Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala i gatshëm për kompromise

Shko poshtë

Shala i gatshëm për kompromise Empty Shala i gatshëm për kompromise

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 23, 2012 12:04 am

Shala i gatshëm për kompromise


Shala i gatshëm për kompromise Largea_albin-kurti-22n1353613247
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj emërimit të nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala, si koordinator për bisedime politike me Serbinë, duke thënë se ai është person i cili kohë më parë ka deklaruar se është i gatshëm për kompromise, duke ia dëmtuar imazhin e Kosovës. Kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se kush bën një hap drejt PDK-së, e ka bërë një hap drejt bisedimeve me Serbinë dhe një hap më shumë drejt Daçiqit.

Ai ka thënë se Kosova e ka pasur shansin më të mirë që ta kushtëzojë Serbinë,sepse kjo e fundit varet nga Kosova, në masë të madhe edhe ekonomikisht, por edhe politikisht.

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për emërimin e Blerim Shalës nga presidentja e Kosovës si koordinator në bisedime politike me Serbinë, ka thënë se Shala është një njeri që qysh më parë ka deklaruar se është i gatshëm për kompromise me Serbinë, madje edhe në kohën kur as qeveria nuk e kishte pranuar se do të hyjë në dialog politik me Serbinë.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës është treguar e zellshme për të biseduar me Serbinë, kurse e ka pësuar populli i Kosovës.

Sipas tij, udhëheqësit më të lartë të vendit, si presidentja dhe kryeministri Thaçi, janë duke bërë veprime anti demokratike, anti-qytetare, anti-institucionale dhe anti-historike.

“Edhe një gjë tjetër u vërtetua. Një hap në drejtim të PDK-së është një hap në drejtim të dialogut me Serbinë, është një hap në drejtim të Daçiqit dhe është një hap në drejtim të kompromisit me Serbinë, që do të thotë se është i njëjti hap. Po iu afrove dialogut me Serbinë, i afrohesh PDK-së, po iu afrove PDK-së, i afrohesh dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se Kosova e ka pasur shansin unik që ta kushtëzojë Serbinë, pasi që ajo po varet prej Kosovës në masë të madhe në aspektin ekonomik, por sidomos në atë politik, dhe kjo sipas tij, kjo nuk po shfrytëzohet.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa marrëveshje me Kosovën, pa pranimin e Kosovës dhe pa u dëshmuar para Brukselit se ka fqinjësi të mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi