Feti Zeneli: Shqipëria po ndryshon, opozita po vajton
Faqja 1 e 1

Shqipëria po ndryshon, opozita po vajton
Nga Feti Zeneli
Jo më shumë se 4 vjet më parë, Shqipëria ishte e zhytur në prapambetje ekstreme dhe probleme të shumëta, deri në atë masë sa që njerëzit kishin humbur çdo shpresë për ndryshimin e këtij realiteti të zymtë. Megjithatë në verën e vitit ’05, të majtët, që kishin qënë plotë 8 vite në pushtet dhe ishin përgjegjësit kryesor për situatën e krijuar, po bënin ç’ishte e mundur të fitonin dhe një mandat të tretë qeverisës, pa dëshmuar asnjë lloj pendese për keqqeverisjen e treguar. Edhe këtë herë, i vetmi “argument” i tyre ishte kolori i kuq i zgjedhësve shqiptar, me të cilin e ka ngjyrosur këtë popull regjimi enverian për 45 vjet me radhë, para ’90-ës, si dhe urrejtja që pinjollët e këtij regjimi kishin krijuar ndaj liderit demokrat dhe politikanëve të tjerë të krahut të djathtë në ngjarjet e’97-ës. Por, nuk ishte vetëm kjo arsyeja që të tre fushtat elektorale për zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të të majtëve, të zhvilluara në periudhën ’97-’05, u zhvilluan nën zhurmën e slloganeve për largimin ose mbajtjen larg pushtetit të “Berishës dhe çeçenëve të tjerë”, pasi ata ishin “kriminelë, hajdutë, pro kosovarë, kundër luftës nacional-çlimitare, etj., etj”. Pati dhe disa premtimetë veçanta të tipit: “do t’u kthejmë 100 për qind paratë e humbura në skemat piramidale”, “do t’u kthejmë 29 nëntorin si ditën e çlirimit” apo “ 5 majin, si ditën e dëshmorëve”, si dhe disa premtime të përgjithëshme për rritje rrogash, pensionesh, rritje ekonomike, e kështu me radhë. Por të gjithë këto premtime ishin “copy-paste” në çdo fushatë elektorale të asaj periudhe, madje edhe pas 4 apo 8 vitesh në pushtet; periudha këto që u përkasin respektivisht zgjedhjeve të përgjithëshme të viteve ’01 dhe ’05. Kjo ishte arsyeja që të majtët u refuzuan të qeverisnin më tej qysh në zgjedhjet e vitit ’01, pavarësisht se i manipuluan ato dhe më tej, e krijuan mazhorancën qeverisëse me mandate të dhuruara nga Fehmi Abdiu. Por ajo që ishte më trishtuese se çdo gjë tjetër në periudhën tetëvjeçare të pushtetit të majtë ka të bëjë me rënien progressive të kurbës së treguesve qeverisës nga njeri vit në tjetrin, duke arritur shifra alarmante në vitin e fundit të mandatit të dytë qeverisës, lidhur me praninë e një sërë fenomenesh negative në jetën ekonomiko-shoqërore të vendit tonë si; krimi, korrupsioni, trafiqet, varfëria, mungesa e investimeve, kriza energjitike, mungesa e reformave, zvarritja e procesit integrues, etj. Në këto kushte, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe kancelarive perëndimore nuk po arrinin të përcillnin në mënyrë diplomatike shqetësimet e duhura tek institucionet e shtetit shqiptar, që për hir të së vërtetës duhet thënë se ishin tërësisht rozë, ndaj dolën hapur në këshillat dhe sugjerimet e tyre duke artikuluar e apeluar me shprehje të tipit: “kriminelët po shkatërrojnë vendin tuaj, ndaj ju duhet një qeverisje tjetër”. Dhe zgjedhësit shqiptarë iu përgjigjën këtij apeli shqetësues duke votuar rikthimin në pushtet të Partisë Demokratike.
Sot, në prag të mbylljes së mandatit të parë qeverisës, demokratët ia kanë ndryshuar rrënjësisht faqen Shqipërisë, duke shënuar arritje mbreslënëse në të gjithë fushat e zhvillimit tonë ekonomiko-shoqëror. Përveç të tjerash, qeveria “Berisha” rezultoi më se e suksesshme sepse problematikën qeverisëse të të majtëve e shndërroi në program qeverisës të të djathtëve. Pikërisht këtu e kanë bazën artikulimet e objektivave për “qeverisjen me duiarë të pastëra”, “qeveri e shërbimit dhe shërbesave”, “Shqipëria-një euro”, “Shqipëria në moshëne internetit”, etj. Sot, askush nuk e ka të vështirë që të prek dhe të konstatojë ndryshimin e ndodhur në këto 3-4 vite, mjafton të ketë dëshirën e mirë për të ecur e vështruar përpara. Arritjet janë të gjithëanëshme, por ajo çka do të mbetet gjatë në histori lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ratifikimin me sukses të MSA, duke përgatitur të gjithë kushtet për marrjen e statusit të vendit kantidat dhe liberalizimin e vizave me BE-në. Në këtë plan duhet vlerësuar edhe pavarësia e Kosovës dhe vizita në Shqipëri e Presidentit Bush, të parit president amerikan në detyrë. Arritje të tilla kanë qënë befasuese, dhe për një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë as që mendohej se ato mund të ndodhnin në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Por këto hapa ishin tërësisht të llogaritura dhe kronometruara nga politikanët dhe tenicienët e djathtë të KOP-it apo jashtë tij, qysh kur u hartua programi elektoral dhe ai qeveritar i dmokratëve. Ndaj, historike do të ngelen jo vetëm arritjet mbreslënëse në aspektin politik por edhe disa arritje në fushën ekonomiko-shoqërore. Natyrisht do të jetë të papërsëritshëme faktet që në 4 vjet qeverisje u miratuan 7 Buxhete shteti, që me taksa të përgjysmuara të arkëtohen rreth 4 miliardë dollarë më shumë të ardhura, që me burimet ekzistuese të zgjidhet kriza energjitike, që në aspektin e infrastrukturës rrugore të bëhet “edhe fshati si qyteti”, që Shqipëria të shndërrohet cep më cep në kantier ndërtimi, që të dyfishohen shumica e pagave dhe pensioneve, që të mos mbetet asnjë maturant pa universitet, që të ofrohen e shfaqin interes investitorët më të fuqishëm të botës, etj. Dhe mbi të gjitha, të mbahet vendi jashtë efekteve dëmtuese të krizës globale, duke i paraprirë me reforma dhe rritje të lartë ekonomike. Nga ana tjetër, një meritë të veçantë ka qeveria “Berisha” edhe përsa i përket luftës me efektivitet ndaj krimit të organizuar që ishte bërë tmerri i shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, njëkohësisht. Qeveritë majtiste ishin dorëzuar tek kapot e krimit, pasi ishin këta të fundit që diktonin gjithëçka, madje deri në hartimin e politikave qeverisëse në favor të tyre. Sot është kthyer po e njëjta siguri që ishte dhe në vitet e mandatit të parë qeverisë të demokratëve, ku njerëzit lëviznin lirisht, madje dhe me çanta me lekë natën, pa patur frikë se do t’i grabisnin, tmerronin apo torturonin. Sot, vendi ynë, sipas raporteve ndërkombëtare, ka tregues kriminaliteti edhe më të ulët se të vende të BE-së. Shqipëria është sot një vend tërësisht i sigurt, ndaj mediat ndërkombëtare, shkrimet e dikurshme për krimin e organizuar i kanë zëvëndësuar me shkrimet që reklamojnë turizmin dhe klimën mjaft të mirë për të bërë biznes në një vend të qetë dhe me stabilitet, ku organizatat kriminale kanë gjetur vendin e tyre në burg dhe politika është ndarë tërësisht prej saj. Natyrisht faktet në këtë drejtim janë të panumërt dhe të prekshëm nga i madh e i vogël në Shqipëri. Nga ana tjetër, duhet thënë se, asgjë nuk është arritur lehtë apo me shkopin magjik; por duke punuar, sakrifikuar, inicuar reforma, luftuar fenomenet negative, ndërtuar diplomaci efektive, etj.
Ky realitet gëzon të madh e të vogël në Shqipëri e jashtë saj, me përjashtim të majtistëve që vajtojnë për pozitën dhe trashgiminë e tyre të mjerë, apo më mirë të themi të dhjerë, qoftë atë të para ’90-ës ashtu dhe atë të viteve të tranzicionit. Ekseprienca dhe opinioni i krijuar janë ose një asset ose një lanet për të ardhmen e kujtdo, aq më tepër të forcave politike. Kjo është një pasaport që zgjedhësit ta kërkojnë në çdo kohë, por në mënyrë të veçantë ta kërkojnë që ta shohin në periudhën e fushatave elektorale. Do apo s’do Edi Rama, ai s’ka se si i shmanget përgjegjësisë qeverisëse që kanë krijuar qeverisjet majtiste në vitet ’97-’05, pavarësisht se ai erdhi në krye të kësaj force politike, kur ajo ndodhej në opozitë. Ai nuk mund t’u tregojë zgjedhësve shqiptarë programin e qeverisjes lokale të Bashkisë së Tiarnës, pavarëisht se është bashkia më e madhe në vend. Ai mund të thotë tërë ditën “përtej së majtës dhe së djathtës”, por në çdo pikëpamje gjendet vetëm brenda së majtës, madje i çorjentuar dhe i hutuar plotësisht. Ndërkohë, ai vendoset gjithnjë e më në qëndër të të majtës sa herë që prezanton si alternativë qeverisëse në sytë e publikut, sharjen dhe shpifjen ndaj qeverisë “Berisha”. Shqiptarët nuk arritën t’i bësojnë politikanët e majtë për opinione të tilla para ’05-ës, kur mund të mashtroheshin dhe detyroheshin forcërisht t’i besonin këto përralla bajate, jo më tani që ata kanë para syve të tyre një Shqipëri të ndryshuar rrënjësisht, krahasuar me 4 vite më parë. Askush, sado budalla dhe i pashkolluar të jetë nuk mund të besojë që Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kantidat i BE-së mund t’i ketë patur këto përfitime nga një qveri e korruptuar, megjithëse institucionet ndërkombëtare e kanë thënë qartë rolin e antikorrupsionit qeveritar në përshpejtimin e proceseve integruese. Rama siç ka “dy kunguj nën sqetull” ka edhe 7 ligësi që i burojnë njëherëshi nga të gjithë vrimat e kokës. Ai po kërkon ta prish e njollos gjithë këtë realitet optimist me kobndjelljet e tij elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 28 qershorit, duke thirrur në protesta “kasketat” e majta. Rama dhe shpura e tij janë të vetmit në Shqipëri që vajtojnë kur gjithë të tjerët gëzojnë për arritjet e realizuara në vitet e qeverisë “Berisha”. Nuk thotë njeri që ai të gëzohet si partiak por si patriot, pasi këto rezultate janë historia jonë e re, është rasti ynë i artë që nuk duhet lënë të na ik si zogu nga duartë. Ndaj ai do të fitonte më shumë simpatinë dhe mbështetjen e shqiptarëve duke u bërë mbështetje dhe jo pengesë për të ecur përpara. Ka ikur koha e të bërit politikë si në vitet ’96-’97 apo dhe ’97-’05, pasi Shqipëri, qoftë edhe në këtë aspekt, ka ndryshuar dukshëm. Klasa politike në tërësi është pjekur, ndërkohë që Rama akoma nuk është future në furrën e saj. Nga ana tjetër, një qëndrim i tillë më shumë se sa papjekuri reflekton ligësi; madje ligësi të lindur e të trashëguar brez pas brezi. Është i kuptueshëm pozicioni i tij i vështirë, jo vetëm për shkak të trashgimisë së keqe qeverisëse të të majëtve por edhe për shkak të realitetit të begatë qeverisës të të djathtëve, që ndryshojnë si nata me ditën ndërmjet tyre. Kësisoj, nuk është zgjidhje thirrja në skenë e korit të kukuvajkave, për të mbytur këngën e bukur të bilbilave të progresit kombëtar, sepse përveç të tjerash ky është një qëndrim antishqiptar. Në një situatë të tillë, një politikan i ndershëm e i përgjegjshëm i heq kapelen kundështarit dhe e nderon me respekt opozitarist ata. Nga ana tjetër, e majta nuk favorizohet sot as për shkak të triumfit europian të së djathtës. “Financial Times” në një shkrim të ditëve të fundit analizonte këtë problem, ku midis të tjerash thuhej se: “…publiku është shumë skeptik ndaj të majtës, partitë qeverisëse të së cilës në dekadën e fundit kanë përdorur anët pozitive të gjeneruara nga kapitali i suksesshëm financiar për të mbështetur financiarisht programet e tyre sociale dhe në përgjithësi, publiku është edhe më skeptik për të majtën ekstreme, e cila ka pak eksperiencë për qeverisje ose s'ka programe qeverisëse”. Në këto kushte Rama dhe majtistët e tjerë shqiptarë do të jenë më të fituar nëse presin ca kohë duke u reformuar, për ta merituar denjësisht statusin e qeveritarit kombëtar, në momentin më të përshtashëm që mund të krijohet. Kjo s’do të thotë që ai dhe politikanët e tjerë të majtë të mos luftojnë e pretendojnë për pushtet, por do të ishte tragjike për ta që të vajtojnë kur i tërë populli ynë gëzon e qesh.

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi