykatave. Por, për kryesocialistin Rama cështja e Fierit është dëshmi e mosrespektimit të shtetit të së drejtës dhe për këtë arsye sipas tij është e pakuptimtë që Parlamenti të miratojë ligje që ngelen vetëm në letër.
Ndërkaq, edhe apelet e ndërkombëtarëve u intensifikuan ditën e djeshme, me qëllim arritjen e konsensusit politik mes palëve. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vuri sërish theksin te nevoja e komunimimit mes aktorëve politik, ndërsa perifrazoi deklarimet e sekretares Clinton. Ai deklaroi se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kritik, ndërsa nxiti palët të vijojnë me axhendën e reformave. Edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se koha në dispozicion mbetet e shkurtër duke nënvizuar se nuk mjafton që palët të deklarojnë se janë pro integrimit porse ato duhet të lëvizin e të ecin përpara në këtë proces.
KUSHTET E BE
Reforma parlamentare, ajo nësistemin e drejtësisë e administratën publike janë tri kushtet e KE për zyrtarizimin e statusit të vendit kandidat

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi