Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 30, 2012 11:09 pm

VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi
Nga vëllimi poetik, gati për botim, “TESTAMENTI”

Shumë gjëra mësova nga heshtja:
Që dielli nuk ka ngjyrë, mësova, dhe era nuk ka sy,
Që zemra gjak nuk ka dhe damarët i janë tharë,
Që puthjet nuk vlejnë as sa një kafé,
Që njerëzit kur janë dy, nuk bëhen kurrë dy.

Që fjalët janë pluhur dhe ikin nëpër ajër,
Që duart thjesht preken se kanë shumë ftohtë,
Që karuseleve lëkunden histerike manekine,
Pa fustane, me duar, pa sy,
Që tokë nuk ka të rrisë pemën “besë”....

Një nqerthull dijesh heshtja më mësoi dje, sot, tani.

Më penguan të çmuarat mësime,
Të arrija tek piedestali i vlerës “njeri!”

E mërkurë 21 nëntor 2012 ora 15:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – MËSIMI I HESHTJES – Poezi 319603_542275635799953_274541688_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi