Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra

Shko poshtë

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra Empty Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 6:22 pm

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 260962_546432040_1431326572_n
Pal Sokoli

LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert

U promovuan dy Libra

Mark Krasniqi: “Kujtime dhe përkujtime “dhe Bajrush Morina: “Me dy burra të Kosovës”

Me 02.12.2012, Velbert

Me rastin e shekullit jubilar, të shpalljes së pavarësisë, ditës së Flamurit shqiptarë si dhe përkujtimit të ditëlindjes së ish Presidentit të Kosovës; Ibrahim Rugova, në Velbert të Gjermanisë LDK- Dega në Gjermani kishte organizuar promovimin e dy Librave të sipërshënuara. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të artdashësve dhe të simpatizantëve të kësaj partie si dhe me pjesëmarrjen e disa udhëheqësve politik gjerman të qytetit të Velbertit, Kryetarit të degës së LDK-së për Gjermani Qazim Bajgoraliu, Muharrem Sfarqes(kryetarit të porsazgjedhur të qytetit të Ferizajt të disa nga kryetarët e nëndegëve të LDK-se nëpër qytetet të ndryshme të Gjermanisë. Të pranishëm ishin edhe të dy Autorët e qe promovuan, Akademik Prof. Mark Krasniqi dhe gazetari dhe publicisti Z. Bajrush Morina (Kryeredaktor i Gazetës “Bota Sot”). Anëtarë të familjeve të heronjve Krasniqi dhe Sokoli si dhe Z. Anton Kola, aktivist dhe ish nënkryetar i kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova, Z. Sebastian Nuiqi, aktivist i mirënjohur humanitar dhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. .

Tubimin e hapi rapsodi i mirënjohur Agim Gashi me këndimin akapelle të himnit të Kosovës të propozuar nga vet ish presidenti I. Rugova.

Muharrem Sfarqa përshëndeti të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e Librave ,z. Mark Krasniqi dhe Bajrush Morina, pastaj mysafirët gjerman, Z. Dr. Paul Jürgen Stein, përfaqësuesin e SPD-së për Velbert Z.Völker Münschof, përfaqësuesin e CDU-së për Velbert Z. Burghardt Fülling si dhe Znj. Renate Fuks, përfaqësuese e SPD-së.

Për Librin e Z. Bajrush Morina”Me dy burra të Kosovës” foli Z. Anton Kola, qe pasi prezantoj autorin si njërin ndër gazetarët më të guximshëm i cili sot vjen me një Libër për dy persona më të rëndësishëm të jetës politike dhe kombëtare shqiptare. Këto dy figura të rëndësishme i prezantohen lexuesve pa ekzagjerime po ashtu siç ishin, shkencëtarë, publicist dhe prijës e strateg të mirë. Pastaj z. Anton Kola citoi disa pasazhe të Autorit dhe të personazhit nga ky Libër. Në angazhimet e tyre politike të këtyre dy figurave politike kishte ngjashmëri të dukshme siç janë; orientimi i tyre demokratik-europian bashkëkohorë posaçërisht me miqësi të përhershme SHBA-në, qasja dhe pikëpamjet ndaj traditës sonë familjare dhe kombëtare. Z. Anton Kola, rikujtoi edhe kohën kur kanë vepruar këta dy strateg të kombit, koha kur për fatin tonë vendosnin qendrat e ndryshme politike qe nuk ja donin të mirën kombit tonë, siç janë Moska, Stambolli dhe Beogradi. Pastaj z. A.Kola shprehi edhe keqardhje se në përkujtimin e 100 vjetorit të pavarësisë nuk ju dha vend i duhur këtyre dy figurave amblematike të kombit tonë. Për Akademik, Mark Krasniqin z. Anton Kolaj tha ”Profesor Mark Krasniqin e njoha si Profesor të shkëlqyer, si udhëheqës të shkëlqyer të partisë Demokristiane, si shkencëtar, etnolog që me veprat e tij mbrojti identitetin tonë si dhe shkollat shqipe sa herë qe ju ngushtohej e drejta e tyre. Profesor Markun e njoha në pajtimet e gjaqeve, qe me urtësinë e tij kontribuoj shumë”. Autori Bajrush Morina vetëm sa sjellë para lexuesve këta dy shkencëtarë dhe politikan qe brezave i lan një trashëgimi të çmueshme shkencëtare, dhe kombëtare. Duke përshëndetur autorin për veprën e tij dhe duke i uruar shëndet Profesor Markut, përfundoj fjalën e tij z. Anton Kolaj.

Autori, Bajrush Morina, përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje e sidomos për respektin qe keni për z. Ibrahim Rugova dhe për Profesor Mark Krasniqi i cili edhe pse në moshën 93 vjeçare na ka nderuar me pjesëmarrjen e tij. Z. Bajrush Morina tha “ Ju edhe pse jetoni në mërgatë jeni pjesë e Kosovës,edhe pse disa politikan ju kanë kthyer shpinën, ata kur kanë nevojë për vota ju shtrijnë dorën, po ju gjithmonë konsiderojeni veten pjesë të pandashme të Kosovës, kujtoni këta dy burra edhe pse z. Ibrahim Rugova sot nuk jeton, aç më tepër po e shohim se po na mungon, po zoti e deshi ta kemi të pranishëm z. Mark Krasniqi qe na inkurajon qe ta ndjekim dhe ta duam filozofin dhe idenë e tij”.

Rapsodi dhe poeti Agim Gashi këndoj me plot emocione një këngë elegji për Ibrahim Rugovën “Si të festojmë pa ty në ballë” e cila me plot emocione u mirëprit nga të pranishmit.

Takimin e përshëndeti kryetari i CDU-së për Velbert z. Burghardt Fülling, i cili falënderoj përzemërsisht për ftesën. “ Kisha nderin të jam pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë, me vjen mirë shumë qe jam prezent kur ju festoni edhe 100 vjetorin e pavarësisë dhe ditëlindjen e të ndjerit President Rugova i cili ka merita të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Unë ndjehem shumë mirë kur shoh se ju ndjekeni rrugën e presidentit Rugova qe si orientim kishte Europën dhe Nato-në. Unë besoj se Kosova do ta gjejë shpejt rrugën deri të integrimi evropian, familje qe ajo veç i takon” përfundoj z Fülling.

Kryetari i Degës së LDK-së z Qazim Bajgoraliu, shprehi kënaqësinë qe shumica e konsiderueshme ndjek rrugën e Rugovës, rrugë qe dita ditës po na bëhet edhe me e qartë se sa e rëndësishme është rruga e tij. Z Bajgoraliu përshëndeti të gjithë organizatorët dhe mysafirët gjerman,e sidomos autorët të cilët gjetën mu ditëlindjen e z Rugova për promovimin e librave të tyre. Z. Muharrem Sfarqa në emër të komisionit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman shpalli edhe disa mirënjohje për kontribut të veçantë në mbështetje të miqësisë se dy popujve, atyre shqiptarë dhe gjerman, për z.. Paul Jürgen Stein, për z. Fülling dhe për z.Völker Münschof.

Fjalën e mori Akademik. Profesor Mark Krasniqi.

“Ju falënderoj përzemërsisht qe keni ardhur sot ta respektoni para se gjithash presidentin Ibrahim Rugova, i cili na ka lënë në kohën më të vështirë edhe pse në sajë të angazhimeve të tij dhe miqve të tij e kemi Kosovën të lirë, neve na ka mbetur edhe shumë punë, se Serbia e ka uzurpua pjesën veriore të Kosovës, aty nuk ka institucion paralele, po okupim klasik, se për të qenë paralele do të duheshin të udhëheqin dy faktor politik, e aty kemi vetëm një, atë serb. Pra pjesa veriore e Kosovës është e okupuar e kjo nuk është politikë e re e serbëve, ajo ka për bazë një politikë të vjetër qubrilloviqiane qe ka për qellim zhdukjen e popullit shqiptarë nga trojet e veta”,. Pastaj Prof. Mark Krasniqi përmendi edhe Toplicën e asimiluar e cila me 1876 u okupua nga Serbia dhe atje janë zbrazur 600 katunde shqiptare, dhe afër 730 katunde të përziera etnikisht, qe sot nuk ka mbetur asnjë shqiptarë. Në saje të shpatës dhe të gjenocidit serb. Qellim të njëjtë kishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili e humbi luftën politike me Ibrahim Rugovën i cili përvetësoi shtetet më të forta në dobi të çështjes sonë. “Çështja shqiptare nuk është e zgjidhur përfundimisht, ajo zgjidhet kur të krijohet Shqipëria etnike ku jetojnë populli shqiptarë sot e kësaj dite”. Profesori i falënderoj popullin gjerman qe kanë ndihmuar shqiptarët tradicionalisht, kishte shumë albanolog gjerman, pastaj këta edhe dinë shumë mirë ta çmojnë lirinë dhe unë besoj se nuk do të gjejnë miq më të mirë se shqiptarët. Pastaj rapsodi Agim Gashi këndoj edhe një këngë për Prof. Mark Krasniqin.

Për kontribut të veçantë në frymën rugoviane u ndanë dy mirënjohje autorëve; z. Mark Krasniqi dhe z. Bajrush Morina. Mirënjohjet i ndanë z. Muharrem Gashi dhe z. Qazim Thaqi.

Akademik Mark Krasniqi u falënderua për mirënjohjen dhe tha se mirënjohja ime më e madhe është dhe ishte ajo qe unë isha bashkëpunëtorë i z. Ibrahim Rugova.

Manifestimi i sotëm dëshmoj se sa e nevojshme është filozofia rugovjane, filozofi qe nuk ishte në shërbim të vetvetes, po në shërbim të kombit, në shërbim të Kosovës. Autorët vetëm sa na prezantuan edhe njëherë frymën e një filozofie qe si rrugë kishte demokracinë evropiane si ideologji dhe NATO-në si mburojë të sigurt dhe në miqësi të përhershme me shtetet e bashkuara të Amerikës. Mbresa të pashlyeshme la vitaliteti i Profesor. Mark Krasniqit qe me një moshë gati një shekullore i përballoj pa vështirësi këtij manifestim letrarë, përkujtimor dhe festiv.

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 21631_10151122945442041_569450268_n
himni
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 29349_10151169155364077_1517053375_n

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 424805_10151122945612041_1748897052_n
Publiku
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 60874_10151122945822041_1491496401_n
Publiku
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 530431_10151122946202041_968376176_n

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 577850_10151122946567041_1539706344_n

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 382057_10151122947007041_1668457725_n

Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 155396_10151122947192041_353393792_n
Qazim Bajgoraliu
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 315726_10151122947877041_265151648_n
Personalitet e dites
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 559788_10151122948272041_1549080958_n
Muharrem Sfarqa
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 486949_10151122948462041_940061121_n

Qazim Thaqi i ndane mirenjohje z. Bajrush Morina
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 487056_10151122948612041_1889276536_n
Muharrem Gashi i ndane mirenjohje z.Mark Krasniqi
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 530316_10151122948887041_1088303089_n
Politikanet gjerman t,me mirenjohjet
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 261480_10151122949157041_957667883_n
Bajrush Morina dhe Pal Sokoli
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 532363_10151122949337041_2007329404_n
Mark Krasniqi,Muahrrem Sfarqa dhe Muharrem Gashi
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 481815_10151122949642041_432962064_n
Tome Sokoli,familja Kolaj dhe Mark Krasniqi
Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra 424941_10151122949797041_529090372_n

Pal Sokoli dhe Mark Krasniqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi