Kërkohet lirimi i menjëhershëm i Fatmir Limajt me bashkëluftëtarë

Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë reaguar me rastin e paraburgimit të deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij pas kthimit të rastit “Kleçka” në rigjykim.
“Të shtunën në mënyrë mashtruese dhe duke u anashkaluar të gjitha procedurat ligjore, katër bashkëluftëtarëve tanë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në orët e vona të mesnatës.
Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit jemi tepër të indinjuar me rastin në fjalë, ngaqë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtësisë, në veçanti të drejtave të njeriut, të cilët u futën brenda në mënyrën më mashtruese të mundshme. Bashkëluftëtarët tanë janë të pafajshëm, pafajësinë e tyre e ka vërtetuar gjykimi fer i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në maj të këtij viti, me shpalljen e vendimit lirues nga të gjitha akuzat, kështu që asnjëherë nuk mund të pajtohemi me vendimin e Gjykatës Supreme që këtë rast ta kthejë në rigjykim.
Tendencat e vazhdueshme të prokurorit Salustro, që me çdo kusht bashkëluftëtarët tanë t’i fusë në burg, edhe pse argumentet kanë treguar të kundërtën në maj të këtij viti, mirëfilli dhe ashiqare shihet se kemi të bëjmë me ndërhyrjet politike në drejtësi”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se kjo nuk është drejtësia perëndimore, mision ky që EULEX-i e ka në Kosovë.
“Vizita e shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, në Beograd, si dhe reagimet e zyrtarëve të Beogradit, në veçanti e kryeministrit Daçiq ndaj vendimeve të drejtësisë ndërkombëtare, tek ne nxjerr në pah prapë “Gjahun e shtrigave të EULEX-it ndaj ushtarëve të UÇK-së”. EULEX-i para dy-tre ditësh liron si të pafajshëm serbin Bulatoviç kinse në mungesë të provave dhe në vend që EULEX-i të reagojë ndaj kriminelëve në veri, ai hap një proces ndaj Limajt dhe bashkëluftëtarët të tij, duke i shkelur të gjitha procedurat ligjore dhe e tërë kjo bëhet për t’i kënaqur apetitet e Beogradit”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, veprimet tepër të nxituara për ta kthyer lëndën në Gjykatën Supreme brenda javës, arrestimet dhe shqiptimi i masës së paraburgimit për këtë rast lënë dyshime të mëdha në drejtësi ngaqë deri më tani nuk kemi asnjë rast të tillë të njohur në praktikat e drejtësisë.
“Këto veprime të drejtësisë, thuhet në reagim, lënë për të kuptuar se liria e qytetarëve të Kosovës, në veçanti e ushtarëve të UÇK-së, është e pasigurt. Andaj kërkojmë me ngulm që masa e paraburgimit të hiqet menjëherë.
Ne tani nuk mund të besojmë në këtë drejtësi, sepse ka kaluar në ndjekje politike dhe kjo na kujton të kaluarën e regjimit serb. Prandaj, bëjmë thirrje publike që për shkeljen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë të deklarohen aktorët kryesorë të vendit: Presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i Drejtësisë, kryeprokurori i Shtetit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i Gjykatës Supreme, të cilët kanë përgjegjësi institucionale dhe politike para qytetarëve të vendit”, theksohet në reagimin e nënshkuar nga ish-Komanda e Brigadës 121 “Kumanova”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi