Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemajli në Asamblenë e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve

Shko poshtë

Xhemajli në Asamblenë e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve Empty Xhemajli në Asamblenë e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 4:29 pm

Xhemajli në Asamblenë e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve


Xhemajli në Asamblenë e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve Largea_xhemajli-veteran1353405328
Në Jordani, po mbahet Asambleja e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve. Këtë vit Asambleja po mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Mbretërisë Hashimite të Jordanisë. Delegacioni i Kosovës, i cili po merr pjesë në këtë Asamble kryesohet nga Muharrem Xhemajli nënkryetar i veteranëve evropianë, si dhe kryetar i OVL të UÇK-së.

Ky delegacion ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së luleve tek Monumenti i Luftëtarit të Panjohur, e gjithashtu po merr pjesë në seancat plenare si dhe në takimet e Komitetit për Çështje Evropiane. Gjithashtu janë bërë takime me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke shikuar mundësitë e lobimit në ato shtete përmes organizatave të veteranëve.

Asambleja ka filluar punimet me 18 nëntor dhe pas miratimit të raporteve të punës, ka vazhduar me nxjerrjen e rezolutave për veteranët dhe trajtimin e tyre institucional, si dhe me rezolutat që bëjnë thirrje për paqe në botë dhe për ndërprerjen e konflikteve. Punimet do të vazhdojnë deri me 22 nëntor.

Federata Botërore e Veteranëve, e themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përbëhet nga shumica e shteteve të Botës, ndërsa Kosova u pranua si anëtare e barabartë që nga Asambleja e 26-të që u mbajt në vitin 2009 në Kopenhagen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi