Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 11:13 pm

VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi
Nga vëllimi i tretë poetik, gati për botim “E ASKUJT”

Kur u largove dhe kokën s’e ktheve pas,
Kur përgjysmuam puthjen e nxehtë,
Unë shikimin mbajta ngulur në xham,
Dhe besova ritakimin në vjeshtë.

Pse ndodhi kështu? Gojëqepur përgjigje.
Përtej natës u arratis ajo ndarje.
Por, nëse zemra ndonjëherë të flet,
Të lutem, të lutem, jepi ëmbëlsi fjale.

Nëse këmbët na vrau rruga jonë,
Më paqësisht mund të kishim ecur.
Dhe baltës, që supeve na u ngjesh të dyve,
Hapi një sy, të të shoh heshtur.

Pa dritë jam, pa dyer, pa dritare,
Mirë më ka mbështjellë kjo e zezë baltë,
Po lart në tokë, me rrënjët në timen zemër,
Lulëzon e shndritshme lulja petla artë.

E martë 10 janar 2012 ora 13:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – LULJA PETLA ARTË – Poezi 547009_540017522692431_2034298175_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi