100 vjet shtet Shqipëria, qeveria: Ditë feste në Kosovë
100 vjet shtet Shqipëria, qeveria: Ditë feste në Kosovë
100 vjet shtet Shqipëria, qeveria: Ditë feste në Kosovë
Mbledhja e 103-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot pasdite, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, miratoi vendimin që 28 Nëntori, dita e mërkurë, të jetë Ditë Feste në Republikën e Kosovës, për nderë të Ditës së Flamurit dhe jubileut të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Edhe derisa mbante mbledhje Qeveria, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdonte me ngritjen e mijëra flamujve kombëtarë kuqezi në sheshe, rrugë e ndërtesa, me “mbulimin” me drita, me shumë urime dhe shqiponja dykrenare edhe në pano të mëdha-bilborda…Në një atmosferë shumë të gëzuar, shesheve e rrugëve plot njerëz, vazhdonin përgatitjet finale të pragfestës së 28 Nëntorit, të cilat janë vazhdimësi e festimeve të vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës bëheshin përgatitjet finale për pritjen festive me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që do organizohet në mbrëmjen e 26 Nëntorit.
Dita e 28 Nëntorit në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë do jetë ditë feste në Republikën e Kosovës, ndërkohë që Ligji ndër festat shtetërore përcakton ndër këto festa Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtin.
Sipas Ligjit për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, 28 Nëntori nuk radhitet në këto festa, por në “ditët memoriale” si “dita e shqiptarëve”. Megjithatë, kudo shqiptarët në Kosovë e festojnë këtë ditë si tradicionalisht, si Ditë të Flamurit Shqiptar dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe kur ishte i ndaluar, Flamuri Kombëtar Shqiptar është shpalosur dhe ka valuar në këtë ditë në shtëpitë shqiptare të Kosovës dhe në institucionet e tyre, edhe në kushte okupimi, gjithnjë në ecje të vendosur e plot sakrifica drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.
Ndër veprimtaritë e shumta festive në Kosovë, nesër në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet Tryeza shkencore kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë
» 100 vjet shtet shqiptar
» EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'!
» Një komb-Një shtet-Shqipëria e bashkuar
» Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë
» 100 vjet shtet shqiptar
» EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'!
» Një komb-Një shtet-Shqipëria e bashkuar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi