Kalosh Çeliku: Përkujtim - Gani Azemi (1951-2012)
Faqja 1 e 1

PËRKUJTIM
ZONJA VDEKJE KJO GRUA ME TEKE DHE KURTIZANE
Nga: KALOSH ÇELIKU
Gani Azemi (1951-2012), shkrimtar, gazetar, lindi në vitin 1951 në Kosovë. Avokat i zjarrtë dhe i palodhur i Kosovës, ai ka jetuar në mërgim për më shumë se njëzet vjet deri në vitin 1999. Azemi kreu funksione politike dhe diplomatike për vendin e tij, Kosovën. Ai është autor i librit: Letër feqinjit tim serb (2009), një thirrje e mprehtë për mbrojtjen pa kompromis të lirive dhe vlerave universale.
Vëretet, vështirë e kam t’i besoj lajmit kobzi publikuar në mjetet e informacionit se, papritmas ike nga mesi ynë në përjetësi larg Kosovës, Atdheut. Nuk e prite me familje e shokë 28 Nëntorin e Motit Madh (2012), Njëqindvjetorin e Pavarsësisë së Shqipërisë. Përçudi, plot para njëzetë ditëve u takuam në Bruksel, në një Orë letrare organizuar nga Unioni i Shkrimtarve dhe Kritikëve Shqiptar të Kosovës.
Shkaku i këtij takimi isha unë, i thashë Reshatit: E kam një shok të studimeve nga Prishtina në Bruksel. Mirë do të ishte ta shihja në këtë Orë letrare të Ditëve të Kulturës së Kosovës në Diasporë. Moti nuk e kam parë qe disa vite.
Reshati, buzëqeshi dhe m’u përgjigjë: Edhe, unë e kam mik Ganiun Patjetër, do ta lajmërojmë edhe ai të marrë pjesë në këtë Orë letrare. Edhe pse, kohën e fundit ankohet se nuk është mirë me shëndet.
Dashamirët e fjalës poetike filluan të vijnë një nga një dhe në grupe. Unë isha dalldisur në bisedë e sipër me disa krijues në një tavolinë. Dikur, dikushi na ftoi që të dalim në tavolinën përballë sallës para të pranishmëve. Tek tashti, posa u ula përpara meje nga mesi i sallës mu duk një fytyrë e njohur me pak tipare nga koha e studimeve, të cilën aty për aty nuk munda ta përcktoj nga e njihja dhe në cilën kohë e vend.
Reshat Sahitaj i përshëndeti të pranishmit, në mesin e tyre edhe Gani Azemin me emër e mbiemër. Aty për aty më dolën para vitet e studimeve në Prishtinë. Koha, kur ne një grup studentësh nga të gjitha viset shqiptare jugosllave bëmë revolucionin kulturor, në Prishtinë. Nateditë i kalonim krah për krahu me flokë të gjata pas shpine e mjekra vështirësitë e asaj kohe kokë më kokë mes librave. Disqeve të gramafonit të grupeve më të njohur botëror të asaj kohe: Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Johnny Hayday, TinaTainer, Charles Aznavour, Jimi Hendrix, Mireille Mathieu, Bee Gees etj. Netëve të vona me këngën e asaj kohe të Hanifes: Elbasan i bukur, Elbasan, në “Bozhur” (Iliri). Pasmesnate duke dalur nga ai lokal nate me nga një bokall të vjedhur në xhepat e gunave të gjata gati deri në fund të këmbëve në rrugë. Dorën në zemër, me Ganiun e kishim edhe një simpati të përbashkët të studimeve. Që, në atë orë letrare, Reshati e përmandi kalimthi duke u arsyetuar se Ganiu është me të shoqen. Përmëtepër, mu kujtua edhe momenti kur në të njjtën ditë nga Shkupi u nisëm për në ushtri, ai në Prilep të Maqedonisë e unë në Knin, të Dalmacisë. Kohë qorre ajo, kur ishte në kulminacion përndjekja dhe dhuna ndaj shqiptarve. Plot pas tre muajve dëgjova se ke ikur nga ushtria jugosllave (1978), je arratisur në Belgjikë dhe je vendosur si refugjat politik në Bruksel.
Dekada të tëra ishe aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Angazhimi i yt ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat. Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës. Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash atdhetare, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.
Vite më vonë, herë pas here edhe dëgjoja ndonjë lajm nga miku i përbashkët, Azizi. Ende nuk i kishe ndërprerë kontaktet dhe korrespodencën me të si kolegë i studimeve. Gjatë ndryshimeve demokratike ishe edhe veprimtar i flaktë i LDK -së për çështjen shqiptare. Në mjetet e informacionit lexoja ndonjë shkrim ose poezi. Vetëm kaq. Në Panirin e librit në Prishtinë (2009), rastësisht u takuam për herë të parë. Mezi e njohëm njëri – tjetrin nga vitet që na kishin ndarë si me sëpatë. E pimë se bashku edhe nga një kafe. I ndërruam adresat dhe numrat e telefonit.
Ora letrare përfunmdoi, unë tek tashti u ktheva në sallë nga ato kujtime të bujshme stundentore në Prishtinë. I sigurt u nista drejtë tavolinës tënde duke ta zgjatur dorën dhe të prëërqavofa me mall. Ishe bashkë me një krijues nga Shqipëria, Gjovalin Kola. Emër të cilin e njihja nga publikimet e tia nëpër gazeta, po jo edhe personalisht. Gjatë bisedës jua dhurova edhe librin tim më të ri: Plaga e dhjetë e Babait. Në, fund e lamë që të shihemi për darkë, vzhdojmë aty ku e lamë bisedën .
Gjatë kohës së darkës, më kot të kërkova me sy, mos je ulur diku në ndonjë tavolinë. Nuk të pashë. E pyeta Reshatin, që e kisha afër: Pse, nuk erdhi Ganiu në darkë?! Reshati m’u përgjigjë me sy gati të përlotur: Me siguri nuk është mirë me shëndet. Edhe, unë e arsyetova mosardhjen tënde për darkë. Por, kurrë nuk më shkoi mendja se ti do të ikësh aq shpejtë nga mesi ynë edhe pa një fjalë përshëndetjeje. Edhe atë, vetëm me të falat miqësore për shokun e studimeve, Azizin. Amanet, i cili plot dy javë pas kthimit t’im nga Evropa erdhi pas ikjes tënde të papritur nga jeta.
O burrë, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes të Kosovës! Nuk kemi ku ikim më larg se varri. Kudo që shtegtove e kishe në zemër Kosovën. Gjurmë të thella le në Prishtinë e Bruksel. Kosova ishte djepi yt i fëmijërisë, përsëri mbetet djepi yt i amshueshëm me shqiponjën dykrenare mbi kokë duke të përkundur në histori…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi