Vullnet Mato:LUMTURI S’KISHTE ASKUND
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato:LUMTURI S’KISHTE ASKUND
Vullnet Mato
LUMTURI S’KISHTE ASKUND
Kisha dëgjuar prej kohësh
të flitej me etje për lumturi,
po nuk pata rast ta ndjej
brenda shpirtit të mundshme.
Kureshtja ime e ndezur
për ta parë një herë me sy,
më shndërroi papritmas
në flluskë të tejdukshme.
Dhe hyra nëpër shpirtra
te disa multimiliarderë.
Pashë se qenë tepër të velur
me qumësht dallëndyshje
dhe deri në fyt me orgjitë
e të gjitha qejfeve pa frerë,
por ishin tejet të babëzitur,
për superfitime shumëfishe.
Hyra në shpirtrat e yjeve
më vezullues të Hollivudit.
Jetonin netë të ethshme,
pa kyçur qepallat në gjumë,
përdornin substanca narkotike
me gjumëndjellës të fundit,
për të kapur një rol të ri,
ku të shkëlqenin më shumë.
Te zonjat e Para të shteteve
hyra në shpirt me vështirësi,
se kishin secila nga një gardh
me shpirtra badigardë përqark.
Fustanet e çdo mode, vathët,
unazat, varëset vetëtinin flori,
por pasiguria e rizgjedhjes,
ua bënte të tëra qymyr e baltë.
Hyra në shpirtra këngëtarësh
me emra tepër të famshëm,
kur fansat jehonin për ta
bubullimat e brohoritjeve.
Por teksa goja u këndonte,
shpirti u lotonte përvajshëm,
se nëpër tregjet muzikore,
vijonte rënia e shitjes së disqeve.
Pasi kërkova përqark botës
dhe askund nuk gjeta njeri,
të qe i lumtur me milionat,
apo me famën si Vip i shquar,
mendova, kot jam lodhur
të kërkoj për vete lumturi,
duhet të jem shumë i lumtur
që nuk jam njeri i mjeruar...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi