Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reis Mirdita:Një NDAL shndërrimit në topth ping-pongu

Shko poshtë

Reis Mirdita:Një NDAL shndërrimit në topth ping-pongu Empty Reis Mirdita:Një NDAL shndërrimit në topth ping-pongu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 29, 2012 5:13 pm

Një NDAL shndërrimit në topth ping-pongu

Reis Mirdita:Një NDAL shndërrimit në topth ping-pongu Reis-miftari
Reis Mirdita

Preferencat dhe vendimet politike rregullojnë pulsin dhe bioritmin e një popullate në mënyrë të drejtpërdrejt duam ne ose jo se ashtu e tolerojmë vet ne! Sa herë që nevoja e don për të qëndruar në qendër të vëmendjes së popullit (lexo: votuesit), pushtetarët ngrejnë në këmbë me sehire të organizuara lokalitete të tëra e besa kohë pas kohe edhe katër anët e shtetit. Manifestim atje, buste këtu, ujë për pije në fshat (e vet fshati financon), vrap me pre shiritin… dhe qytetarët tubohen !!! Shum mirë gjer këtu, e përbinë qytetari këtë politikë ndoshta edhe nuk ka kush që e ndryshon me shkop magjik dhe e lëmë të vijoj për një kohë, pak të dëshpruar, pak të lodhur nga kjo komedi e pafund. Mua më brengos më shum nga kjo mosreagimi dhe mungesa e solidaritetit me viktimën e kësaj politike.

Pse vallë lejojmë të bëhemi lojtari i tretë i ping-pongut dhe t’u mëshojmë personaliteteve që politika i shndërron në celuloid; ata i mëshojnë, na i mëshojmë; ata me të zgjuar për kauzën e tyre personale e partiake, na në gjum për kauzën e letargjisë dhe luajmë me ta jo si kundërshtarë por si pjesëmarrës të heshtur e të dëgjueshëm gjer në varr.

Me vetura e makina tjera allafranga, me kuaj e gomarë, tupana e dëndëne tjera u nisëm për në manifestime… Për 100 Vjetor, kjo datë sublime MBARËSHQIPTARE. Jemi krenar për këtë, të gjithë ne pa dallim jemi krenarë. Por në të njejtën kohë organizohet një protestë paqësore nga ata që luftuan për të zgjëruar trojet tona të lira, ata që vazhduan rrugën e Lirisë që po zgjat akoma, thirrën me elan «… ejani sot, luftëtarët po burgosen e po lirohen … » dhe përgjegja e ynë nuk qe në nivel numerikisht. Lejojmë shum lehtë që të shndërrohen në toptha ping-pongu luftarët më të mirë shqiptarë. Arresto sot - liro nesër, burgos sot - lësho nesër… A do të dalim një ditë në mënyrë dinjitoze paqësore të manifestojmë kundër kësaj politike nga do që të vjen ajo?

Për mos me lënë përshtypjen e një konfuzi, sqarohem se nuk mbroj askend nëse delikt ka, por mënyra e shpërfytyrimit të personaliteteve nga kushdo që të jetë, nuk duhet të tolerohet nga vet ne. Këto dukuri, duhet të kenë përpara një NDAL të rreptë demokratik dhe të vlen për çdo kend që duhet të mbrohet nga të gjithë, pa ngjyra politike, me moral kombtar, me vetëdije kombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi