Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presin sqarime për përmbajtjen e IBM-it

Shko poshtë

Presin sqarime për përmbajtjen e IBM-it Empty Presin sqarime për përmbajtjen e IBM-it

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 6:41 pm

Presin sqarime për përmbajtjen e IBM-it


Presin sqarime për përmbajtjen e IBM-it Largea_jarinje1354719802
Në Prishtinë nuk ka shumë optimizëm në lidhje me dakordimin për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit dhe asaj për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë, përkatësisht Beograd, si rezultat i takimit të fundit ndërmjet kryeministri të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Po ashtu, potencohet se përmbajtja e këtyre marrëveshjeve ende nuk është bërë publike, kështu që priten sqarimet shtesë të kryeministrit Hashim Thaçi, të cilat ai zakonisht i bën para Kuvendit të Kosovës.

Sidoqoftë, pas takimit të tretë me homologun e tij nga Serbia, të mbajtur në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi se është arritur pajtimi për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për vendkalimet kufitare, e njohur si IBM, si dhe ajo për hapjen e zyrave ndërlidhëse.

​​“Jemi dakorduar që të punojmë maksimalisht për zbatimin e marrëveshjes së IBM-it që do të fillojë me dy pika më datën 10 dhjetor. Ky do të jetë edhe një sukses i këtij procesi për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë që nënkupton natyrisht edhe vendosjen e kufirit mes shteteve tona".

"Gjithashtu, jemi pajtuar për hapjen e zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Serbi dhe Serbisë në shtetin e Kosovës”, është shprehur ndër tjera Thaçi.

Në interesimin e gazetarëve për çështjen e pranisë së simboleve shtetërore, në vendkalime kufitare, Thaçi ka deklaruar se nëse Serbia nuk i vendos simbolet, nuk do t’i vendos as pala kosovare.

Ndërkaq, në Prishtinë, më shumë sesa pajtimi për fillimin e zbatimit të marrëveshjes shprehjet interesim për detajet tjera të saj. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se IBM-i nuk është një marrëveshje e re, pasi që ajo është arritur qysh në fazën e bisedimeve teknike.

“Çështja e IBM-it është rezultat që është thënë më herët, i takimeve të ashtuquajtura teknike. Domethënë mbetet të shihet kjo si edhe zbatimi i saj”, ka thënë Beqiri.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate me shkrim a vlerësuar se Thaçi dhe Daçiq janë dakorduar në fakt për autonominë e veriut, pasi që pjesa e marrëveshjes për financimin e strukturave në veri nga taksat doganore, sipas kësaj partie politike, u mundëson atyre të financohen edhe nga paraja publike e Kosovës.

Ta ndash veriun e vendit nga sistemi fiskal i Kosovës nënkupton se ua lënë strukturave atje ta përcaktojnë sistemin e vet fiskal, vlerëson Vetëvendosje.

Ndërkaq, analisti politik nga instituti KIPRED, Ardian Arifaj, ka vlerësuar se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të merret me rezerva, marrë parasysh përvojën nga e kaluara, pasi që ky vend nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Para se marrëveshjet e prezantuara të vlerësohen përfundimisht, edhe Arifaj ka preferuar që të pritet edhe qartësimi i detajeve të tyre. Arifaj pret që të sqarohet sidomos çështja e doganimit të mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe ideve që mjetet të derdhën në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicën serbe.

“Sidomos ajo që prezantohet si ide që të hyrat e mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë t’u dedikohen komunave në veri të Kosovës dhe të mos doganohen në Kosovë që do të ishte cenim i integritetit dhe njëshmërisë (sistemit unik) së zonës doganore në Kosovë”, ka thënë Arifaj.

Kundër zbatimit të marrëveshjes IBM janë shprehur përfaqësuesit e serbëve të veriut. Njëri nga liderët e këtij komuniteti në veri, Marko Jakshiq, ka thënë se IBM-i paraqet një marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe se e tillë do të kundërshtohet nga përfaqësuesit e komunave veriore.

​​“Kjo është marrëveshje që vendos kufirin mes shtetit të Serbisë dhe Kosovës, prandaj edhe ne i kemi dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në Serbi që të vlerësoj ligjshmërinë e kësaj marrëveshje”, është shprehur Jakshiq.

Pas takimit të tretë Thaçi - Daçiq, zyra e baroneshës Ashton ka lëshuar një komunikatë, ku, mes tjerash thuhet se të dy kryeministrat i kanë konfirmuar konkluzionet e grupit punues për IBM-in, sipas së cilave dy porta (1 dhe 3) tash janë gati dhe do të jenë operacionale më 10 dhjetor, ndërsa dy portat e tjera (5 dhe 31) do të jenë gati më 31 dhjetor”.

Në njoftim theksohet se “të dy kryeministrat janë pajtuar që secili ta emërojë një zyrtar ndërlidhës”.

Ashton ka konfirmuar edhe zotimin e kryeministrit Thaçi për formimin e një njësie speciale shumë-etnike policore, brenda policisë së Kosovës, e cila do të ketë për detyrë ta mbroj trashëgiminë kulturore dhe religjioze serbe në Kosovë.

Po ashtu, është konfirmuar se të dyja palët janë pajtuar që t’i shqyrtojnë mënyrat për sigurimin e rrjedhjes transparente të parave në mbështetje të komunitetit serb në Kosovë.

Zyra e Ashtonit ka njoftuar se bisedimet në nivelin teknik do të vazhdojnë ku do të trajtohen çështjet rreth energjisë dhe telekomunikacionit si dhe është kërkuar të punohet bashkërisht në kuadër të angazhimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Sipas komunikatës, takimi i ardhshëm do të mbahet më 17 janar të vitit 2013./rel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi