Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 11:04 pm

VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi

Kur ashpër do të fryjnë suferinat dimrit,
E zjarr në vatër s’do të ketë më,
Jeta do të derdhet në krahun tjetër,
Duke lënë si gjurmë pak pluhur argjendi,
E tjetër... asgjë!

Ngjyrat me vete ne do t’i marrim, pa një,
Gri –në, të zezën, të kaltrën...
Të trishtuarën, të hidhurën, të ëmblën..
Mbi glob do të shpalosim vetëm të bardhën.

Kur bashkë ta mbyllim segmentin e hirtë të jetës,
Mbështjellë dyshimesh, pabesish, të pathënash fjalë,
Trupkërrusur do të ikim nga mosnjohja e vetes.

Por pas do të lëmë të madhen dashurinë tonë,
Dhe lotët e shelgut mbi lumë, që të derdhen ngadalë,
Pafajësinë tonë pikëllueshëm ta vadisin gjithmonë.

E shtunë 23 qershor 2012 ora 20:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - SONET PAFAJËSIE – Poezi 263756_540522042641979_198282320_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi