Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
RRETH TARIKATIT SHAZILI
Shkruan:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
RRETH TARIKATIT SHAZILI
Tarikati Shazili është një prej tarikateve më të përhapura në Lindjen e Mesme, në veçanti në Egjypt dhe në tërë Afrikën Veriore, është përhapur në shekullin e fundit edhe në Evropë e në Amerikën Veriore…
Themeluesi i këtij tarikati është dijetari Shejh Ebu-l Hasan esh-Shadhili. Emri i tij i plotë është: Ebu-l Hasan Bin Abdullah Bin Abdul Xhebar esh-Shadhili.
Hasan esh-Shadhiliu lindi në vitin 1196 në Ghumara, një vendbanim që ndodhet në pjesën veriore të Marokut. Rrjedh prej një familje fshatare, e cila ka jetuar prej bujqësisë. Por, Hasan esh-Shadhiliu arriti të shkollohet, të arsimohet, të edukohet dhe të diplomohet në Universitetin Karauijin të qytetit Fes, në Marok.
Nuk u kënaqë me kaq, por vazhdoj të kërkonte dituri nga dijetarë të ndryshëm edhe pas diplomimit…Kështu duke shetitur, udhëtuar, vizituar, hulumtuar, duke kërkuar dijetarë, duke biseduar, më në fund , shkoj deri në Irak, ku e takoj një dijetar sufi me emrin Uasit, i cili, ndër të tjera, i tha se duhej të kthehej në vendit e tij në Marok dhe aty të takohet me Shejh M. A. Bin Mshish-in, një udhëheqësh i ndritur shpirtërorë, prej të cilit u ndriçue me Dritën e Sufizmit…
Shejh Hasan esh-Shadhiliu tashmë i ndriçuar filloj sërish shetitjet, udhëtimet, shkoj në Andaluzi, Spanjë, asokohe Spanja ishte muslimane, por më në fund u ndal në Aleksandri të Egjyptit, ku u vendos të shërbente…
Shërbeu me devotshmëri, maturi, urtësi, me dashuri duke i arsimuar, edukuar ndriçuar shtresa të ndryshme të popullsisë, sa që për një kohë të shkurtër arriti të përfitonte zemrat e qindra, mijëra, besimtarëve, në veçanti të intelektualëve…
Ndrroi jetë duke shkuar në Haxh, Qabe, Mekke, në vitin 1258, dha shpirt në vendin e quejtur Humaithra, që ndodhët në pjesën jugore të Egjyptit, në mes të shkretirës, ku edhe është varrosur me nderime. Më vonë aty është ndërtuar një tyrbe, e cila vizitohet gjatë tërë vitit prej mijërave besimtarëve dhe në afërsi ka dy burime, puse, njëri ka ujë të ëmbël, kurse tjetri ka ujë të ithtë…!
Historiani i njohur Ibn Dakiku për Pirin e Shazilive ka thënë:
”S’kam pa njeri që e njeh Allahun aq sa e njeh Ebu-l Hasan esh-Shadhiliu”.
Shejh Hasan esh-Shadhiliun e trashëgoi dijetari i madh, Shejh Ebu-l Abas Ahmed el-Mursiu, i cili ndrroi në vitin 676 të Hixhretit, duke e lënë halife, (zëvendës) nxënësin më të dalluar Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderin.
Kush ishte Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderi?
Emri i tij i plotë është: Ahmed ibn Muhammed Ibn’ Ata’ull-llah es-Sekenderi. Ishte djali i një dijetari të njohur, që ishte edhe hafiz, i cili e përgatiti, e mësoj edhe të birin, që u bë hafiz, pra ia mësoj Kur’anin përmedësh edhe djalit, në moshën 10-të vjeçare…
Më vonë, ky djal, Ibn’ Ata’ull-llahu, studioi Sheri’atin, Drejtësinë Islame, tek dy dijetarët më të njohur të kohës: Shejh Nasruddin Bin Munejjeri dhe te Shejh Shihabuddin Ebu-l Me’aliu, i cili ka qenë Myfti i Egjyptit.
Gjuhën arabe e studioi te Shejh Mazuniu, shkencën e Hadithit te Shejh Sherafuddin ed-Dimjatiu, kurse logjikën te Shejh Muhammed Ibadiu…
Me dritën e sufizmit u ndriçue, u frymëzue, nga Shejhu më i njohur i Kajros, muridi më i shquar i Pirit, Shejh Hasan esh-Shadhiliut, halifja i tij, Shejh el-Mursiu, me të cilin bashkëpunoi 12 vjet…
Kur ndrroi jetë Shejh el-Mursiu, në vitin 676 të Hizhretit, atëherë vendin e tij e plotësoi Shejh Ata’ull-llahu, i cili u bë Shejhu kryesor i tarikatit Shazili…
Shejh Ibn Ata’ull-llah es-Sekenderiu ishte një prej Imamëve më të njojur të kohës, ka qenë specialist për Hadithe, predikues i shquar, jurist i dalluar, i takonte shkollës juridike të Imam Malikut, kishte shumë besimtarë, të cilët i mësoi, i ndriçoi në rrugën e sufizmit, madje i përgatiti me përkushtim disa gjenerata…
Shumica e studentëve të tij u bënë dijetarë të nderuar, myderrizë të shquar, juristë të respektuar e shejhlerë të përkushtuar, të cilët u shpërndanë në çdo anë, për t’i frymëzuar, për t’i ndriçuar të tjerët…
Përveç kësaj veprimtarie kaq të frytëshme, Shejh Ibn Ata’ull-llahu është marrë me krijimtari. Ka shkrue shumë libra, libra rreth filozofisë islame, drejtësisë islame, sufizmit islam, ka shkrue biografi për Pirin, Hasan esh-Shadhiliun, për Shejh el-Mursiu, ka shkrue libra për Ziqrin, përmendjen, përkujtimin e All-llahut, por veprat e tij më të rëndësishme, kryesore janë: “El-Hikem”, (Aforizma) dhe “Miftah el-falah” (Çelësi i suksesit”.
Ndrroi jetë në moshën 54 vjeçare, me 13 Xh. Ahir 709 sipas Hixhretit ose me 1309. Varri i tij ndodhët afër Teqesë El-Huvle, në Kajro, rrëzë malit El-Mukattam…
Disa porosi nga tarikati Shadhili
Tarikati Shadhili, përmes shejhlerëve të lartëpërmendur, ka lënë shumë porosi me vlerë, që janë të çmueshme përherë:
“O njeri! Që të jesh i lumtur duhet që të kesh edukatë fetare dhe të sillesh sipas urdhërave të Allahut që janë në Kur’an dhe në Sunnet…
Ai që e njeh Allahun, ai edhe e përmend, së pari me gojë e mandej me zemër…
Ai që beson në Allahun dhe vepron sikurse Ai urdhëron , shpirtin e vet shpëton…
Ziqri i sinqetë të bën të mos harrosh dhe të heqësh dembelinë; këto janë sëmundje shpirtërore, prandaj, kush i shëron - shpëton…
Të bësh teube, përkatësisht të pendohesh, është shkalla e parë e Sufizmit…
Ai që pendohet – nga Zoti mëshirohet; në gabime ka edhe mësime…
E vetmja rrugë për të arritur në pozitë të lartë shpirtërore është shkuarja pas gjurmëve të Muhammedit (a.s.).
Kur t’i luteni Zotit, lutuni në këtë mënyrë:
O Zot! Më bëj sa më të mirë, në mënyrë që të shërbej në Rrugën Tënde të Drejtë!
O besimtarë! Namazin kryeni në kohë të caktuar e me rregull, sepse namazi është ibadeti kryesor dhe ziqri më madhështor…

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi