Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë

Shko poshtë

Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë Empty Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 1:53 pm

Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë Xxl_zogu-16-17-33-81-11353114711

Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë



Kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me zv.kryeministrin e Hungarisë, Zsolt Semjen, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri, ka deklaruar se Mbreti Zog gjatë gjithë karrierës së tij si shtetar ka qëndruar në anën e drejtë. Semjen ndodhet në Tiranë me rastin e riatdhesimit të eshtrave të Mbretit Zog. Zv.kryeministri hungarez nga ana e tij është shprehur që ndodhet këtu për një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për kombin hungarez.

Berisha, nga ana e tij duke folur për ceremoninë e riatdhesimit të eshtrave të Mbretit Zog, ka theksuar se, “ky është një detyrim i të gjithë shqiptarëve dhe një akt që do të vendosë në piedestal të vërtetat historike të këtyre 100 viteve të historisë së shtetit shqiptar”. “Gjatë 15 viteve të qenies së tij në pozicionet më të larta drejtuese shtetërore si ministër, kryeministër, president apo mbret i shqiptarëve, Ahmet Zogu ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe ka lënë një trashëgimi historike duke qëndruar gjithmonë në anën e drejtë”, ka thënë Berisha.

Kryeministri ka nënvizuar se, ndërtimi dhe konsolidimi i shtetit shqiptarë është i lidhur më shumë se çdo personalitet tjetër me figurën e Zogut. “Me integritetin dhe vizionin e tij prej burri shteti, Mbreti Zog hapi kufijtë e Shqipërisë, duke bërë të mundur strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve të Evropës, të cilët gjetën strehë në familjet e shqiptarëve gjatë periudhës më të erret të historisë së kontinentit, asaj të Holokaustit. Në prill të 1939, Mbreti Zog e refuzoi ultimatumin e Musolinit dhe u largua pas okupimit të ushtrive të Musolinit, për t'i shpallur luftë pushtuesit nga Parisi”, ka thënë ai.

Sipas Berishës me riatdhesimin dhe nderimin që i bëjnë Mbretit Zog, shqiptarët i japin fund një falsifikimi të ulët të historisë nga ana e diktatorit Enver Hoxha, duke e bërë historinë e shtetit shqiptar më të vërtetë. Gjatë takimit me zv.kryeministrin hungarez u vlerësua gjithashtu figura e Mbretëreshës Geraldinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi