Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ambasadori”caktohet javën e ardhshme

Shko poshtë

“Ambasadori”caktohet javën e ardhshme Empty “Ambasadori”caktohet javën e ardhshme

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 10:04 pm

“Ambasadori”caktohet javën e ardhshme


“Ambasadori”caktohet javën e ardhshme Largea_qeveria-06-121354809980
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me takimin e tretë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Thaçi u ka thënë ministrave se në javën e ardhshme në bashkëpunim me presidenten, do të emërojë një zyrtar për zyrën ndërlidhëse në Beograd. Kjo zyrë do të jetë në kuadër të zyrës së e Bashkimit Evropian në Beograd.
Kryeministri Thaçi ka theksuar se edhe në këtë takim, çështja e parë që është diskutuar ka qenë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufirit. Kjo çështje e përkufizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, tha z.Thaçi.
“Implementimi i marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufirit konsideroj se është një e arritur dhe sukses i madh i dialogut. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të fillojë më 10 dhjetor, në orën tetë të mëngjesit, në Jarinjë dhe në Merdar, ndërsa në dy pikat tjera kufitare, në Bërnjak dhe te Dheu i Bardhë, do të fillojë zbatimi deri më 31 dhjetor”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve, në veçanti pjesëtarëve të komunitetit serb, që të kuptojnë drejtë procesin. Kjo marrëveshje është në interesin e të gjithë qytetarëve, në interesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
“Implementimi i kësaj marrëveshje e ka mbështetjen e plotë të mekanizmave ndërkombëtar, EULEX-it, KFOR-it dhe pëlqimin e plotë të Qeverisë së Serbisë” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Pika tjetër e diskutimit në takim, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, ka qenë marrëveshja për hapjen e zyrave ndërlidhëse në dy kryeqytetet.


“Jemi pajtuar që në fazën e parë, zyrat ndërlidhëse të vendosen në ndërtesën e misioneve të BE-së në Prishtinë dhe Beograd. Javën e ardhshme Qeveria, pas konsultimeve edhe me presidenten do të emëroj një prej ambasadorëve aktual, si përfaqësues të Kosovës në Serbi” ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e tij.
Mbrojta e trashëgimisë kulturore dhe fetare ka qenë temë tjetër e diskutimit në takimin e kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin serb Ivica Daciq. Kryeministri Thaçi ka prezantuar vendimin e Policisë së Kosovës për themelimin e njësisë së veçantë për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve kulturore, historike dhe religjioze. Njësia do të ketë në përbërje pjesëtarë të komuniteteve etnike të Kosovës, pra do të ketë përbërje multietnike.
Transparenca e financimeve shtetërore të Serbisë në Kosovë, ka qenë temë tjetër e diskutuar në takim. Kryeministri ka theksuar se është e drejtë e shtetit serbë që të interesohet dhe të mbështes pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë por është kërkuar që kjo ndihmë të jetë transparente dhe e mbikëqyrur edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë.
“Nuk kemi ende ndonjë marrëveshje përfundimtare për këtë çështje, sepse kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me domosdoshmërinë e shpërbërjes së strukturave ilegale që do të jetë temë e veçantë në një nga takimet e radhës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
“Si gjithmonë, çështje që diskutohet në çdo takim, është çështja e personave të zhdukur” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij. Kryeministri ka vlerësuar se kjo është një nga plagët më të rënda për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, andaj edhe do të intensifikojmë punë e komisioneve për këtë çështje, ndërsa presim që edhe bashkësia ndërkombëtare do të rris trysnin te autoritetet në Beograd, në mënyrë që Serbia të kryej obligimet e saj në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Takimi tjetër, i radhës, në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq do të ndodh në javën e tretë të muajit janar.
Duke vazhduar traditën e informimit të spektrit politik dhe opinionit publik kosovar për diskutimet dhe për pajtueshmëritë për çështjet në dialog, kryeministri ka kërkuar që në një nga seancat e ardhshme të raportojë në Kuvendin e Kosovës. “Sot dhe nesër, por edhe në ditët e ardhshme do të kem takime me liderët e partive tjera politike, por edhe përfaqësuesit e shoqërive civile, duke i mirëpritur idetë, sugjerime, këshillat, por edhe mbështetjen e tyre” ka përfunduar informatën e tij kryeministri Hashim Thaçi. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi