Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:U panë të tjerë

Shko poshtë

Mentor Thaqi:U panë të tjerë Empty Mentor Thaqi:U panë të tjerë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 3:16 am


Mentor Thaqi:U panë të tjerë 156527_172212029474877_1674842_n



Mentor Thaqi:U panë të tjerë

Mentor Thaqi:U panë të tjerë 396736_538225036206906_705126309_n
Thanë,
U dëgjuan në shesh
Fjala gojëplotë
E vesh më vesh
Mori era jehonën
Mori edhe oshtimën,
Pushtoi Shkupin e Vlonën,
Pushtoi Tiranën e Prishtinën!

Po po, erdhi more, erdhi
Si një dritë nga Qielli,
Dikush në këtë mirësi moti
Ngazëlleu me pikë loti!

Thanë,
U panë,
Aty ku e lan
Në Tiranë!

Po po, thanë
Pak më heret
Se të tjerët,
Erdhën Ismajli e Hasani,
Aty erdhi edhe Shqiponja
Ajo Nënë Jona
Eh, qe besa më mban shpresa,
Të këndellemi
Kah kthesa.

Pai, me buzë në vajë
Kjesh
E pak edhe mbeta
Erdhi, u rikthye komandanti
Legjendari
Në përjetësi, i gjallë,
Jo jo, nuk u thye
Adem Jashari,
e kem për ballë.

Po komandantët
kapedanët,
Ata të parët,
Luanët,
Që nuk dolën, në pritje,
Nuk më thanë
Se ku janë
Salihu, Zahiri, Agimi, ...

Po more, po,
Mungoi edhe Kolosi
Që Pavarsinë vulosi,
Mungoi Ibrahimi,
Presidenti
që e do vendi!

Pai, po po,
Pash shumë të tjerë,
Këtë herë....


Mentor Thaqi Tiranë, më 27.11.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi