Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK i kthehet dhunës, por tash qeron hesapet brenda saj

Shko poshtë

PDK i kthehet dhunës, por tash qeron hesapet brenda saj Empty PDK i kthehet dhunës, por tash qeron hesapet brenda saj

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 11:45 pm

PDK i kthehet dhunës, por tash qeron hesapet brenda saj


PDK i kthehet dhunës, por tash qeron hesapet brenda saj Largea_pdk_viti1354731423
Në një nëndegë të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti dhe një tjetër në Drenas - zgjedhjet janë mbajtur nga dy herë, nga grupe të ndryshme. Edhe në Viti janë regjistruar “përplasje karrigesh”.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet janë kthyer në “makiato kuvende”, thotë një zyrtar i saj në Viti.

Selman Ymeri, ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Degës së PDK-së në Viti, ishte zgjedhur kryetar i nëndegës nga fshati Sadovinë e Jerelive, më 23 nëntor.

Por, ato votime janë hedhur poshtë dhe janë riorganizuar dy ditë më vonë nga kryesia e degës e PDK-së. Në votimet e reja është përzgjedhur Labinot Shabani.

Ymeri akuzon kryetarin e degës, Daut Xhemajli, dhe anëtarin e kryesisë së saj, Xhevat Bislimi.

“...(Në PDK) nuk ka vend për shumë e shumë veprimtarë, në kryesitë e nëndegëve, pavarësisht se ata kanë fituar nëpër nëndegë me votë demokratike, të cilët nuk i pranojnë ‘rregullat e lojës’ të makiato-kuvendeve të ideuara dhe zbatuara nga Daut Xhemajli dhe Xhevat Bislimi”, akuzoi Ymeri.

Në votimet e para, Ymeri kishte marrë pesë nga gjithsej shtatë votat e kryesisë së nëndegës. Në bazë të tyre, ai po ashtu do të merrte pjesë në kuvendin zgjedhor të degës së Vitisë pasi nëndega e Sadovinë e Jerelives do t’i dërgojë aty 2 përfaqësues - kryetarin dhe një delegat.

Mirëpo, sipas Daut Xhamajlit dhe Xhevat Bislimit takimi i nëndegës ishte rithirrur pasi i pari nuk ishte paralajmëruar në kryesinë e degës.

Xhemaili thotë se Selman Ymeri nuk është as anëtar i PDK-së ndonëse ka qenë dhe se kuvendi as “nuk e ka identifikuar anëtarësinë dhe as ka thirrur mbledhje pa konsultime me Kryesinë e Degës”.

Nga ana e tij, Bislimi thotë se “një tubim me qytetarë është i ndaluar edhe me ligj që të thirret si kuvend i PDK-së”.

Por Ymeri thotë se e kishte paguar anëtarësinë në parti dhe se me qëllim nuk i ishte dhënë libreza. Shton se kishte qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së deri më 2002. Ai thotë se njoftimi me shkrim ishte bërë për mbajtjen e votimeve, se ato ishin kryer përmes votimit të fshehtë dhe se të gjithë delegatët e kuvendit ishin nënshkruar në listën zgjedhore.

Ai i quan Xhemajlin e Bislimin “privatizues të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti”. Sipas tij, ata të dy ka kohë të gjatë që nuk e kanë këtë dhe nëndegë të tjera të PDK-së.

“Kryesia qendrore e PDK-së do të duhej që në kohën e paraparë për agjendën e zgjedhjeve partiake nëpër degët e PDK-së, në mënyrë urgjente apo në kohën më të shpejtë të mundshme, një pjesë të kohës t`ia kushtojë ecurive zgjedhore në degën e PDK-së, në Viti, në mënyrë shumë më serioze dhe më përmbajtjesore”, thotë Ymeri.

“Përplasje karrigesh” në seksionin e Kabashit

Selman Ymeri po ashtu thotë se parregullsitë janë duke u shtrirë edhe në sesionet tjera të PDK-së në Viti.

Ai tha se në zgjedhjet e nëndegës së Kabashit, më 4 dhjetor, ka pasur rrahje.

Por anëtari i Kryesisë së PDK-së në Viti, Xhevat Bislimi, thotë se ka qenë në këto votime dhe se aty “ka pasur vetëm përplasje karrigesh”.

“Pasi është qetësuar gjendja, votimet kanë vazhduar”, tha Bislimi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Kabashi, konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se të martën ka ndodhur një incident në një tubim politik të mbajtur në fshatin Kabash, në orët e pasdites. "Policia është duke u marrë me rastin", tha ai.

Drenas: Ndahet një nëndegë e PDK-së në Drenas

Ndërkohë, gazeta Koha Ditore raportoi të enjten se në Degën e Drenasit, pas grushtimeve në Çikatovë të Re, ku dy persona janë lënduar, problem të tjetër ka ndodhur edhe në Zabel të Ulët, ku janë mbajtur dy palë zgjedhje partiake të PDK-së

Sipas gazetës, njëra palë e banorëve të fshatit ka mbajtur zgjedhjet në sallën e kulturës në Drenas, e që i ka drejtuar kryetari i nëndegës së Komoranit, Bislim Zogaj, por pa kryetarin e seksionit të fshatit, Blerim Buqinca, ndërsa pala tjetër në shkollën e fshatit me praninë e kryetarit të seksionit e që i ka drejtuar Izet Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi