Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kështu trajtohen ‘tradhtarët’

Shko poshtë

Kështu trajtohen ‘tradhtarët’ Empty Kështu trajtohen ‘tradhtarët’

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 21, 2012 2:15 pm


Kështu trajtohen ‘tradhtarët’


Kështu trajtohen ‘tradhtarët’ Largea_hamasi1353447790
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar, ndërkohë që flitet se mund të ketë një armëpushim shumë shpejt, të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Pak më herët Hamasi kishte deklaruar se Izraeli po lutej për armëpushim, kurse Izraeli i quajti qesharake këto pretendime.

Më shumë se 110 palestinezë dhe 3 izraelitë kanë humbur jetën që prej nisjes së operacionit izraelit.

Një incident u raportua nga mediat në ambasadën amerikanë në Tel Aviv, pasi një person qëlloi me thikë rojën e sigurisë. Më vonë u tha se incidenti nuk kishte natyrë politike.

Zyrtarët e Hamasit thonë se gjatë natës janë vrarë një baba me djemtë e tij, katër e gjashtë vjeç.

Sot në total janë qëlluar nga Gaza në drejtim të Izraelit 29 raketa. Tre prej tyre kanë arritur të kalojnë mbrojtje anti- raketë të Izraelit.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton do të mbërrijë në Izrael për bisedimet e krizës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në fotot e mëposhtme tregohet se si palestinezë të armatosur tërheqin zvarrë me motoçikletë një person, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Izraelit. Në total janë vrarë gjashtë persona, që dyshohet se ishin tradhtarë.

Po ashtu në foto mund të shihet tmerri në Gaza, por edhe në jug të Izraelit, ku kanë rënë raketat e Hamasit dhe banorët kanë nxitur të futen në strehime.

Kështu trajtohen ‘tradhtarët’ Gazaaaa2
Kështu trajtohen ‘tradhtarët’ Gazaaaa1




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi