Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime

Shko poshtë

Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime Empty Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 23, 2012 10:52 pm

Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime ADEM-ZAPLLUZHA

Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime

KUR ISHA I GJALLË

Kur isha i gjallë
Në sytë e tua të gështenjta
Duart e mia preknin qiellin
Nuk lash yll pa kalëruar
Sa që i këputa të gjitha dizgjinët
E flokëve të tua të mëndafshta

Kur isha i gjallë
Ah kur i përngjaja erës
Si Uliksi dinak mund të hyja
Nën fustanet e vashave të bukura
Ku duart e mia prej mishi
I shkundnin
Të gjitha yjet e universit

Kur isha i gjallë
Më duket se fluturoja
Më krenar se shpendi i shenjtë
Qielli ishte aq i vogël
Sa që i mbushja xhepat

Me kristale prej yjeve

2.
Po ju them
Kur isha i gjallë
Me frymën tim e prej adoleshenti
I shkundja gjethet e njoma të rrapeve

Kur isha i ri
Kafshoja hekurin me dhëmb
Kurse sot
Sa herë që më zë kolla
Më ikin nga goja
Dhëmbët e mia artificial

Kur isha i gjallë
Ah kur isha i gjallë
Më duket se
Nga guri i stralltë buronte
Një dashuri e madhe prej zjarri

Nga libri me poezi “Te plepat e prera të kujtesës”


DY TREGIME POETIKE


AMANETI


Kam nevojë të dal prej lëkurës sime, të eci bregut të lumit. T’i barti mbi shpatulla të gjitha ato vite që më dërmuan me ingranazhet e tyre të papushtueshme. Kam nevojë të jem vetvetja ime , të bisedoj me hijet, lumin dhe etjen e kaktusit
Kam shumë nevojë të hyjë në lëkurën e ditës,nëpër poret e saja si milingona, të mbledh ato pak grimca pluhuri që prodhojnë energji diellore.
Të bisedoj me zogj për itinerarin e fluturimit të tyre deri në atdhe, kur të mbërrij në fund të rrugës, t’i pyes kalimtarët a janë lodhur apo kanë kohë për lodhjen e mëvonshme ? Kam shumë nevojë për disa ndodhi të papritura, të eci deri në skaj të rrugës ku mblidhen lypsarët për të protestuar, sepse dikush ua ka vjedhur këpucët e vjetra, dhe ecin zbathur nëpër jetë, e as vetë nuk dinë se ku mbërrin.
Më duket se diçka po e gudulis trurin tim, ndoshta është mbushur me morra të bardha, dhe po më duket se nuk jam më vetvetja e ime, nuk jam në gjendje t’i kontrolloj mizat as fluturimin e bletëve prej lules në lule.
Të gjitha këto probleme po përzihen me kryeneçësinë e qiriut që po ndizet pa kurrfarë kontrolli, ose me kryeneçësinë time të etur ,për një fjalë të mirë njeriu.
Nuk di më asgjë, nuk jam në gjendje të pi një gotë ujë, ose të ja japi mikut një gotë verë të kuqe, pjergulle.
Pak si shumë u inatosëm sivjet, nuk na dhanë asnjë kokërr rrushi, edhe gjethet ju kanë fishkur ka mbetur vetëm rrënja si skelet varri.
Do të nisem tek ti e dashur,duhet ta laj borxhin e vjetër.
Dhe t’i marrë duart e erës në përqafim, t’i ofrohem lumit për një gllënjkë nga qeshja e stinës .
Ti nëse do, mos më pritë, por unë do të vij të ta sjelli fjalën që ta lash peng para njëqind vjetëve.
Nëse nuk të gjej, unë di ku me të kërkuar, e nëse nuk të gjej aty ku të lash, do të të kërkojë në ëndrrën time, e di aty jeni mbytur ti dhe duart e tua, aty ka mbetur peng tërë qenia e ime. Tërë qenia e jonë.
U nisa e dashur. Jam diku në rrugë , mes teje dhe meje një det me akull. Një tërbim i çmendur i barit. Një çmendi që nuk i dihet as fillimi e as fundi
Ti e di se do të vij. Ti e di se mes nesh jo që është shkrirë ai det i çmendur i xhelozisë, por është ngrirë kur filloi dielli të kafshoj buzën e poshtme të hënës.
Ti e di më mirë se unë do të vij, amaneti nuk vdes kurrë. Vdesin lisat, rrënjët, bari, vdes çdo krijesë që lind por amaneti është si feniksi, ai edhe kur vdes, nga vdekja çohet për t’u takuar me vetveten ai është si bari, vdes në vjeshtë për t’u zgjuar si bari, për tu zgjuar deri te ringjallja...


MËSUESI

Vetëm kujtesa rri varur në këtë kornizë fjalësh. Sonte nuk paska mbetur asnjë udhëtar në stacionin e trenit.
Shkuan edhe kojrrilat pas uturimës. Binarët ecën paralel deri të burimi dhe u kthyen shumë më të ngushta se sa që ishin në fillim.
Sonte më duket se çdo gjë po zvogëlohet si kapela ime. Diçka nuk është në rregull me fluturimin e korbave.
Mos vallë ka nisur të më rritet koka? Dimri sivjet trokiti nëpër dyer, më herët se zakonisht, nuk patëm kohë t’i mbledhim frytet e vjeshtës. Iku vjeshta shumë kohë para se të iknin zogjtë shtegtarë.
Kam frikë se do të kalbet shiu, fasulet nuk kemi mundur t’i shkundim , mjegulla ishte pengesa kryesore, sa herë që shkuam në arë na humbnin para syve kokrrat e fasules, humbnim edhe në mes lozeve të gjata të ditës.
Mjegulla fshihej pas manaferrave, e ne ktheheshim në shtëpi me duar në xhepa. Disa herë e kërkuam arën edhe në xhepat e babait, por ec e gjeji në atë mjegull duart e lëri më xhepat...
Më kujtohet ku i vara këpucët e nënës, ende ai imazh më është ngulitur në tru si pyka në kërcu. I kam var aty ku e zinte gjumi këndesin e zi kreshtëkuq, ashtu i pëlqente erës.
Isha i bindur se aty nuk i kërkon askush, ishte koha e skamjes, kur t’i vidhnin edhe brekët e lëri më këpucët e reja.
Aty i varnim edhe vargjet e specave djegëse, hudhrat për t’i përzënë djajtë nga lagja jonë, edhe kungullakët, sepse nuk kishim me çka t’i lanim xhenazet.
Na këshillonin pleqtë që edhe duhani ta varim nëpër çati se kinse ikin ata të përroit. Kështu i thanim frytet e vjeshtake , për ta mbajtur dimrin gjallë
Kur na vinin netët e acarta, jashtë frynte murrlani,për tu ngrohur zienim kunguj , ose piqnim patate, e babai më dërgonte ta thërrisja mësuesin ,e dinte se ai burrë i donte shumë kungujt e zier, thoshte se nga farat e kungullit, në fillim mbinë lulet e bardhe dhe pastaj piqet vjeshta,kur hymë në gjumin e lozeve. Kur na hynte në dhomë, pas atij burri shtatgjatë vinin germat, hynte qeshja, hidhërimit ja gjenim vendin diku nëpër skutat e tavanit. Ai i donte shumë kunguj e zier, kurse im atë mësuesin , thjesht ishte për të adhuruar ecte një lis pa u përkulur me një ditar.
Më kujtohet kur thoshte: pasi që shkonte mësuesi , ky njeri është drita e jonë, sytë tanë kishin me qenë të verbër po të mungonte kjo hije që na ngroh tërë qenien tonë
Ne e donim aq shumë mësuesin, sa që asnjëherë, kur kemi zier kunguj ose pjekur patate të bardha, s’kemi lënë pa e ftuar mysafirë qeshjen e tij njerëzore.

Marr nga libri “Fluturimi i korbave në netët pa hënë”


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi