Fatmir Limaj 100 vjetorin e pavarësisë do ta pres në burg

30 ditë paraburgim për Limajn dhe të tjerët
(I plotësuar) - Kryetari i Trupit Gjykues ka aprovuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve deputetit Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqi. Avokatët mbrojtës të të dyshuarve vendimin e Trupit Gjykues të prirë nga një gjykatës polak e kanë quajtur, absurd, skandaloz dhe të motivuar dhe të ndikuar politikisht. Seancat maratonike dëgjimore për katër të akuzuarit në rastin Kleçka ka vazhduar deri në mesnatën e së shtunës, ndërsa epilogu i saj ka qenë tronditës për avokatët mbrojtës, por edhe për familjarët e të pandehurve.
Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, vendimin për paraburgimin prej 30 ditësh të klientit të tij ish-komandant Çelikut, e ka quajtur skandaloz dhe ka apeluar që ky vendim të tërhiqet, pasi që nuk ekziston asnjë arsye dhe bazë ligjore për një gjë të tillë.
“Unë konsideroj së është një vendim skandaloz i motivuar dhe i ndikuar politikisht. Është absurde që Limaj sot ka ardh në bazë të një thirrje telefonike nga Tirana dhe është paraqit në kohën e caktuar në Policinë e Eulex-it dhe në gjykatë dhe të thuhet se ekziston rreziku i ikjes. Kjo është me të vërtet paprecedentë dhe kjo nuk ka guxuar të ndodh në drejtësinë e Kosovës. Ne do të apelojmë aktvendimin. Nesër do të shkruaj ankesën dhe të hënën do ta paraqes ankesën dhe besoj që kolegji i Gjykatës Supreme do ta anulojë këtë vendim sepse nuk ka asnjë arsye të vetme ligjore që ky vendim të qëndrojë”, ka thënë ai.
Bajram Tmava, avokat i Naser Shalës thotë se paraburgimi i të mbrojturit të tij është i pakuptimtë, duke shtuar se ky vendim është nonsens i llojit të vet që pa baza ligjore, pa kritere dhe pa autorizime ligjore të caktohet paraburgimi.
“Trupi Gjykues i ka caktuar masën e paraburgimit të gjithë të dyshuarve në afat prej 30 ditësh. Paraburgimi është caktuar deri më datën 24 dhjetor 2012. Kundër këtij aktvendimi ne si avokat mbrojtës do të ushtrojmë ankesë në Gjykatën Supreme, duke llogaritur se kemi baza të forta që ta kundërshtojmë aktvendimin mbi paraburgimin. Edhe njëherë po them se ky është nonsens i llojit të vet që pa baza ligjore, pa kritere dhe pa autorizime ligjore të caktohet paraburgimi”, ka thënë ai.
Ndërsa Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i të akuzuarit Nexhmi Krasniqit, ka thënë se ky aktvendim i gjykatësit polak është kryekëput i motivuar politikisht, duke ndërlidhur direkt këtë vendim me vizitën e shefit të EULEX-it. Ksavier De Marnak, para disa ditësh në Beograd.
“Prapavija është vetëm një efekt politik i cili mund të ketë konotacion të drejtpërdrejt të zotit Xavier De Marnak, që ishte në Beograd dhe nuk i dha asnjë përgjigje misionit të vet në Kosovë, por nuk i dha as një përgjigje të vetme qytetarëve të vet se pse ishte atje, cili ishte qëllimi i vizitës atje. Ai duhet ta shpjegoi këtë para të gjithëve siç po e bëjë unë dhe e votoj publikisht që të jep informacion dhe të njoftojë opinionin pse ishte prezent atje. Pse u caktua gjykimi menjëherë”, ka thënë ai.
Ndryshe, një trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë që përbëhej nga dy gjykatës të misionit të Bashkimit Evropian, EULEX dhe një gjykatës vendor, më 2 maj të këtij viti e kishte shpallur Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi, të pafajshëm për rastin "Kleçka".
Akuza, e cila u hodh poshtë nga trupi gjykues, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit të kaluar, kur kreu vetëvrasje në Gjermani. Ai ishte dërguar atje nga autoritetet e EULEX-it, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit u shpallën të papranueshme nga gjykata.
* * * * * *
Gjykatësit gati në mesnatë kanë dalë me një vendim ku deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vendimin e trupit gjykues e ka bërë të ditur, Tahir Recaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt i cilie ka quajtur vendimin të pabazuar ligjërisht.
Muhamet Halimi nga pala mbrojtëse kë thënë se ky vendim ka lidhje me vizitën e Xavier de Marnachut në Beograd dhe është krejt politik.
Prokurori Mauricio Salustro pjesa tjetër e stafit e EULEX-it janë larguar nga objekti i Gjykatës Supreme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi