Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmohen ambasadat e huaja: Mafia kap Ministrin e Brendshme të Bajram Rexhepit

Shko poshtë

Alarmohen ambasadat e huaja: Mafia kap Ministrin e Brendshme të Bajram Rexhepit Empty Alarmohen ambasadat e huaja: Mafia kap Ministrin e Brendshme të Bajram Rexhepit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 12:21 am

Alarmohen ambasadat e huaja: Mafia kap Ministrin e Brendshme të Bajram Rexhepit


Alarmohen ambasadat e huaja: Mafia kap Ministrin e Brendshme të Bajram Rexhepit Largea_chrysler-gania1353348196
Mafia, Ismet Osmani “Curri” i dhuron veturë “Chrysler” ministrit Rexhepi?!


Ismet Osmani “Curri” bën biznes me serbët e veriut të Mitrovicës. Miku i afërt i Ismet Osmani “Currit”, Sejdi Brahimi lindur në Mitrovicë më 31/12/1972 kishte rënë në rrjetën e Policisë së Kosovës, si përdorues kokaine, dhe ishte si dëshmitar i dëmtuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nga prokurori publik, Fikrije Fejzullahu, lënda: P.P:315-420/11, datë: 7 korrik 2011. Përreth Ismet Osmanit “Currit” e Sejdi Brahimit është një rrjetë i tërë njerëzish të angazhuar në nëntokë. E tash doli se është ky Ismet Osmani “Curri” i paska dhuruar veturë “Chrysler” ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi (PDK).

Vetura “Chrysler” pronë e ministrit Bajram Rexhepi është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në parkingun e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë. Ky konfiskim është bërë për faktin se gjatë procedurës së regjistrimit, vetura kishte rezultuar se ishte e vjedhur. Polici që i ka prirë konfiskimit është suspenduar nga puna. Kështu kanë njoftuar të enjten e kaluar mediet e Kosovës. Është sqaruar se kjo veturë i ishte dhënë dhuratë e ministrit Bajram Rexhepi nga një “kapo” mitrovicas i quajtur Ismet Osmani “Curri”. Në anën tjetër i kontaktuar nga mediet, pas ca “konsultimesh” në ministrinë e brendshme dhe në polici, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, doli të thotë se e përgënjeshtron këtë lajm. Të hënën, një intervistë për një televizion të Kosovës, ministri Bajram Rexhepi mohoi t’i jetë konfiskuar vetura në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Por burimet në terren flasin se një gjë e tillë ka ndodhur, dhe se polici që i ka paraprirë konfiskimit “ka shkua në shtëpi”.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi