Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut

Shko poshtë

Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut Empty Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 4:18 pm

Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut 417976_2842847627214_383955462_n
Kozeta Zavalani: Pavdekësi
Kushtuar poetit kosovar T.Deskut


Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut Tahir-desku
Me lulemimozat çelëm të dy,
brymë yjesh mblodhëm bashkë

e me pasion thurrëm poezi,
ndaj k’të fillim marsi të kujtoj ty
me këngëvajet e rimave e vrimave
që të dhuruan përjetësi.

Ngarkuar me 55 trëndafila dielli
si pasthirmat e tua mbi asfalt
që gëlltiti heshtja atë natë
mbi lëkurën e ngrirë të asfaltit,
dhimbja ime për ty, frymën ndal.

Në fashitjen e butësisë së ëndrrave
u shuan yjet e syve të tu, Tahir.
Për ty hëna zbriti nga qielli,
duke mbledhur eshtrat me pahir.

Ti mes yjesh nga lart më vështron.
Zëri yt i qetë troket tani
nga Prejardhja e dashurisë fluturon
me Engjëjt e lirisë përsëri.

Mbi biografine e pashkruar çahet qielli,
ti bërtet në Idil e vetmi
korijet nga trimëria jote meken
e ti pyet në shqip e anglisht:
Në cilin gjeth e kam vdekjen?

Vdekjejeta varur në rrezet e diellit,
zbut përjetësinë e heshtjes së qiellit,
mbushur me detin bosh të territ,
që grabit drithërimën e yjeve
nga rrjedha e ujit në lirinë e pyjeve.

Ëndrra jote për pavarësinë e Kosovës
fluturoi lart në yllësi
shkëputur nga thonjtë e petkave të territ
që u rrëzua Kroit të mbretit
e mbeti e lirë në përjetësi.

Tok me dhimbjen yjet
natën më dysh e ndanë,
e të fshehën hapësirave të qiellit,
që pavdekësinë shpërndajnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi