Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Predha edhe në Jeruzalemin e shenjtë, raketa të reja në Rripin e Gaza-s

Shko poshtë

Predha edhe në Jeruzalemin e shenjtë, raketa të reja në Rripin e Gaza-s Empty Predha edhe në Jeruzalemin e shenjtë, raketa të reja në Rripin e Gaza-s

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 9:18 pm

Predha edhe në Jeruzalemin e shenjtë, raketa të reja në Rripin e Gaza-s


Predha edhe në Jeruzalemin e shenjtë, raketa të reja në Rripin e Gaza-s Largea_975-426369-galleryv9-tnox1353089792
Vijon të qëllohet në Gaza. Sulmi izraelit nga njëra anë, hedhje predhash palestineze nga ana tjetër. Këto nuk duket se kanë ndalur as gjatë vizitës së kryeministrit egjiptian Hisham Kandili në këtë vend. Palestinezët ankohen edhe për dy viktima të tjera këtë mëngjes nga një shpërthim në kampin e refugjatëve të Jabalya, por Izraeli mohon të jetë shkaku i prishjes së marrëveshjes. Shteti hebraik pati pranuar kërkesën e Kajros për të ndërprerë operacionet për disa orë, por me kushtin se nuk do të bien mbi territorin e tij të tjera predha Kassam, të cilat kanë vijuar të hidhen. Gjatë natës aviacioni i Shtetit hebraik ka hedhur 130 predha.

Bombardimet e dy ditëve më parë vranë 19 palestinezë, mes të cilëve 12 civilë. Qindra të plagosur. Spitalet janë të mbushur plot dhe në kolaps. Ndërkohë, Tel Avivi ka thirrur në shërbim mijëra rezervistë dhe po përgatit një sulm nga toka, i cili bëhet nga ora në orë edhe më i mundshëm. Në frontin izraelit llogariten tre të vdekur, të goditur në një zonë banimi të Kiryat Malachi, në jug të vendit. Dy predha palestineze, megjithë sistemin e mbrojtjes antipredhë, kanë mbërritur deri në Tel Aviv. Sipas Shtetit hebraik, është e nevojshme të shkatërrohen arsenalet palestineze, të cilat mund të përdoren ndaj mbi një milion izraelitëve, potencialisht të arritshëm nga goditjet e Hamas dhe të Jihad-it islamik.

Për herë të parë sulmohet Jeruzalemi

Predha kundër Jeruzalemit. Për herë të parë Jeruzalemi goditet nga një raketë. As Saddam Hussein gjatë luftës së Golfit në 1991, nuk i hodhi Scud-ët e tij të tmerrshëm kundër qytetit. Predha e qëlluar nga Brigadat al Qassam, dega e armatosur e Hamas, ka rënë në afërsi të vendndodhjes së Gush Etzion, në periferinë juglindore të Jeruzalemit në Çisjordani. Domethënë ka ndodhur në një zonë të hapur, por nuk provokoi viktima. Brigadat pohojnë se kanë hedhur dy raketa M-75 kundër Jeruzalemit. Kryetari i Bashkisë, Nir Barkat, ka ftuar banorët e qytetit të vijojnë jetën e tyre normale dhe të zbatojnë urdhrat e Komandës së Frontit të Brendshëm. "Komuna – ka thënë Ynet – është e përgatitur për të gjitha skenarët dhe vendstrehimet janë gati, nëse duhet të jenë hapur”. Në Tel Aviv janë rihapur vendstrehimit publike pas 21 vjetësh.

Brigadat Izzeddin al Qassam të Gazas pohojnë se kanë sulmuar një gjuajtës izraelit me një raketë tokë-ajër. Militantët e bëjnë të ditur këtë në account-in e tyre në Twitter. Mijëra palestinezë kanë protestuar në Çisjordani në mbështetje të popullsisë së Rripit të Gazës: Slogani më i artikuluar ka qenë thirrje Hamasit të bombardojë Tel Avivin. Manifestuesit kanë djegur flamujt e Izraelit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi