Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri e Punëve të Pista

Shko poshtë

Ministri e Punëve të Pista Empty Ministri e Punëve të Pista

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 7:13 pm

Ministri e Punëve të Pista


Ministri e Punëve të Pista Largea_dsc_69182225405031353166133
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka vënë në shënjestër Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën është thënë se ka rol të ndjeshëm, të veçantë dhe të rëndësishëm në çdo shtet në aspektin e sigurisë dhe konsolidimit të shtetit.

“Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në Kosovë, kur e dimë që ka struktura kriminale e ilegale në gjithë vendin, kur dihet se në Kosovë po lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar, kur dihet se Kosova po mundohet që të konsolidohet si shtet. Pra, në krahasim me ministritë e tjera, në aspektet që u përmendën më lartë, Ministria e Punëve të Brendshme është ministri shumë më e rëndësishme sesa shumë ministri të tjera, sepse shërben edhe për të hetuar dhe mbikëqyrur ministritë e tjera si dhe organizatat kriminale që veprojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, në Kosovë nuk ka pasur asnjë ministri që ka pasur më shumë skandale sesa MPB-ja, me ç’rast përkujtohen:

1. Rreth 1 milion euro keqpërdorime në tenderin për municion dhe armatim për Ministrinë dhe policinë. Kjo solli deri tek arrestimi i disa personave. Pasi u zbulua skandali, Ministri Rexhepi tha se ishin ata që e nisën hetimin, natyrisht vetëm pasi u zbulua nga media.

2. Në Policinë e Kosovës vidhet dhoma e dëshmive, ku vidhen më shumë se 50 kg heroinë, dhe sasi e madhe e eurove, përfshi këtu edhe një numër dosjesh të ndjeshme. Kjo është vjedhja më e rëndë që është bërë në Kosovë, dhe bëhet në ndërtesën e policisë, kurse sot e asaj dite nuk zbulohen kryesit e veprës.

3. Tenderi për furnizim me targa për automjete MPB-ja ia jep kompanisë që kishte ofertën 300 mijë euro më të lartë sesa ofertuesi i dytë. Tre vjet më parë kontrata i ishte dhënë ofertuesit që e kishte ofertën për 700 mijë euro më të lartë.

4. Skandali i fundit, ku janë arrestuar tre persona, tregojnë për marrëveshjen e kompanisë austriake me qeverinë e Kosovës për të fituar kontratën me ryshfet. Kjo u zbulua vetëm pas raportimit të mediave se njëri nga këstet i është paguar përfaqësuesit të kompanisë në Prishtinë, e cila pastaj ka transferuar këto mjete tek zyrtarët e lartë të MPB-së. Kompanitë e tjera tenderuese që atëherë ishin ankuar për parregullsi të mëdha në tender të cilat janë dokumentuar edhe në raportin e auditimit.

5. Raporti i auditimit dokumenton shkelje pothuajse në çdo tender të vitit 2011, përfshi këtu tenderin për pasaporta, për punimet në qendrën e regjistrimit civil, kontrata për furnizim me ushqim e pije etj. etj.

Pra, Ministria që ka përgjegjësitë më të ndjeshme në shtet për ta luftuar krimin, për t’i kontrolluar armët, për dokumente identifikimi, është edhe ministria që ka më së shumti skandale në krahasim me buxhetin dhe përgjegjësitë që ka.

Në njërën anë kontrollon hetimet që bëhen në shtetin tonë, në anën tjetër përdor policinë për qëllimet e veta politike. Këtu po i përmendim vetëm disa:

1. Hetimet e përgjimet e vazhdueshme të kundërshtarëve politikë

2. Përdorimi i dhunës kundër protestuesve, dhe kërcënimet se vetë ministri do ta

bënte edhe më zi

3. Largimi për një minutë i deputetëve nga oborri i qeverisë në një republikë parlamentare

Nga një ministri e tillë nuk mund të presim se do të na largojnë kriminelët, dhe se do ta luftojnë korrupsionin. Nga kjo ministri nuk mund të presin ta shtrijë sovranitetin në veri, e edhe më pak t’i sigurojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në veri. Sa për fund, duhet t’i përmendim dhe deklaratat skandaloze të ministrit Rexhepi për vrasjen e Selver Haradinajt.

Pas gjitha skandaleve dhe deklaratave, ministri nuk mund të shfajësohet, duke thënë se nuk e ka ditur se ka keqpërdorime në tenderë dhe se ai e ka nisur hetimin. Sot, me këtë qeveri është vështirë të besohet se ministri nuk e din se cili tender po i shkon cilës kompani dhe me çfarë tarife, sepse sot njerëzit përjashtohen edhe nga puna në qoftë se flasin kundër kësaj qeverie e lëre më të mos dihen se kujt do t’i shkojnë 1.4 milion euro.

Kërkesa jonë për dorëheqjen e qeverisë përsëritet, por kësaj radhe kjo dorëheqje nuk përfshin edhe ministrin e Punëve të Brendshme. Ai duhet të shkarkohet, hetohet dhe ndiqet penalisht për të bëmat e Ministrisë. E Ministria duhet të bëjë shumë për tu pastruar nga kjo histori e tmerrshme e korrupsionit, keqpërdorimeve e përdorimeve politike.

Ftojmë edhe Komisioni Evropian dhe miqtë tonë ndërkombëtarë të deklarohen rreth skandaleve të fundit në Ministri, duke ditur përkushtimin e tyre për ndërtimin e suksesshëm të shtetit të Kosovës, dhe mos-hezitimin që të deklarohen se çka është mirë e çka është keq për shtetin tonë”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi