Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrihen brutalisht dy studentë turq, nga huliganët sllavomaqedonas

Shko poshtë

Rrihen brutalisht dy studentë turq, nga huliganët sllavomaqedonas Empty Rrihen brutalisht dy studentë turq, nga huliganët sllavomaqedonas

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 6:36 pm

Rrihen brutalisht dy studentë turq, nga huliganët sllavomaqedonas


Rrihen brutalisht dy studentë turq, nga huliganët sllavomaqedonas Largea_student_7771714291354545814
Vetëm pse i kanë dëgjuar duke folur në gjuhën turke, një grup huliganësh sllavomaqedonas duke u kthyer nga ndeshja e mbrëmshme e hendbollit që është luajtur në sallën e Kalasë, kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht dy studentë turq nga Radovishi. Incidenti ka ndodhur mbrëmë reth orës 20:30 minuta afër Akademisë Maqedonase të Shkencës, në momentin kur dy studentët kanë qenë duke u kthyer nga Vero qendra, për në Çarshinë e vjetër. 21 vjeçari Ibrahim Ali ka pësuar më së rëndi. Huliganët e kanë sulmuar atë dhe pasi ka rënë në tokë, më këmbë i kanë shkelur në kokë dhe fytyrë. Rrëfimin për këtë sulm për ALSATM e tregoi studenti tjetër Mumin Sheref, i cili gjithashtu ishte sulmuar nga huliganët por fatmirësisht ka kaluar me plagë të lehta. Ibrahim Ali për momentin ndodhet në neurokirurgji. Nga atje njoftojnë se gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetën por me lëndime të rënda në kokë, gjakderdhje të brendshme dhe këmbën e thyer.

“Ne ishim me shokun bashkë, ai ishte pak pas meje dhe kur e pashë se ka rënë në tokë. Kur e ktheva kokën, në atë moment sulmoi njëri në fytyrë. Kur e pashë përsëri atë me këmbë e sulmonin në kokë dhe ikën menjëherë. Ata ishin rreth 7 apo 8 persona’, tha Mumin Sheref, studenti i rrahur.

Sulmin ndaj dy studentëve të përkatësisë etnike turke, e dënoi edhe ambasadori i Turqisë në vend Halil Gurol Sokmensuer dhe deputeti turk Kenan Hasipi, të cilët në spital vizituan të lënduarin Ibrahim Ali.

“Sipas informatave që kishim, gjendja shëndetësore e Ibrahim Ali ishte serioze, tash biseduam me kirurgun dhe na njoftuan se gjendja e tij është përmirësuar. Është një situatë për të cilën jemi të shqetësuar pasi janë studentë dhe nuk kanë probleme tjera përpos mësimit. Shpresojmë se situata nuk do të eskalojë, pasi që sulmit të këtyre vagabondëve popullata turke nuk do ti kundërpërgjigjet, pasi populli turk është popull paqedashës”, tha Halil Gurol Sokmensuer, ambasador i Turqisë në Maqedoni.

Deputeti turk në Kenan Hasipi apeloi deri tek bashkëqytetarët e përkatësisë etnike turke të jenë të qetë pasi hakmarrja nuk është në kulturën e tyre. Ai kërkoi nga autoritetet e rendit ti kapin autorët, pasi sipas tij është e pa mundur të mos i gjejnë ata, kur në të njëjtin vend ka shumë kamera të sigurimit.

“Ne si Partia Demokratike e turqve dhe ne emër të popullit turk shprehim revoltin tonë të thellë në mënyrë se si disa njerëz sillen ndaj qytetarëve që janë me përkatësi tjetër etnike. Rastet e fundit gjatë javës së kaluar mes cilëve edhe një sulm ndaj një turku nga Koliçani, është dëshmi që MPB duhet më me seriozitet të merret me këto raste, pasi mund të vihet deri tek mos durimi ndëretnik dhe urrejtja, me pasoja të mëdha për shtetin”, tha Kenan Hasipi, deputet.

“Për fat të keq, këta në atë moment kanë folur në mobil në gjuhën turke edhe për të arsye është ndodh incidenti. Shpresoj se sa më shpejtë MPB duhet të reagojë dhe personat të dalin para gjyqit. Këta dy studentë me të vërtetë janë më të shkëlqyeshëm dhe nuk kanë pasur kurrfarë problemi në konvikt dhe studime”, tha Sulejman Baki, kryetar i Organizatës ‘Ensar’.

Ministri e Brendshme njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit dhe kapjen e sulmuesve. Nga atje nëpërmjet komunikatës njoftuan: ‘Janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e kryerësve të sulmit dhe zbardhjen e plotë të rastit’, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sulmi ndaj dy studentëve të përkatësisë etnike turke, vjen pas promovimit të këngës së re të tifozëve maqedonas me të cilën pretendohet se Maqedonia është vetëm e maqedonasve edhe vetëm një ditë një ditë pas atij që u evitua në afërsi të Bit pazarit, ku gjithashtu një grup tifozësh, në autobus kishin filluar të fyenin shqiptarët dhe kanë tentuar të djegin flamurin shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi