Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë

Shko poshtë

Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë Empty Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 19, 2012 8:38 pm

Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë 199828_172198866162279_3978468_n

Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë

Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë 70802_1470216716_655823952_n_755905041

E hënë…

Nuk munda të pij kafe sot në mëngjes,
nuk munda të qëndroj, në stolin
ku era sjell tinguj aromash, që prej vitesh
më bëjnë të jem një dru pa gjelbërim.

Unë shetita, me çadër, nën shiun e ftohtë;
unë shetita dhe qesha, me një grup njerëzish,
që grindeshin, për pendët e shqipes në flamur.
9 apo 10? Shihni ligjin, o miq; shihni diellin
si fshihet pas çadrave të flokëve të njerëzve,
që shekujsh, e kanë humbur ekuilibrin e vetvetes.

Pastaj të kërkova ty, ashtu, pa folur.
Bëra gati të shkruaj; dhe ndala…binte shi
dhe në shi fytyrat ngrysen, bëhen baltë;
fytyrat rrudhen, si kadife para pasqyrave opake,
që vetullat e holla i degdisin në errësirë.

Pastaj, i fola rrugës. Unë ja dij adresën
hapave, që më sjellin në bregdetin e çmendur…

Erdhi orë e drekës. Pak verë e kuqe, para pjatës së bardhë;
pak ftohtë, pak uri, pak shi gjithashtu, aspak diell
dhe vjeshta shtrihet tej unazave, ku çmenduria
nuk resht së kënduari për heronjtë e përallave.

Unë, nuk jam hero, sigurisht,
por drurin e tharë, do ta rimbjell
në rrënjën, që mban aromën tënde.

Sot, është e hënë…

fund-nëntor, 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi