Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë

Shko poshtë

Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë Empty Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 10:09 pm

Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë


Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë Largea_largea_kryesore13548187071354818919
Komandanti më tha: “Një herë duhet me i zhduk disa njerëz këtu. Disa njerëz që janë kundër neve do i zhdukim, do i vrasim, pastaj do fillojmë me serbin.” Cilët janë ata, të lutem më trego! “Ata janë qekta të Bukoshit që po mundohen me na lanë anash tue na përbuzë si joprofesionalista për luftë. Por ne i kemi izolu ata dhe i kemi kërcënu me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë ata nuk guxojnë me e shkrep asnji plumb. Por këta do i afrojm sepse kanë njohuni të madhe mbi artin e luftës dhe në fund do i likvidojm nji nga nji. Për ate unë i porosita syzat 200 dollarë, që t’i kem të mira kur do fillojë aksioni kundër tyre.

.......................
Kur hyra në shtab, aty dëgjohej një zë i lart duke bërtitur: “O njerëz, a jeni njerëz apo jo! A e dini se ne këtu nuk kemi armë! Çka dreqi u bo me ato armë? Qe tre muj na thoni ju dërgojmë e ju askund! O pisa, o turista jeni ju, bre! U knaqet ju atje nëpër hotele e restorane, nëse keni vithe hajdeni këtu o pisa! Thuaj atij Lepurit se s’ka pas faj Ademi që e ka qujt Lepur, se ka ik si lepuri!” U përplas telefoni satelitor në një qoshe të asaj dhome. Ky ushtarak tha: “Në hall jam me ata njerëz. Du me m’tregu se çka me ba këtu! Nuk e din se këtu asht kangë tjetër. Në hall jam me këta të plagosun. Ku me i çu? Ata në Tiranë që e qujn veten Shtab e Komandanta, dhe merren me gjona që nuk jan të damshme për anmikun bajn ndasina, jo ky ushtar i UÇK-së, jo aj i Bukoshit apo i Farkut. Këtu serbët s’po i dallojnë hiq, po vrasin kend po mujn. Nuk e pyesin me kend je. Sa njerëz interesant!
Bënte me kokë ky ushtarak i UÇK-së. Brenga më e madhe ishin ushtarët e plagosur. Popullata, fëmijët dhe pleqtë, ishin në gjendje të keqe shëndetësore, fizike dhe psikike. Ku shiqoje u shifshin shtëllungat e tymit të shtëpive që po digjeshin.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi