Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Sami Lushtaku i donë ‘’Shumë nënat tona’’ ?

Shko poshtë

Gazmend Islami:Sami Lushtaku i donë ‘’Shumë nënat tona’’ ? Empty Gazmend Islami:Sami Lushtaku i donë ‘’Shumë nënat tona’’ ?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 11:36 am

Gazmend Islami:Sami Lushtaku i donë ‘’Shumë nënat tona’’ ?





Gazmend Islami:Sami Lushtaku i donë ‘’Shumë nënat tona’’ ? Gazmendislami-150x150
Gazmend Islami
Nuk duhet të ndihet i fyer Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nga ato që dëgjohen në përgjimet që janë bërë, dhe ato që thuhen për të. Ai duhet të ndihet mirë dhe i qetë karshi atij që flet për të. Një kryekriminel një hajdut një përdhunues një kapadai një idiot një burrë që shau nënën e Skenderbeut, nënën e Ismajl Qemajlit, nënën e Azem Bejtës, nënën e Zahir Pajazitit,nënën e Adem Jasharit, nënën e çdo shqiptari që e shau burri i “Kosovës”, ish Komandanti i zonës operative të Drenicës. Kam dëgjuar moti për të por nuk do të mund të merrja me mend që një burrë të krekoset që ishte “bashkëluftuar” i Adem Jasharit të marr për gojë atë familje. Ajo familje është e shenjët ajo është vetë Shqipëria, ajo është gjaku , ajo është heroizmi atë nuk guxon ta përgojoj as të shan dhe fyen askush . Pa dashur të hyj në tema politike po flas njëherë vetëm për atë “trimin” që shan nënat shqiptare ato nëna të cilat me mundin e tyre me sakrificën e tyre me gjakun e tyre rritën bijtë dhe bijat duke i thurur lavdi heronjve.

Këtij as emrin me ja shqiptua nuk po mundem se po mi fëlliq edhe shkronjat e alfabetit të manastirit sepse i ka fye edhe nënat e tyre. Ky ka fyer nënën e Jakup Krasniqit, ajo nënë e cila e rriti personalitetin e tij. Krasniqi dihet për burrërit e tij, këtë më së miri e tregojnë ata të cilët mbajtën burgun së bashku me të. Thonë se ishte i pathyeshëm në ideale, thonë se nuk trembej dhe të gjithë të tjerët e merrnin si shembull për qëndresën e tij, ky burrë ishte edhe bartës i të gjitha proceseve politike në Kosovë që nga rinia e tij. E Lushtaku nuk hezitojë që për disa herë ta quaj qen dhe ta përgojoj nënën e tij Loke, nuk u ndal me kaq tha se: duhet me ja tregua vendin edhe sikur të ishte i biri i Adem Jasharit, ne që nuk e dimë çka do me than me vendin që ky ju paska treguar shumë të tjerëve, duhet të dalë e të na tregoj çka nënkupton me vendin, a është me e rrah apo me e burgos apo edhe ndoshta me e vra ,të gjitha këto hipoteza mund ti ngrisim tash. Nëse nuk ndihet i turpëruar që të kërkoj së pari falje publike e më vonë të shkoj tek nëna e Krasniqit apo tek varri i saj e ti kërkoj falje më vonë të gjitha nënave shqiptare po ky duhet të vijë edhe tek nëna ime ti kërkoj falje. Përndryshe nëna ime plak më tha “është mirë me shkua krejt na nënat bashkë te shpija e tij e me i than o qen a po na donë tanëve”. Mundesh me marrë me mend sa zemër plasur duhet të jetë një nënë shqiptare kur shprehet kështu. Unë personalisht i thash nënës se do të ju përkrahi derisa ai të largohet nga politika dhe të kërkoj falje, prandaj ai mos të mendoj se nuk do të turpërohet një ditë për të bëmat e tij. A thue si ndihet Adem Grabovci i cili pa fije turpi sikur laviret që zgërdhihen para klientëve të vet përgojonte e raportonte tek shefi i SHIK-ut. Grabovci kërkonte punësime familjare pa kritere tek Dada Çitaku. Ndërsa Hashim Thaqi belbëzonte me shprehjet: pronto ,pronto fliste pa kontroll sikur të kishte Alzheimerin herë pas herë shtronte pyetjet e njëjta e herë pas here tregonte për ngurtësinë e tij shpirtërore dhe inatin që kishte karshi Kryeparlamentarit Krasniqi duke e quajtur edhe me emrin Jakupovski.

Pra gjithë këtë përshkrim të përgjimeve e bëra si një qytetar i vendit i cili në këtë mënyrë ju drejtohem të lartpërmendurve që të japin dorëheqje dhe të kërkojnë falje publike para qytetarëve të vet.

Do të ishte obligim moral e etik që të jepnin dorheqje jo vetëm personat e apostrofuar në bisedat e përgjuara por komplet qeveria. Argmentet që japin në këto biseda jo vetëm që do të duhej të iknin nga qeveria por përgjegjësia individuale është edhe ma e madhe te disa ministra të cilët janë përgjuar dhe ata do të duhej që të ndiqen edhe penalisht.

- Prokurori exificio do të duhej menjëher të filloj hetimet kundër së paku 3 personave të apostrofuar ( Vlora Çitaku, Sami Lushtaku dhe Adem Grabovci), e para flet për nepotizëm për pranimin e familjare të Adem Grabofcit dhe e dyta e kryatari i Komunës së Skenderajt dhe Adem Grabovcit të cilët e kërcnojnë Krytarin të Kuvenndit të Kosovës Jakup Krasniqit.. Qytetarëve të mijë ju them a nuk po e shihni se kriminelët janë në krye të shtetit të cilët qeshin dhe bëjnë plane për skijime ata nuk mendojnë a ka dikush bukë. Po të ndodhte diçka e tillë në botën demokratike ajo qeveri nuk do të mund të mbijetonte as 24 orë por ne jemi “suigeneris “dhe duhet të futemi në librin e genisit për qetësin./GazetaDitore.com

Autori është analist politik dhe gazetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi