Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shatri alien i LDK-së

Shko poshtë

Shatri alien i LDK-së Empty Shatri alien i LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:36 pm

Shatri alien i LDK-së

Kjo që Shatri tradhton LDK-në, kjo për LDK-në është një favor i mirë, sepse do të ishte e preferueshme që të tillët, (që ka ende brenda dhe shumë në këtë parti) të largohen prej saj, si fajtor për humbjen e prestigjit gjithëpopullor që ka pasur partia në kohën e presidentit Rugova.
Shatri alien i LDK-së Sh_b

Shatri alien i LDK-së -xhaki
I gjithë opinioni shqiptar, që nga “kuvendi i karrigeve” e kanë parë dhe kanë dëgjuar se në çfarë niveli skandaloz ka rënë LDK-ja, dhe ja ku po zbulohet, për çdo ditë nga pak, kush kanë qenë ata krimbat që e kanë brejtur këtë parti.

Haki Shatri në LDK ka qenë një alien, që të mos themi një komplotist. Pse komplotist? Për shkak se ai është “zbuluar” se ka qenë anëtar i LDK-së vetëm kur është postuar ministër i financave. Që nga ajo karrige, ky zotëri e ka shfrytëzuar postin që të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kishin lojalitet të sinqertë ndaj kësaj partie, në mos për asgjë tjetër, atëherë për individin suprem që quhet Ibrahim Rugova. Me instrumentin e një trohë pushteti, gjeti “vrimat në ligj” për ta mbyllur botimin e “Botës sot” në Kosovë, madje për ta mbyllur edhe shtypshkronjën e cila nuk ishte në emër të firmës së “Botës sot”. Ishte në krahun e atyre që u vinte rëndë kur lexonin një gjysmë fjale të mirë për Presidentin Rugova, dhe këtë do ta shfrytëzonte pas vdekjes së tij. Prej nga, me cilat “aktivitete” intelektuale politike ose me veprime “aktiviste” në terren është shquar ndonjëherë ky Haki Shatri, saqë ai të mendojë se meritat e tij tash nuk ia merr në konsiderim partia e tij, e cila e bëri ministër pa e merituar fare këtë post? Mendja e tij thotë se duke u konvertuar në një parti tjetër, do ta lërë mangu LDK-në në “fazën e saj” të riorganizimit infinit. Ai kujton, si edhe tandemët e tij, se mediat investiguese nuk e kanë të njohur rolin e tij dhe shokëve të tij (jashtë partisë, dhe ende brenda saj) gjatë zgjedhjeve të fundit kombëtare, gjersa LDK-ja ishte në pushtet, bënin opstrukcione ilegale duke “përpiluar” dosje intrigash denigruese kundër ministrave të LDK-së, pra kundër pushtetit të tyre. Dhe kështu LDK-ja pësoi debakël në zgjedhje! Duke e brejtur si krimbat “kështjellën” për së brendshmi, ata e shfrytëzuan pa mëshirë dhe pa turp vdekjen e personalitetit kombëtar ndër më të mëdhenjtë në histori, zunë të denigrojnë “rivalitetet e brendshme” në luftë për përparësi thjesht karrieriste. Kjo që Shatri tradhton LDK-në, kjo për LDK-në është një favor i mirë, sepse do të ishte e preferueshme që të tillët, (që ka ende brenda dhe shumë në këtë parti) të largohen prej saj, si fajtor për humbjen e prestigjit gjithëpopullor që ka pasur partia në kohën e presidentit Rugova. I gjithë opinioni shqiptar, që nga “kuvendi i karrigeve” e kanë parë dhe kanë dëgjuar se në çfarë niveli skandaloz ka rënë LDK-ja, dhe ja ku po zbulohet, për çdo ditë nga pak, kush kanë qenë ata krimbat që e kanë brejtur këtë parti. Në këtë temë është folur dhe është shkruar shumë, por dalëngadalë po zbulohen ata që brenda kësaj partie politike kanë qenë virus i “epruvetës në frizhider”. Pas fraksionimit operistik të kësaj partie në një degë të saj (LDD), është krijuar një përshtypje se, jo vetëm për karrierizëm individësh, po mbase edhe për qëndrime opsionesh politike, është ndarë partia në dy syresh, dhe se, koha në proces do të dëshmojë fizionominë politike të njërës kundruall tjetrës. Pastaj fillon lufta për ta përvetësuar Rugovën, deri në atë masë sa deklarata e nënkryetarit Manai, që thotë se e kanë hedhur propozimin për ta emëruar autostradën me emrin e Presidentit Historik, vetëm e vetëm që ta sondazhojnë opinionin! Athua mos kanë dashur të binden se i ka rënë autoriteti Rugovës, dhe u është ngritur këtyre, e çohet ndokush e thotë, jo nuk po duam që autostrada të mbajë emrin e tij. Logjikë tjetër nuk ka! Para këtyre non senseve që tashmë po bëhen transparente, tipat e Shatrit po e zbulojnë si e paskan konceptuar “idenë” e reformimit të partisë? Kaq nuk kanë ditur sa asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që ndonjë parti të reformohet, sepse partia përbëhet prej njerëzve, dhe njerëzit nuk reformohen pos me “çistka staliniste”, reforma kërkon ide e jo njerëz, kështu që vetëm kur largohen të gjithë nga një parti, mund të inkuadrohen në të njerëz me ide të reja. Por po të ndodhte kështu, ideologët e rinj nuk do ta ruanin as emrin e vjetër themeltar të partisë së “reformuar”! Athua ka ide (të cilat deri sot nuk i ka pasur publike) ky Shatri, që këto ide nuk ka mundur t’i inkorporojë në projektin e “reformës”, apo brenda organogramit kadrovik të saj, ku nuk e ka gjetur veten si aktivist i thjeshtë, e jo si ideolog. Apo nuk e ka parë në perspektivë riemërimin e tij ministër të financave, të cilin mund t’ia ofrojë një parti tjetër, që ky pastaj të mbyllë gazetat që afirmojnë rivalët e tij. Një zot e di. Por dihet se anonimusët nuk afirmohen me idetë dhe veprimet e tyre, por me skandale që harrohen për hiç më shumë se një ditë e dy net!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shatri alien i LDK-së Empty Re: Shatri alien i LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:39 pm

Deri në momentet sa është një person në një parti, atëherë është i mirë. Poqëse largohet atëherë i gjuhen në kokë duke ia gjetë njëmijë delikte e njëmijë trillime tjera të shpfjeve. Edhe z. Shatri poqëse ka qenë kundër Dr. Rugovës atëherë çka mund të themi për ata që ia hoqen flamurin, simbolet, himin e çka jo tjetër. Popull interesant jemmi ne!

Kisha kërkuar që mos të përdoret Dr. Rugova si "xhoker" për sulme të ndryshme se kjo mund të jetë marria e shekullit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi