Vera DUSHI:PISHTARI I RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR RINDIZET NË PRIZREN !
Faqja 1 e 1

PISHTARI I RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR RINDIZET NË PRIZREN !
Aty ku më 10 Qershor 1878 u nis bashkimi kombëtar – te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 28 Nëntor 2012, nga Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) u mbajt festimi solemn me rastin 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që në atë kohë ishte Shqipëria e 4 (katër) vilajeteve shqiptare (Vilajetit të Kosovës, Vilajetit të Manastirit, Vilajetit të Shkodrës dhe Vilajtetit të Janinës), Shqipëria Historike.
Me shumë emocione dhe e veshur kuq e zi, u nisa në mëngjesin e 28 nëntorit 2012 nga Tirana për në Prizren. Ishte një mot me shumë shi, sikur Nëna Shqipëri, edhe pse në festën e 100 vjetorit të pavarësisë, po çante se nuk i ka bijtë e saj, Kosovën historike, Malësinë e Madhe dhe Çamërinë në gjirin e vet.
Në orën 6 nisi autobuzi. Me qëllimin e propagandimit të tubimit të FDBK-së në Prizren, u thashë të gjithë udhëtarëve për këtë ngjarje. Gjatë rrugës pashë se shumë makina të bashkëatdhetarëve tanë nga të gjitha trojet etnike shqiptare ishin duke ardhur në Republikën e Shqipërisë për të festuar ditën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë.
Unë arrita në kohë në Prizren dhe u orientova drejt Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shtëpi e veçantë për historinë e kombit shqiptar, sepse pikërisht më 10 Qershor të vitit 1878, atje u krijua Lidhja Shqiptyare e Prizrenit, që kishte në programin e vet, si hap të parë, krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar, me qëllim të mbrojtjes nga qëllimet grabitçare sllavo-greke, për të arritur drejt krijimit të një shteti të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.
Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një godinë e bardhë me dekor të kaftë. Rreth saj është një oborr i vogël në rreth dhe ka edhe një tribunë.
Në pjesën e tribunës u vendos dekori: Flamuri Kombëtar, parulla: Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar.
Një komb, një Flamur, një Shtet dhe një postër i titulluar:
Themeltarët e Shqipërisë Etnike, ku ishte fotografitë e Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Avdyl Frashëri, Ismail Qemali dhe
Hasan Prishtina, si dhe fotografitë e Herojve të UÇK-së: Adem Jashari, Tahir Sinani dhe Ismet Jashari-Kumanova.
Deri në nisjen e tubimit, u grumbullua shumë popull, gjë që i dha manifestimit një karakter madhështor.
Në orën 12 fiks nisi manifestimi. Prezantuesja e veshur në kostum kuq e zi me shqiponjë, Zonja Shpresa Berisha – Doda, kjo Shqiponjë e zbritur në Tokë, nisi me zërin e saj solemn paralajmërimin e intonimit të Hymnit Kombëtar. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe Hymni i dha jehonë Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më pas u mbajt një minut heshtje për të gjithë Dëshmorët e Kombit që e dhanë jetën për lirinë e tokës së Shqipërisë Etnike dhe për ribashkimin kombëtar.
Më pasShqiponja-prezantuese lajmëroi fjalimin e Zv.Presidenti i FDBK-së, z. Vesel Bojku nga Dardana e Republikës së Kosovës, që përcolli mesazhin e Programit të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) për vazhdimin e rrugës deri në realizimin e Shqipërisë Etnike. Fjalim mbajti edhe Kryetari i FDBK-së në Republikën Kosovës, z. Hysni Elshani nga Klina dhe Kryetari i FDBK-së në Republikën e Shqipërisë, z. Zef Çupi nga Mirëdita në Durrës.
Midis të tjerash, z. Hysni Elshani ka kërkuar: “Sot, këtu në Prizrenin historik, para tempullit të beslidhjes shqiptare, u bëjmë apel të gjitha forcave politike shqiptare, këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar që të mos bëhen pengesë e procesit të natyrshëm të bashkimit kombëtar, përndryshe do të përfundojnë në llumin e historisë. Populli ynë, po ndërgjegjësohet për ditë e më shumë së vetem bashkimi kombëtar do ta shpetoj dhe do ta bëj të rrugëtoj dinjitetshëm përkrah popujve tjerë. Asgjë nuk po kërkojmë më shumë, përvec asaj që i është mohuar që një shekull.”
Kurse z. Zef Çupi ka shpjeguar, në fjalimin e vet, edhe domëthënien e zgjedhjes së Prizrenit si vend manifestimi i FDBK-së, në 100 Vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar se Programi i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar është Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për realizimin të një shteti unik kombëtar shqiptar, Shqipëria Etnike.
Veprimtarja me origjinë shqiptare nga Rumania, Mona Agrigoroaiei, ka mbajtur një fjalë përshendetëse, duke nënvizuar domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar, “sepse të gjithë dëshmorët e kombit e kanë përmbushur amanetin e tyre për krijimin e shtetit të vetëm kombëtar, kurse ne të gjallët duhet të vazhdojmë rrugën deri në realizimin e Shqipërisë Etnike”.
Më pas fjalën e morën edhe mbesa e Isa Boletinit dhe pasardhësi i veprimtarit të Rilindjes Kombëtare, Ramadan Zaskoci.
Programi artistik është nisur nga katër nxënës të shkollës fillore, që recituan vjersha të mrekullueshme që mendoj se iu bëri përshtypje të gjithë të pranishmeve. Një djalë tjetër i shkollës së mesme ka recituar një poezi kushtuar dëshmorëve të kombit. Programi u përfundua me recitalin e këngëve popullore të grupit “Gurra” nga Gjilani, gjatë programit të të cilit edhe Kalaja sipër Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit u mbush plot dhe dy pleq filluan të hedhin valle në ledhet e Kalasë.
(*) Autorja është Zëdhënëse e Forumit Rinor të FDBK, Rinia Kombëtare Shqiptare (RKSH)
Tiranë, më 30 Nëntor 2012
Aty ku më 10 Qershor 1878 u nis bashkimi kombëtar – te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 28 Nëntor 2012, nga Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) u mbajt festimi solemn me rastin 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që në atë kohë ishte Shqipëria e 4 (katër) vilajeteve shqiptare (Vilajetit të Kosovës, Vilajetit të Manastirit, Vilajetit të Shkodrës dhe Vilajtetit të Janinës), Shqipëria Historike.
~REPORTAZH~
Vera DUSHI (*)Me shumë emocione dhe e veshur kuq e zi, u nisa në mëngjesin e 28 nëntorit 2012 nga Tirana për në Prizren. Ishte një mot me shumë shi, sikur Nëna Shqipëri, edhe pse në festën e 100 vjetorit të pavarësisë, po çante se nuk i ka bijtë e saj, Kosovën historike, Malësinë e Madhe dhe Çamërinë në gjirin e vet.
Në orën 6 nisi autobuzi. Me qëllimin e propagandimit të tubimit të FDBK-së në Prizren, u thashë të gjithë udhëtarëve për këtë ngjarje. Gjatë rrugës pashë se shumë makina të bashkëatdhetarëve tanë nga të gjitha trojet etnike shqiptare ishin duke ardhur në Republikën e Shqipërisë për të festuar ditën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë.
Unë arrita në kohë në Prizren dhe u orientova drejt Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shtëpi e veçantë për historinë e kombit shqiptar, sepse pikërisht më 10 Qershor të vitit 1878, atje u krijua Lidhja Shqiptyare e Prizrenit, që kishte në programin e vet, si hap të parë, krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar, me qëllim të mbrojtjes nga qëllimet grabitçare sllavo-greke, për të arritur drejt krijimit të një shteti të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.
Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një godinë e bardhë me dekor të kaftë. Rreth saj është një oborr i vogël në rreth dhe ka edhe një tribunë.
Në pjesën e tribunës u vendos dekori: Flamuri Kombëtar, parulla: Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar.
Një komb, një Flamur, një Shtet dhe një postër i titulluar:
Themeltarët e Shqipërisë Etnike, ku ishte fotografitë e Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Avdyl Frashëri, Ismail Qemali dhe
Hasan Prishtina, si dhe fotografitë e Herojve të UÇK-së: Adem Jashari, Tahir Sinani dhe Ismet Jashari-Kumanova.
Deri në nisjen e tubimit, u grumbullua shumë popull, gjë që i dha manifestimit një karakter madhështor.
Në orën 12 fiks nisi manifestimi. Prezantuesja e veshur në kostum kuq e zi me shqiponjë, Zonja Shpresa Berisha – Doda, kjo Shqiponjë e zbritur në Tokë, nisi me zërin e saj solemn paralajmërimin e intonimit të Hymnit Kombëtar. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe Hymni i dha jehonë Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më pas u mbajt një minut heshtje për të gjithë Dëshmorët e Kombit që e dhanë jetën për lirinë e tokës së Shqipërisë Etnike dhe për ribashkimin kombëtar.
Më pasShqiponja-prezantuese lajmëroi fjalimin e Zv.Presidenti i FDBK-së, z. Vesel Bojku nga Dardana e Republikës së Kosovës, që përcolli mesazhin e Programit të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) për vazhdimin e rrugës deri në realizimin e Shqipërisë Etnike. Fjalim mbajti edhe Kryetari i FDBK-së në Republikën Kosovës, z. Hysni Elshani nga Klina dhe Kryetari i FDBK-së në Republikën e Shqipërisë, z. Zef Çupi nga Mirëdita në Durrës.
Midis të tjerash, z. Hysni Elshani ka kërkuar: “Sot, këtu në Prizrenin historik, para tempullit të beslidhjes shqiptare, u bëjmë apel të gjitha forcave politike shqiptare, këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar që të mos bëhen pengesë e procesit të natyrshëm të bashkimit kombëtar, përndryshe do të përfundojnë në llumin e historisë. Populli ynë, po ndërgjegjësohet për ditë e më shumë së vetem bashkimi kombëtar do ta shpetoj dhe do ta bëj të rrugëtoj dinjitetshëm përkrah popujve tjerë. Asgjë nuk po kërkojmë më shumë, përvec asaj që i është mohuar që një shekull.”
Kurse z. Zef Çupi ka shpjeguar, në fjalimin e vet, edhe domëthënien e zgjedhjes së Prizrenit si vend manifestimi i FDBK-së, në 100 Vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar se Programi i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar është Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për realizimin të një shteti unik kombëtar shqiptar, Shqipëria Etnike.
Më pas, një intelektual të pavarur ka shpjeguar rrugëtimin 100 vjeçar të kombit shqiptar drejt ribashkimit kombëtar, një përmbledhje historiko-politike të të gjitha përpjekjeve shqiptare për arritjen e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar.
Veprimtarja me origjinë shqiptare nga Rumania, Mona Agrigoroaiei, ka mbajtur një fjalë përshendetëse, duke nënvizuar domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar, “sepse të gjithë dëshmorët e kombit e kanë përmbushur amanetin e tyre për krijimin e shtetit të vetëm kombëtar, kurse ne të gjallët duhet të vazhdojmë rrugën deri në realizimin e Shqipërisë Etnike”.
Më pas fjalën e morën edhe mbesa e Isa Boletinit dhe pasardhësi i veprimtarit të Rilindjes Kombëtare, Ramadan Zaskoci.
Programi artistik është nisur nga katër nxënës të shkollës fillore, që recituan vjersha të mrekullueshme që mendoj se iu bëri përshtypje të gjithë të pranishmeve. Një djalë tjetër i shkollës së mesme ka recituar një poezi kushtuar dëshmorëve të kombit. Programi u përfundua me recitalin e këngëve popullore të grupit “Gurra” nga Gjilani, gjatë programit të të cilit edhe Kalaja sipër Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit u mbush plot dhe dy pleq filluan të hedhin valle në ledhet e Kalasë.
(*) Autorja është Zëdhënëse e Forumit Rinor të FDBK, Rinia Kombëtare Shqiptare (RKSH)
Tiranë, më 30 Nëntor 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi