Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti grek, debat për deklaratat e Berishës: Kërcënojnë bllokimin e statusit

Shko poshtë

Parlamenti grek, debat për deklaratat e Berishës: Kërcënojnë bllokimin e statusit Empty Parlamenti grek, debat për deklaratat e Berishës: Kërcënojnë bllokimin e statusit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 07, 2012 12:20 am

Parlamenti grek, debat për deklaratat e Berishës: Kërcënojnë bllokimin e statusit


Parlamenti grek, debat për deklaratat e Berishës: Kërcënojnë bllokimin e statusit Largea_konstantinos-tsiaras061354828405
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Konstantinos Tsiaras, shprehu keqardhjen për deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe. I pyetur në parlamentin grek, ai ka shpjeguar se Berisha ka vënë në dyshim angazhimin e qeverisë për ndërtimin e miqësisë, të besimit reciprok dhe bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vendet, veçanërisht Greqinë.

“Përmbajtja e këtyre deklaratave provokuese është e pakuptueshme, duke pasur parasysh pozicionin e vazhdueshëm të qeverisë greke për të forcuar lidhjet mes dy popujve tanë, por edhe mbështetjen dhe ndihmat që ka dhënë dhe jep Greqia në vendin fqinjë, e provuar kjo në nivel politik, ekonomik dhe social”, tha zëvendësministri i Jashtëm zoti Tsiaras.

Ai vazhdoi duke thënë se “Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj dhe punon shumë për ta. Theksojmë, megjithatë se parimet e integritetit territorial dhe dinjiteti kombëtar është i pacenueshëm. Reagimi ndaj këtyre deklaratave ishte i menjëhershëm dhe vendimtar”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se një nga pikat kryesore të strategjisë në mbështetjen e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë është pakica kombëtare greke.

“Komisionit Evropian në raportin e fundit të progresit për Shqipërinë (2012/10/10), propozoi dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni megjithatë i jep shans administrimit të këtij statusi në përputhje me Kartën e Kopenhagenit. Këto kushte janë të njohura për të përfshirë edhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe që prej përfundimit të prioriteteve kritike që kanë mbetur, duke përfshirë fushat e drejtësisë, administratës publike, funksionimin e Parlamentit dhe sundimin e ligjit. Greqia ka mbështetur perspektivën evropiane të Shqipërisë, sigurisht me kusht që vendi të përfundojë reformat e nevojshme,” tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi