Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urim Gjata: Corbaxhinjte e emigracionit dhe gomari komunist

Shko poshtë

Urim Gjata: Corbaxhinjte e emigracionit dhe gomari komunist Empty Urim Gjata: Corbaxhinjte e emigracionit dhe gomari komunist

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 11:47 am

Urim Gjata: Corbaxhinjte e emigracionit dhe gomari komunist U1_UrimGjata
Corbaxhinjte e emigracionit dhe gomari komunist
Nga Urim Gjata, Selanik

Diku nga vitet 70 xhirohej nje film ne rrethinat e Korces.Ne nje pjese te xhirimit regjizorit i duhej dhe nje gomar.I shkreti regjizor ngarkon Rikard Larjen per kete pune,e gjeten gomarin dhe filluan xhirimet.
Pa pritur me vrap vjen sekretari i byrose me kryetarin e keshillit,nga buzet ju dilte shkumbe si duket kishin vrapuar shume.Mundoheshin te thoshin dicka a te ndalonin xhirimin por frymemarrja nuk po i lejonte te shprehnin ate cka donin.
Regjizori i trembur ndalon xhirimin dhe shkon te takoje te paret e zones qe turfullonin dhe asgje nuk po ju merrej vesh.Pa arritur tju uroje mire seadhjen nje e share doli nga goja e sekretarit te partise, qe pa pritur u hodh mbi gomarin duke e goditur qe ta largoje prej xhirimit.Ka zot apo jo ky vend,na pyet kush ne apo jo,partia nuk na ka vene te ruajme lopet? Per keto pune jemi.Regjizori duke pare Rikardin pyeti, po ckemi bere o sekretar,nje gomar morem te shkreten e derrit dhe do tja u paguajme, mire ndoshta beme dhe gabim qe nuk ju thame por ja ja kerkuam ati femijes atje dhe na i dha.
Por tersellemes se sekretarit ju bashkua dhe kryetari,ju e dini kush eshte ai gomar?Eshte i kulakut eshte gomar kulak,si e moret pa na pyetur ne.
Po gomar tha eshte te shkreten e derrit Rikard Larja duke u munduar te imitoje gjuhen e zones,per nje ore e morem.Gomar gomar por ai eshte kulak,eshte i kulakeve.Pse nuk pyesni njehere ne ketu jemi. Partia per kete pune na ka vene.Pyesni nje here te pakten,pak gomere kemi ne? Ju gjejme komuniste per xhirimin e filmit.--Gomere na duhen shoku sekretar jo njeres.. Dhe ne per gomere e kemi fjalen.
Si? pyeti regjizori ka dhe gomere komuniste.E jo kete nuk e dija,me falni mos u gabuat?
Jo ore jo bertet sekretari dhe gomari qe eshte ne nje familje komuniste i joni eshte, dhe ju vini dhe merrni gomarin kulak te xhironi film.Po lufta e klasave ku eshte,ne qe jemi ketu syte ku i kemi,derrat ruajme?
Juve aq ju ben mbaroni filmin dhe ikni,ne jemi ketu, ne do na degjoni.
Rikard Larja qe me zorr mbante te qeshuren i lutet kryetarit se si mund ta mbyllim kete mesle. Ashtu de, thote Kryetari i qeshur tani ne fytyre, qe ta mbyllim me kaq fshiheni xhirimin dhe tju japim ne nje gomar tjeter,komunist.
Keshtu dhe fshatit i vihet nderi ne vend dhe ne jemi mire me luften e klasave,apo jo o sekretar? Deshi s/deshi regjizori ashtu u be, me mire nje gomar komunist se sa nje informacion ne komitetin e partise,dhe te behej hataja.Kete histori qe ma kishte treguar dikur nje plak i mencur nga Mesareja e Kolonjes,Skender Mesareja.
Ja tregova dikujt qe ankohej per corbaxhinjte e rinj ne emigracion.
19 vjet ne, emigracion dhe kjo fare e ndyre(jo me te paret) prap nuk po na lene rehat.Nuk lene gjiris pa remuar,dhe njeri pa marre ne goje dhe pa e ngaterruar.
C/behet me ne ankohej bashk biseduesi,nuk e paska patur fajin diktatura me shume se sa rraca e tyre e ndyre,si duket puna e spiunllekut pune....nuk po ju ndahet as ketu.
E paskan per rrace pavaresisht te majte apo te djathte,ky qenka zanati i tyre i vertete.Dhe vertet ai kishte te drejte.Kaq vjet ne emigracion dhe nuk i ndame dot apo ti largojme
keta corbaxhij njeres pa moral,te cilet e kane kenaqesi apo mision te percajne emigrantet.
Nuk ka shoqata thote i pari, do tju arrestojne po u bashkuat pa leje dhe pa u legalizuar ne gjykate,sikur ne do bejme proteste dhe jo nje mbremje argetuese mes shqiptareve.
C/jane keto shkolla shqipe ja fut tjetri kini leje apo lishence tju mesoni femijve gjuhen e nenes,duke kercenuar me ligjin.sikur keto te ishin shkolla dhe jo kurse qe zhvillohen nga mesuesit emigrante falas.
Qe te shkruash poezi apo libra ne emigracion duhet te kesh shkolle te larte.kush jeni ju? baltaxhij shqiperie qe krijoni klub poetesh.
Nuk lejohen partite politike apo bashkimi i emigranteve ketu.
Pse sna pyesni. Ne i dime gjerat me mire,mundohen te sqarohen si dikur ata te paret me gomarin komunist.
Duke perziere ne bisede ndonje diplomat te ardhur nga Tirana apo ndonje ketu a dike tjeter per tju mbushur mendjen te tjereve se duhet te rrine rehat dhe te bejne sic ju thone keta te fundit.
Te kesh para dhe tju cosh tava me byfteke diplomateve ne shtepi,apo tju japesh dreka dhe darka,vetem e vetem qe te dukesh, apo dhe te besh ndonje zhiro ne makinen e tyre apo ndonje fotografi me ta, nuk do te thote qe je diplomat si ata apo intelektual, as qe perfaqson kend ne emigracion.
Por tju japesh nje kafe emigranteve dhe ti detyrosh keta te fundit te veprojne simbas porosive tuaja te ndyra kjo eshte mekat dhe nje krim ndaj ketyre dhe vendit.
Femijet shqiptare ne mos ne nje menyre ne nje tjetren do e mesojne gjuhen shqipe,pavaresisht mos dashjes dhe minimit nga qarqe te caktuara apo nga dikush tjeter.Shoqatat shqiptare jane te bashkuara dhe do bashkohen me shume kur vjen puna per ceshtjen kombetare apo per emigrantet dhe problemet e tyre, dhe do punojne sic kane punuar per miqesine paqen.
Poetet dhe shkrimtaret sado( baltaxhij) jane nderi i emigranteve ata ne emigracion kane bere nje emer..Kane dhe nje klub poetik,ku me aktivitetet e tyre te larmishme,ngrene lart kulturen dhe artin shqiptar ne emigracion.
Por me corbaxhijte cfare do behet me pyet bashk biseduesi.
I them se do mbeten vetem nje hije ne emigracin. Corbaxhinj apo batakcinj si do qe ta kene emrin, bishti i qenit kane per te mbetur.
Turpi dhe fytyra e zeze e emigracionit.
Eh renkon tjetri dhe largohet duke tundur koken,kur do vije dita te kethehemi dhe te punojme ne ne vendin tone, kur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi