Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:PAS SHPINE

Shko poshtë

Kujtim Stojku:PAS SHPINE Empty Kujtim Stojku:PAS SHPINE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 22, 2012 12:16 pm


Kujtim Stojku:PAS SHPINE 253035_3882893314445_172952218_n

Kujtim Stojku:PAS SHPINE

Jeta ndihet kudo, n’çdo lastar frymë merr
Dhe ne bashkë me ta shkrihemi bëhemi një
Pas lotëve të thara myshku ka zënë vend
Pas shpine godasim njëri tjetrin,
Pabesi n’çdo gjë.

Iku besa e Konstadinit që e ngriti prej varrit
Si hije bashkë me të sillet mbi dhe
Zot na ruaj prej shqiptari shqiptarit
Se dhe pa vdekur,njëri tjetrit
Varrin ja hapim vet’.

Ëndrrat tër’ ankth prishin gjumin e natës
Kockat të therin, trupi të dhëmb gjith’ plagë
Ditën ec kuturu plagët e vjetra se ç’mu hapën
Duke pritur pas shpine pa mëshirë,
Goditjen e radhës.

Bashkë me diellin ne themi kemi emrin tonë
Shkruar me yjet n’hapsirën kozmike
Prandaj zëri ynë si bubullima bënte jehonë
Djallin se dallonim, por ndjejm’dhe sot
Pa mëshirë, goditjet pas shpine…


Kujtim Stojku:PAS SHPINE 1015_4048626497671_1303340990_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi