Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë

Shko poshtë

Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë Empty Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 6:44 pm

Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë


Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë Largea_takimi_i_perbashket_new11354720201
“Kosova dhe Serbia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve si shtete të pavarura dhe sovrane, që respektojnë integritetin territorial dhe që respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Kështu ka deklaruar sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e kryetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka zhvilluar punimet në Budvë të Malit të Zi.

Jahjaga ka thënë se normalizimi më i shpejtë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të shtynte përpara agjendën evropiane të secilit vend.

Duke folur për marrëdhëniet rajonale, presidentja ka thënë se duhet intensifikuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë, si dhe të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përkatëse, në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Pos Jahjagës, në samit kanë marrë pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të, siç kanë raportuar mediat serbe, pranisë së presidentes Jahjaga dhe vendimit të Gjykatës së Hagës për të liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë Jahjaga-fjala1

BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi