Fatmir Minguli:FUNDO- THELLIM NE SUBKOSHIENCEN POETIKE
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:FUNDO- THELLIM NE SUBKOSHIENCEN POETIKE
Fatmir Minguli:FUNDO- THELLIM NE SUBKOSHIENCEN POETIKE
Shënime për vëllimin poetik “Fundo” të Agim Matos
Opinionet e reja shihen gjithmonë me sy të shtrembër e zakonisht kundërshtohen për të vetmin fakt se nuk ngjajnë me të zakonshmet.
John Locke
Përpara kam librin më të ri të poetit Agim Mato që e ka titulluar “Fundo”,titull që më kujtoi emrin “Tetro’” të filmit të fundit që u shfaq ne festivalin e Filmit ,vjet ,në Durrës, te regjisorit amerikan Frensis Ford Kopola, e që më kandisi të them se titulli “Fundo “ është thjeshtë për efekte tingëlluese.
Gabimi bëhet më se evident mbasi lexon të gjithë librin me poezi e kur kupton se fjala që merr përsipër barrën e titullit të librit ka të bëjë me zhytjen në thellësitë e detit Jon.
Kështu fillon ky libër befasues me opinione të reja të cilat shpalosen në të gjitha poezitë e këtij libri jonian. Opinionet e reja janë në radhë të parë si një artificë për të ndërtuar poezinë jo si të tjerat, po ku konfrontimi inteligjent i poetit e bën lexuesin të afërt dhe e afron ndaj vetes.
Një nga këto mjeshtëri është dhe kontrasti i përgjithshëm dhe i veçantë. Kontrasti i afrohet filozofisë dhe të kundërtat e këndshme përqafojnë njëra tjetrën. –Një hap më tej fillon gjithësia…-kështu fillon poezia e bukur “Jon” e ku pegasi i poetit fluturon krejt i shkujdesur në hapësirat blu të Jonit biblik.
Libri i parë i poetit Agim Mato u titullua “Jug” e sapo doli në vitrinat e librarive në vitin 1969 ,u hoq që andej dhe u fundos në kazanët e letrave të ndaluara. Një fundosje që ja mbajti frymën pezull për tridhjetë vjet me radhë deri sa botoi “Jashtë eklipsit” , libër poetik që i ktheu frymëmarrjen.
Dhe ja, libri i vogël “Fundo” i mbushur me ajrin e pastër të lirisë e të kthjelltësisë njerëzore. Filozofi i madh anglez Xhon Loku, citimin e të cilit e solla me lart, jetoi në shekullin e 17-të dhe hodhi bazat e konceptualitetit të lirisë njerëzore por sistemi totalitar që kaluan shqiptarët privoi nga liria jo vetëm poetët, por dhe intelektualët e fushave të ndryshme të jetës….
Fundo- do të thotë të fundosesh, të zhytesh në fundin e detit , aty ku “në atë xham të lëngshëm halucinacionesh,/të gjenim se nga vinte ajo oshtimë/ Brenda mushkrive të pafundme të detit./
Fundo- është simboli më i saktë i këtij libri dhe simboli përmban një tërësi temash e që të gjitha të fundosin në labirintet e shpirtit poetik të Agim Matos.
Opinionin e ri poetik Agim Mato e jep shumë konciz te poema “Akrokeraune”. Sa shumë poetë kanë folur për malet Akrokeraune, sa retorika e reminishenca janë vargëzuar…!
Por askush nuk e tha se “ nuk e shkova ndërmend arratinë nga ky atdhe/prej guri, prej deti, prej telash me gjemba / edhe atëherë kur këto do të bëheshin/vuajtjet e mia, burgimi im./ Ai habitet me ardhjen e Çajld Haroldit në Akrokeraune ,i lodhur e i penduar nga orgjitë londineze,habitet pse iku Kadareja e nuk donte të ikte Bilal Xhaferri nga Shqipëria! Por poeti i Jonit e ngre lart shpirtin e pastër të fisit e të popullit shqiptar që është , ka qenë dhe do të jetë akrokeraun!
Prandaj ai hakërrehet për kohën e absurdit të teorive soc-realiste , kohën :
Kur futnin në vrimë të gjilpërës metaforat,
Kur shfrynin krahasimet si tullumbacet,
kur vinin ustallarë të shqepnin alegoritë
Dhe vendosnin kamera të fshehta në tavanet
e ëndrrave.
(Socrealizmi)
2
E poeti vazhdon me finesë të japë poezinë “Zhurmuesit televizivë” , me një thjeshtësi të pabesueshme arrin të rikrijojë tablotë komikotragjike të teatrit të një skllavërie te re të shpirtit njerëzor. Opinionet që përshfaq poeti Agim Mato në librin “Fundo” ngërthehen nga kontradiktat ,të cilat jepen me gjuhë poetike të thellë e pastaj ashtu butë e butë i këndon gruas duke u kujtuar se ajo është e pandashme ,e i kthehet asaj : “Po kur pashë siluetën tënde/ të brishtë, të imët, të dilte/nga brinjët e mija/dhe të fanepsej para meje/duke humbur në mes të turmës. u vura të të gjeja ty…/
Po butësia e poetit është prapë e thellë .Ai bën “fundo “ deri në zemër të palmave .--Elegji për palmat e Sarandës—do ta quaja poezinë “Vdekja e palmave” ,një vajtim pa fund ,vajtim që nuk gjen qetësim askund.
Duke jetuar në vende përrallore si vetë Butrinti, Buneci apo Akrokeraunet, poeti bëhet njësh me mitet e legjendat, me personazhet e librave të Shenjtë e ta shoh Sarandën tej e përtej rrethuar me mjegullnajat shekullore të argjendta të historive të mëdha të shqiptarëve. “Arka e Noes “ është një nga poezitë me më shumë labirinte të subkoshiencës poetike .Me një gjuhë filozofike Agim Mato na flet për apokalipsin e pritshëm. Por ai nuk e përfill Apokalipsin apo Zbulesën e Gjonit, por na ngreh siparin e një skene tjetër apokaliptike ,më të rrezikshme se apokalipsi natyror ose fundi material i botës sonë. Apokalipsi i shpirtit të njeriut!Ja si na fut në këtë labirint shpirtëror poeti Agim Mato:
Po si ta merrte me mend i gjori , plak
Se në ato çaste
Bijtë e tij, Simi,Hami, dhe Jafeti,
Ende pa shkelur në tokë,
Grindeshin
Duke ravijëzuar kufijtë e perandorive të nesërme?
“Arka e Noes”
***
Në faqet e këtij libri lexuesi do të gjejë dhe disa kushtime për njerëz të veçantë, shqiptarë të përmasave të mëdha shpirtërore e që janë Marie Tuci, Jusuf Gërvalla, Ali Podrimja,Fatmir Terziu, Andrea Zarballa, Pandeli Koçi. Në parim , nuk e shoh të udhës kushtimin që poeti i bën një poeti apo dikujt tjetër,edhe them se mund të jetë e kufizuar. Por dhe këtu thyhem nga opinion i ri që Agimi na servir duke nxjerr në pah jo vetëm shpirtrat e këtyre njerëzve të nderuar por dhe shpirtin e tij.
Rënqethesh tek lexon poezinë për shqiptarin e madh të Kosovës , Jusuf Gërvalla. E kush i harron ato lajme që erdhën nga Mynihu tek e vranë në mes të rrugës e në lulen e rinisë!? E të mendosh se poezinë për të Agimi e ka shkruar në 1982! Me Ali Podrimen vetëm pak para muajsh u takua në Sarandë në takimin e Jonianëve e ai ,Aliu s’është më!
Shpirti i padukshëm i Agimit shfaqet haptas tek i thotë njeriut të mirë Pandeli Koçi ,”emri i të cilit nuk shkruhet në libra” po veçse emri është i një ishulli e mbiemri i një mali e kështu ai troket në portat e letërsisë me emrin Sazan Goliku.
Ndërsa me Fatmir Terziun ai kënaqet me shpirtmirësinë e tij që punon pareshtur për shqiptarët, njeriu sa i zoti aq dhe i thjeshtë. ”Dyqan Virtual” e quan me të drejtë Agimi portalin elektronik të Fatmir Terziut, “ Fjalën e lirë”, shtëpinë e madhe të shqiptarëve. E po kështu mund të shkruhet edhe për Andrea Zarballën, Marie Tucin por dhe këngëtarin zezak.
3
A nuk janë këto shprehje të një mendimi ndryshe në poezinë tonë, që në përgjithësi trashëgon moton e monizmit se mbasi të vdisje do të shkruhej! Ky është guximi i poetit tonë të dashur Agim Mato. Në të
gjitha këto poezi përkushtuese ndjehet pulsi aritmik, ndjehet një psherëtimë dikur e ndaluar të shprehej, ndjehet një inat me veten dhe shkruan për një nga 40 martiret katolikë të Shqipërisë ,Marie Tucin që e vranë në vitin 1950, në moshë krejt të re.
Paralelizmi që bën Agimi në poezinë kushtuar Andrea Zarballas me poetin tonë De Rada dhe atë grek Konstantin Kavafis është një model poetik për tu pasur zili.
Përhumbem edhe unë,
ndërsa Andrea, më uron mëngjesin
dhe bën sikur ka mijëra vjet që jeta rrjedh e tillë,
sikur ka mijëra vjet që ne, te kafe “Riviera’,
në vend të cigareve
këmbejmë poezitë në gjuhët tona-
unë si një De Radë,
ai si një Kavafis.
“Andrea Zarballa”
***
Në fund të librit jonian “Fundo” poeti zhytet në kujtimet e fëmijërisë e cila , për mendimin tim garon me poemën “Qafë Botë”, botuar në librin e po këtij poeti “Jashtë eklipsit”.Aty gjen imazhet e dhëna drejtë për së drejti, diversitetin e vizioneve gjatë kalimit të kohërave, qetësinë e shpirtit poetik në një det bunacë,”Vajzën e largët me fustanin prej deti,/duke pritur të dashurin e saj/ të kthehej/me një anije të bardhë,/nga brigjet e prapsme të Mesdheut./
Pa frikë unë do ta quaja këtë poemë si një epope mesdhetare ku sinqeriteti i shqiptarit është i papërshkrueshëm e ndoshta i pakuptueshëm nga ndonjë i huaj. Shkruar gjatë një periudhe të gjatë kohore 1972-2012, poema na thellon mendimet e fshehura e të hapura të poetit ,ku natyra është bashkë autore me Agimin ,ku deti me anijet e ndryshme ishte aq afër dh aq larg,pjergulla që “ gërvishte me duart e gjelbra shushurimat e lehtësuara”!
Fundot e poetit janë të shumta në këtë poemë. Takimet me fundin e shpirtit poetik janë dallgë ,dallgë e të japin përshtypjen ,tek lexon poemën, sikur tundesh nga një cunam i vogël e ti i ndjen tronditjet edhe pse frikësuese, në shpirtin tënd dhe pastaj qetësohesh duke medituar…
A nuk është ky qëllimi i poetit?
Fatmir Minguli
Durrës,1 dhjetor 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi