Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: 27 vjetë nga themelimi i SHKA ''Gurrat e Bardha''

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: 27 vjetë nga themelimi i SHKA ''Gurrat e Bardha'' Empty Xhevat Rexhaj: 27 vjetë nga themelimi i SHKA ''Gurrat e Bardha''

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 11:42 am

Xhevat Rexhaj: 27 vjetë nga themelimi i SHKA ''Gurrat e Bardha'' U1_XhevatRexhajGURRAT E BARDHA- VITET 1982-85
CERRCA
27 VJETË NGA THEMELIMI I SHKA “ GURRAT E BARDHA”
Nga Xhevat Rexhaj
Na ana e Dukagjinit, pra edhe podgurit e kemi nji thanje “ Tu u plak tu u rrokat“.
Tani më që i kam kaluar të 50 -tat kam nis edhe unë pak me këto të rrokatme. Gjithherë e ma shpesh po më sillen në kokën time disa ngjarje që kanë ndodh në të kaluarën, Cerrca dhe Istogu nuk po më lan rehat me trurin tim. Të them të drejtën po më ngacmojnë dhe njëherit po më frymëzojnë edhe më shumë për të mos lanë në harresë disa ndodhi që në një kohë ishin shumë aventuriere, por ishin edhe me një domëthanje vërtet të fortë për momentin dhe rrethanat kur ato ndodhën. E unë si një njeri i vullnetit dhe një Istogali i pangopshëm që jam po lakmoj që diçka nga ato të kaluara të qitën në letër sot kur ndoshta për dikend do të jenë paksa të pashijshme për nga periudha kohore kur kishin ndodh, por ndoshta edhe për shumëkënd do të jenë diçka interesante se ja edhe ahere Cerrca paska pasur njerëz të mirë dhe pak trima e trimëresha, po e them pakëz si me çiftelia.
Na cerrcalit disi e kemi pasur një simbol që kur kemi kaluar pranë tij disi jemi frymëzuar dhe kemi shfaqur ndjenja të forta për shqiptarinë, vërtet është kështu. Buzë rrugës te varrezat tona ngrihej një Varr- Varri i Selman Kadrisë, thuaja se gjithherë kur shkonim në shkollë, shkonim këmbë, ne i gjejshim disa gurë të rrëzuar përtokë nga ana e serbëve të Lubozhdës, ne them për gjeneratat e asaj kohe ku gjithherë me ne ishte edhe publicisti i sotëm Selim M. Hasanaj i vendosnim në vend gurët se pas dite dikur i rrëzonin prapë serbët, pra ishte një lojë pingpongu, po kuptohet si. Shumica e jonë e dinim se Miliç Kersta-Vojvoda gjakpirës serb ishte vra nga Selmani pra disi mburreshim me këtë Selman Kadrinë.



Xhevat Rexhaj: 27 vjetë nga themelimi i SHKA ''Gurrat e Bardha'' U1_istogu
Marrë nga www.istogu.com
Ndodhi viti 1981, demonstratat e studentëve në Kosovë, pas kësaj Serbia vuri rrethim dhe pushtim total mbi çdo gjë shqiptare të Kosovës. Na Istogalit në përgjithësi e kishim vështirë se e kishim Lugun e Shkive, siç e quanim ne gjithherë, dhe ata ishin vërtet së bashku me të tjerët serbë shumë të tërbuar dhe keqbërës. Në Kosovë ato kohe nuk funksiononte thuaj se asnjë Grup apo shoqatë kulturore shqiptare, ndaloheshin tubimet dhe muzika shqiptare. Në fund të vitit 1981 dhe në muajt e parë janar dhe shkurt 1982 me entuziazmin dhe vullnetin spontan të disa cerrcalive; ishim të tërët të rinjë pa bagazh patriotik, dhe ishin dy cerrcali vërtet njerëz të thjesht ama me vullnet të madh që të punonin bashkë me rininë e vullnetit.
Kështu që në lokalin e shkollës fillore në Cerrcë një mbrëmje themeluam Shoqatën Kulturo Artistike “ GURRAT E BARDHA” Cerrcë. Klasa ishte përplot entuziast mirëpo edhe frika ishte se a do mund të depërtojmë dhe funksionojmë si shoqatë duke parë rrethanat pushtuese dhe izoluese të asaj kohe. Duhet cekur se ishte SHKA e parë e themeluar pas demonstratave dhe ripushtimit serb të Kosovës në tërë territorin e Kosovës.
Kryetar u zgjodh Sadri M. Metaj, sekretar Shaban H. Rexhaj dhe Kryesia, Kadri Blakaj, Muhamet I. Rexhaj. Mustafë S. Rexhaj, Xhafer Haskaj( dëshmor i rënë në luftë), Ibish Rugovaj, Xhevat Rexhaj, Lule Bajra( këngëtare e njohur)e Vjollce I. Rexhaj, Ahmet F. Rexhaj , Valbone Rexhaj, Qerim F. Rexhaj etj.
E vetmja aktive ato kohë
Me shpejtësi u kompletua orkestra folklorike nën udhëheqjen e Kadri Blakajt dhe Bashkim Fekaj( tani më këngëtar i njohur). Cerrca ishte e e gëzuar por edhe frikës ishte aty se çfarë do të ndodh më tutje, ne filluam përgatitjet dhe filluam daljen para publikut, së pari në ferrcë, vazhduam në Vrellë, në Kaliqan në Staradran dhe dyert u hapën edhe për më larg. Me 1993 ne ishim përgatitur për një koncert në Skenderaj, salla e kinos ishte stërmbushur me njerëz të moshave të ndryshme, orkestër folklorike me këngëtarët tani më të dalluara ndezi atmosferën, Lule Bajra, Vjollce Rexhaj, Shkurte Rexhaj, Bashkim Bekaj , Kadri Blakaj nuk ndaleshin nga entuziazmi dhe kënaqësia që u ofronte atmosfera. Unë autori i këtij shkrimi isha para publikut me humorin tim bashkë me Adem Sh. Rexhaj, huheshin orë dhe gjësende nga publiku me vlerë për të vazhduar tutje, ishte e paharrueshme. Pas përfundimit u dashtë të japim deklarata se nuk kishim kaluar kinse kufijtë e të duhurës me përmbajtje patriotike, sidomos me humorin dhe me kangën për Selman Kadrinë.
Koncerti tjetër ishte ai në Pejë në sallën e madhe të Kinos të quajtur atë kohë “ KINO RADI”, para se të ia nisim koncertit policia e arrestoi Z. Sadri Metaj dhe mua , por ndërhyrjet e ashpra të Shaban Rexhaj së bashku me një strukturë nga policia e Pejës një shqiptarë që nuk ia mbaj dot emrin e qetësuan situatën dhe koncerti mori të mbarën, në vend të 2 orëve ne mbetem në Pejë me shikuesit 4 orë duke kënduar dhe dhanë program artistik, Ishte e paharrueshme, këngëtarja që më vonë në festivalin Kosovarja këndon Vjollce Rexhaj u vlerësua me superlativ nga i Madhi Fahri Beqiri, e ndezi atmosferën me këngë të mrekullueshme nga zëri i saj bylbyl.
Koncertet tjera ishin në Klinë, Baranë, Jablanicë e Vogël, Rakosh, Runikë e deri në Gjakovë.
Të gjitha këto u bënë vullnetarisht, askush nuk na ndihmoi, veten e ndihmuam dhe cerrcasit ishin me ne kudo, Istogu, kuptohet qytetarët ishin me ne, sinqerisht e tërë Kosova ishte me ne. Ishim pra gjerë në vitin 1985 më aktivët në Kosovë, e thyem tabunë se nuk duhet kënduar shqip, e thyem mendjen e prishtë se nuk guxohet dhe e arritëm maksimumin në një situatë kur edhe mund të kishte pasoja të paparashikueme.
Eh, kjo Cerrca gjithherë ka pasur një rol të duhur në Istog, Cerrca ka frymuar me atdhedashuri të vërtet, Cerrca një fshat ku frymohet pastër nga madhështia e Bjeshkëve të Nemuna dhe nga hijeshia e Gurrave të Bardha, ferrca kishte dhe ka shpirtin e bardh, Cerrca është kombinim i urtësisë dhe dashurisë se¨sinqerte qytetare, Cerrca ishte dhe është një margaritar në Istog dhe një bilur në Kosovë.
Cerrca nuk donë pompozitet, Cerrca donë dhe dëshiron respekt e meriton.
Të nderuar lexues ishte një borxh i imi të qesë në letër një aktivitet të vogël me një peshë të madhe për vitet kur ndodhi, të gjithë ata që ishin themelues, të gjithë ata që u angazhuan dhe të gjithë ata që na përkrahën ato kohë meritojnë respekt të veçantë edhe sot. Ishim thjesht qytetarë të thjesht të ferrcës ne ata të cilët ec¨m në tërë Kosovën Me GURRAT E BARDHA.
Gurrat e Bardha e kanë ujin më të mirë në botë, e kanë pirë dhe do e pinë gjithherë Cerrcalit.
I përshëndesë të gjithë ata që i përmenda dhe ata që nuk i përmenda e ishin pjesë e atij momenti, kudo janë, çofshin të bekuar dhe bekuara.
Sidomos Sadri Metaj dhe Shaban Rexhaj
Ne Cerrcasit dhe Istogalit nuk vuajmë nga çitja në çiftelia, jemi të urtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi