Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Jasharajt janë themelet e lirisë

Shko poshtë

Haradinaj: Jasharajt janë themelet e lirisë Empty Haradinaj: Jasharajt janë themelet e lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 01, 2012 6:46 pm

Haradinaj: Jasharajt janë themelet e lirisë


Haradinaj: Jasharajt janë themelet e lirisë Largea_haradinaj-prekaz1354368748
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe sot, ka vazhduar me vizitat e tij tek heronjtë e Kosovës. Ai sot ka zgjedhur Prekazin dhe familjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, me ç’rast edhe ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.Haradinaj pas homazheve, të bëra, në kullën e familjes Jashari është pritur nga Rifat e Murat Jashari, ndërsa pas takimit dhe çmalljes me trashëgimtarët e Shaban, Adem, e Hamëz Jasharit, këtë familje e ka cilësuar si themelvënës të lirisë.
“Është nder me ardh në Prekaz, me i nderue njerëz të mëdhenj të kombit që janë në themele të lirisë sonë si komb. Po ashtu te takosh trashëgimtarët e familjes, njerëzit që vazhdojnë rrugën e paraardhësve. Me bacin Rifat, me Muratin. Dita e sotme ishte më shumë çmallëse dhe një ditë e reflektimit në krejt rrugën tonë deri këtu. Po ashtu edhe një mundësi e freskimit të ndjenjave dhe bindjeve që në të ardhmen me qëndrua në rrugë të drejtë në shërbim të vendit dhe të njerëzve. Faleminderit shumë në pritje”, ka thënë ai.
Ndërsa, djali i bacës Rifat, Murat Jashari, ka thënë se Ramush Haradinaj, e ka fituar një betejë të mundimshme, pra betejën e paqes, që e ka cilësuar si më të vështirë se sa betejat e luftës.
“Konsiderojmë se rasti në gjykatën e Hagës ka qenë një betejë e vështirë. Mos të bëjë krahasime me betejat e luftës, por konsideroj se beteja në paqe dhe beteja me drejtësinë është një betejë shumë ma e vështirë se sa ajo dhe sidomos kur beteja është në arenën ndërkombëtare. Konsideroj se fitimi i kësaj beteje i ka sjellë kuptim lirisë së vendit tonë, luftës dhe sakrificës që është bërë dhe për këtë e përgëzojmë dhe e urojmë Haradinajn”, ka thënë ai.Pas vizitës në Prekaz, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar edhe Klinën ku ka bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Mujë Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi