Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP Empty Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 8:55 pm

Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP 186269_100000568930657_1455089006_n
Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP


Një flet trëndafili me ra mbi sup,
s'dihet, nga qielli apo ndonjë ballkon.
Ndjeva se aroma e tij mu fut në trup,
nisi zemra dashurinë e munguar kërkon.

Ngrita kokën të shihja nga erdhi kjo aromë,
pranvera me tha: të gjitha lulet e kanë,
hidhe vështrimin ku drita e syrit qëndron,
ajo pranverën e shpirtit tënd mban.

Ngulmova të gjej nga erdhi ajo fletë trëndafili,
në sqepin e një thëllëze që i këndonte bilbilit,
por s'qenka kollaj kur zemra të drithëron,
dhe nuk gjen ilaçin e dashurisë që e shëron.

Dhe m’u kujtua Lasgushi me valëzën e liqenit,
Ismail Kadereja me dy pika shiu mbi qelq,
se e uruara dashuri qëndron në bash të vendit,
flakëron zemrat dhe globin të gjithë e djeg.

Por unë do futem në flakën e dashurisë,
dhe pse jam plak, drejt saj do vrapoj çmendurisht,
atë flet trëndafili që me ra mbi sup do mbaj,
ashtu të zjarrtë që përherë djalë i ri të ngjaj.

Një fletë trëndafili me ra mbi sup,
s'dihet nga qielli apo ndonjë ballkon.
Kur vjen dashuria, s’mund të jetë truk,
po është sinjali që zemrën nga gjumi ta zgjon.

Hyqmet Hasko:NJË FLETË TRËNDAFILI MË RA MBI SUP 487020_543748758987417_1581724217_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi