Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama lau duart pas krimit. Kreu i PS: Pengmarrja e Fierit, alibi

Shko poshtë

Berisha: Rama lau duart pas krimit. Kreu i PS: Pengmarrja e Fierit, alibi Empty Berisha: Rama lau duart pas krimit. Kreu i PS: Pengmarrja e Fierit, alibi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 21, 2012 8:34 pm

Berisha: Rama lau duart pas krimit. Kreu i PS: Pengmarrja e Fierit, alibi


Berisha: Rama lau duart pas krimit. Kreu i PS: Pengmarrja e Fierit, alibi Largea_berisha_rama1353501057
Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se bllokoi statusin e vendit kandidat në BE, të cilit shqiptarët mund ti gëzoheshin në këtë 100-vjetor.

Dita 20 nëntor ishte afati kur Shqipëria duhet të votonte 3 ligjet për integrimin tha kryeministri, ndërsa akuzoi Ramën se ka përdorur Qarkun e Fierit si pretekst, pasi sot sic tha kryeministri Rama ka urdhëruar Vangjel Ndrekon të tërhiqte padinë nga gjykata.

“Zoti Rama bëri gabimin politik më fatal me bllokimin e 3 ligjeve për statusin, bllokoi duke përdorur si pretekst një cështje lokale që s’kishte lidhe me statusin. Sot një ditë pas 20 nëntorit, datë kjo e fiksuar në raportin e Komisionit Europian, për votimin e ligjeve që komisioni të bënte raportin për këshillin, Rama bëri një intrigë të turpshme në kurriz të cdo shqiptari, urdhëroi Vangjel Ndrekon të tërhiqet nga padia gjyqësore. Misioni u krye s’na duhet më gjykimi. Ky është qëndrimi i Ramës ndaj procesit të integrimit. Po ta shohim historinë në këtë 100- vjetor del e vërtetë shprehja e Faik Konicës, ‘Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Shqiptarët, sado e hidhur që mund të duket...kjo thënie u faktua”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se ky veprim i Ramës ishte “cinizëm dhe tallja më e madhe me ëndrrën fisnike të cdo shqiptari. Është një intrigë e përmasave makbethjane, Ndreka tërhoqi pretendimin e tij se ai ishte kryetari, nuk e kërkon më tani...s’ka më pretendime. Por sado që kjo përbën një lajm të hidhur thirrja ime është të qëndrojmë me durim në vlerat e demokracisë”, tha Berisha më tej.

Sipas kreut të qeverisë, me tërheqjen e Ndrekos, Rama kërkon të lajë duart pas krimit. “Me tërheqjen e Ndrekos kërkon të lash duart pas krimit, por tregoju shqiptarëve me çfarë logjike e urdhërove të shkojë në gjykatë dhe me çfarë logjike e urdhërove të kthehej një ditë pasi kaloi afati i datës së Komisionit Europian për votimin e 3 ligjeve. Këtë e bëri vetëm që shqiptarët mos të merrnin statusin”, shtoi Berisha.

Kreu i qeverisë, akuzoi më tej Ramën se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si bllokmeni Koleka.
“Kësaj here je treguar më shumë se kurrë Kolekë, sikur të ka nxjerrë nga hundët ky persekutor i inteligjencës shqiptare, një terrorist, ti po ndjek qëndrimin që ai me bllokmenët e tjerë kanë mbajtur”, tha Berisha.


RAMA: PENGMARRJA E FIERIT, ALIBI E KRYEMINISTRIT
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë. Sipas Ramës, PS nuk u tërhoq nga çështja e Fierit, pasi gjykata i ka dhënë të drejtën ta drejtojë këtë qark.


“KM, shpifja e ditës: PS u tërhoq nga Fieri! Jo, PS ka fituar në popull e në gjykatë, me vendim të formës se prerë, të drejtën të drejtojë qarkun. PS s'është tërhequr nga asgjë! Kur nuk njeh vendimet e gjykatave, s’ke si kupton logjikën e proceseve gjyqësore. Pengmarrja e Fierit alibi e kryeministrit!”- u shpreh Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi