Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët

Shko poshtë

EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët Empty EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 01, 2012 6:41 pm

EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët


EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët Largea_31655731354365106
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka thënë sot se avokatët mbrojtës të një rasti mund të kenë shpërndarë audio-incizimet e bisedave ndërmjet zyrtarëve të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, që më pastaj janë postuar në YouTube.

EULEX-i ka thënë se audio regjistrimet janë pjesë e një hetimi që është duke u zhvilluar dhe se ato u janë dorëzuar avokatëve mbrojtës dhe gjykatësve në Prishtinë, duke mos përmendur se për cilin rast dhe për cilin person që është nën hetim bëhet fjalë, raporton agjencia AP.

Një burim ndërkombëtar i sigurisë, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se përgjimi “është pjesë e hetimit për korrupsion në Ministrinë e Transportit”.

Në një aferë të tillë është akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Në YouTube janë publikuar disa biseda telefonike, që thuhet se janë përgjime të kryeministrit Thaçi dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të PDK-së. Në to është vënë në thumb kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

EULEX-i ka konfirmuar se bisedat e incizuara nuk janë të montuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi