Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit

Shko poshtë

Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit Empty Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 5:25 pm

Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit


Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit Largea_apelon1353067594
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ripërsëritur sërish apelin për tryezë parlamentare për të zgjidhur çështjen e qarkut të Fierit.
Në një deklaratë publike, kryesocialisti Rama thekson se kjo tryezë duhet të mblidhet një orë e më parë .
Kryetari i Partisë Socialiste shpreh bindjen se një tryezë e të gjitha forcave parlamentare qeverisëse dhe opozitare mund të sjellë konsensusin e nevojshëm në këtë moment kur koha nuk pret.
“Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje sot duke provuar se Shqipëria jo vetëm i miraton po dhe i zbaton ligjet. Kryetari i opozitës është i gatshëm të përmbushë detyrimin e opozitës dhe kryeministri nuk duhet t’i shmanget kurrsesi përmbushjes së detyrimit të qeverisë. Zgjidhja s’mund të vijë nga qëndrimet refraktare dhe as mund të gjendet jashtë ballafaqimit të hapur në tryezë mes forcave politike” thuhet në deklaratën e Ramës.
Edi Rama rinënvizon edhe njëherë se edhe pse shtete të rëndësishme anëtare të BE-së i konsiderojnë të pamjaftueshme këto tre akte për të miratuar statusin, pikërisht sepse është zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvënia ajo çka kërkohet me të drejtë prej Shqipërisë , palët duhet të bëjnë të pamundurën deri në orën e fundit.
Sipas tij, zgjidhja e problemit të Qarkut Fier do të ishte edhe një shembull kuptimplotë i zbatimit të ligjit dhe do ndihmonte që përveç miratimit të tre akteve, qeveria e opozita t’i ofronin BE-së një shprehje të vullnetit të mirë për të miratuar e për të zbatuar ligjet.
“Duke dhënë zgjidhjen qeveria dhe opozita mund t’i drejtohen pastaj me një apel të përbashkët të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian në prag të vendimmarrjes për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës dhe edhe në respekt të kësaj dite të shënuar për mbarë botën demokratike, kryetari socialist ribën këtë apel me thirrjen për t’u ulur në tryezën e zgjidhjes që kërkon interesi i vendit, fryma e demokracisë dhe e të drejtës” shton kryesocialisti.
Edi Rama rinënvizon se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika. “I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë detyrën për ta zgjidhur bashkë me opozitën problemin e Qarkut të Fierit, në frymën e ligjit, të dialogut të domosdoshëm dhe të vetë integrimit europian duke hapur kështu rrugën e miratimit të tre akteve” tha ai.
Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur se është gati të ballafaqojë pikëpamjet e veta në një tryezë me qeverinë ku duhet të dalë edhe zgjidhja e dëshiruar për Shqipërinë në këtë moment të rëndësishëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi