Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv)

Shko poshtë

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv) Empty Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 4:41 pm

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv)


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv) Largea_8888_1477194441_n1354106542
Shqipëria mbush sot 100 vjet pavarësi. Bota Sot uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Festën e Flamurit!


(I plotësuar) - Mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse kanë zgjedhur Tiranën për të festuar 28 nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve. Pjesë të veshjeve të tyre janë pa dyshim edhe simbolet kombëtarë, qeleshet, shallët, bluzet e tjerë.

Grupe të ndryshme, ansambli të këngëve dhe valleve popullore i kanë shtuar gëzimin dhe harenë kryeqyetit.

Nuk ka munguar as radha e gjatë për të parë armët origjinale të heroit tonë kombëtar Skendërbeut të cilat janë të ekspozuara në Muzeun historic Kombëtar.

Atmosfera festive dhe përjetimi i kësaj ditë nga të gjithë shqiptarët po ndiqet dhe po përcillet edhe nga mediat e huaja.

Torta historike e pavarësisë është një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve të cilët janë afruar praën shkallëve të teatrit kombëtar të operas dhe baletit që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa qytetarët përvec urimit për pavarësinë nuk kanë nguruar të shprehin krenarinë e të qënit shqiptar.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv) 100vj-tir-1
Tirana në këtë 28 nëntor përveçse kuq e zi, ka qenë edhe kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.


100 vjet pavarësi, Nishani: Të bashkuar në flamur, Gjika: Bashkim kombëtar

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe.

Nishani: Ta mbajnë të paprekur flamurin tonë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani në fjalën e tij në ceremonën e zhvilluar në sheshin e Flamurit ka shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificat e atyre që bënë të mundur krijimin e shtetit shqiptar.
Edhe kreu i shtetit e ka vënë theksin tek bashkimi në flamurin kuq e zi në këtë 100 vjetor të shqiptarëve, dukee mabjtuir të paprekur flamurin kombëtar.
“Sot kemi shpresa të mëdha ne shqiptarët. Ne dhe Flamuri ynë jemi të pandarë dhe të pandashëm si materia dhe lënda dhe toka dhe qielli jemi një me flamurin. Ta mbajnë të paprekur flamurin tonë”- theksoi Nishani.


Duke uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të madhe presidenti falenderoi në mënyrë të veçantë mesazherët e Kosovës, që sipas tij kalorësit sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar.

Gjika: Bashkim vëllazëror në të gjitha dimensionet
Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë dhe ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që kanë nderuar Vlorwn, kryeqytetin historik i shqiptarëve, me praninë e tyre këtë datë nga të gjitha trevat. Në fjalën e tij Gjika theksoi se ky 100 vjetor të jetë një moment reflektimi për të celur perspektivën e së nesërmes për të përmirësuar projektin e firmëtarëve të pavarësisë. “Misionarët e politikës kanë detyrë të punojnë më përkushtim të madh, të shkruajmë historinë e re të shqiptarëve pa pasur nevojë ta rishkruajmë atë”- theksoi Gjika.
Ai apeloi për një bashkim kombëtar dhe vëllazëror në të gjitha dimensionet,si ajo që po ndodh sot në Vlorë. “Bashkim vëllazëror në të tëra dimensionet, bashkim kombëtar si proces kombëtar, vullnetesh e fuqish të pashterura. Shembull i këtij bashkimi është edhe ajo që po ndodh sot në Vlorë.
Një falënderim të madh ai shprehu për Vlorën që ia doli të jetë sërish në lartësinë e detyrimit historik për ta festuar me dinjitet këtë 100 vjetor


Ceremonia e ngritjes së Flamurit
Nën tingujt e himnit kombëtar dhe në praninë e mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Flamurit është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit nga Presidenti i republikës Bujar Nishani. Më pas ceremonia vijoi me homazhet e kryera në Monumentin e Ismail Qemalit.


Berisha dhe Rama shtrëngojnë duart
Pavarësisht ndasive politike, politika shqiptare duket e bashkuar në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë. Në momentin e mbërritjes në qytetin e Vlorës kryeministri Sali Berisha ka shtrënguar duart me kreun e opozitës Edi Rama, duke i uruar festën e Pavarësisë.


Vlorë, mbërrin koka e “Ismail Qemalit’
Kur ende pa nisur ceremonia zyrtare në Vlorë, një element shumë i bukur i festës është edhe mbërritja e një busti me kokën e Ismail Qemalit, që transportohej me një karrocë. Nuk dihet ende se ku do të vendoset ky bust. Mësohet se është sjellë nga disa tregtarë me origjinë nga Skrpari, dhuratë për ditën e Pavarësisë!


Personalitete shqiptare në Vlorë
Vlora në festë, mbërrijnë personalitetet nga Shqipëria, Kosova. Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Bexhet Pacolli kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Vlorë për të marrë pjesë në festimet e Pavarësisë. Ndërkohë që forca të shumta politike shqiptare ndodhen atje tashmë. Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ( Live Tv) Vlore2099960552_n
Personalitete të huaja mbërrijnë në Tiranë
Kryetari i Parlamentit italian Gianfranco Fini është ndër të parët personalitete të lartë të ftuar në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kryeparlamentari Italian Fini mbërriti në orët e para të mëngjesit të Tiranë dhe pritet të marrë pjesë në aktivitetet që do mbahen në kryeqytet me këtë rast.


Personalitete të tjera të cilët kanë mbërritur në Tiranë kanë nënkryetarët e parlamentit Austrisë, Bullgarisë, nënkryetarët e parlamentit Polonisë, Marokut, parlamentarë nga Franca, Pakistani, Jordania

Parlamentarët kanë mbërritur në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi