Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DOLA SOT PASHË TIRANËN

Shko poshtë

Vullnet Mato:DOLA SOT PASHË TIRANËN Empty Vullnet Mato:DOLA SOT PASHË TIRANËN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 9:04 pm

Vullnet Mato:DOLA SOT PASHË TIRANËN 480292_3850399669661_1730113640_nVullnet Mato:DOLA SOT PASHË TIRANËN 195309_1568334934_2001079975_n

Vullnet Mato

DOLA SOT PASHË TIRANËN

Dola sot në ditë me kthjelltësi,
pashë Tiranën treçerek e kuqe,
çerekun e katërt e kishte të zi
nga shqiponjat mes flamujve.

Shqiponjat kishin shtrirë krahët
fluturonin në banderolat e mejdanit,
në fasadat dhe në gjokset e ardhur
nga të gjitha viset rreth Ballkanit,

Mes asaj morie që rrihnin flatrat
befas një zog i vogël mu duk vetja
por mes shqipeve, shpend fluturak,
që nga krenimi më cicëroi zemra.

Një flamur vigan, në fushë torte,
gatitej ëmbëlsisht të joshte ngasje,
ndoshta më i madhi i kësaj bote,
që do të mbetet mbi çdo qerasje.

Tirana s’ishte klloçka e përditshme,
por fluturonte si shqiponjë e madhe,
nga hareja që mbushi njëqind vite,
si mëmëzonja e qyteteve shqiptare.

Skëndërbeu, shpatëngritur te kali,
u printe flamujve që valëviste era,
për në rrugën ku i prin vatanit,
në njëqind vitet me largësi të tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi