Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha

Shko poshtë

Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha Empty Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 07, 2012 8:43 pm

Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha 526840_10151175881739077_2041489432_n
ADEA ZAPLLUZHA
Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha ADEM-ZAPLLUZHA

Një poezi dhe një tregim nga Adem Zaplluzha

DO BISEDOSH ME KREHRIN




[b]Domosdo një ditë[/b]


[b]Do vij çasti[/b]


[b]Kur takohemi me vdekjen[/b]


[b]Arkivoli i murrmë zgërdhihet[/b]


[b]Deri në mospërfillje [/b]





[b]Ti do të ecësh drejt një jete tjetër[/b]


[b]Te ne thonë jetë varri[/b]


[b]Më së lehti aty i ke[/b]


[b]T’i varësh duart në erë[/b]


[b]Dhe të mos thahen asnjëherë[/b]





[b]Kur takohesh me vetveten[/b]


[b]Kujtoje gjelbërimin e syve të mëngjesit[/b]


[b]Ke për të kuptua se vetëm atë ditë[/b]


[b]Ti ishe në gjendje të ngurtë[/b]


[b]Dhe pate qeshur deri në mëngjes[/b]





[b]Duke i krehur flokët e ngjyrosura të kujtesës[/b]


[b]Do bisedosh me krehrin[/b]


[b]Do të të kujtohet kashaia e drunjtë[/b]


[b]Dhe era e brymtë[/b]


[b]Kur bisedonit me krifat e hirta të hënës[/b]







SHIU DHE BALTA-tregim


Ishte Bajrami i vogël apo i madh, mua më duket qesharake t’i ndaj bajramet, Festa është festë . Si e madhja ashtu edhe e vogla janë festa fetare, kryesore atë ditë do të hamë më mirë.

Para disa ditëve nëna e kishte pjekur bakllavën me arra dhe me lajthia,me padurim pritnim të kthehen burrat prej xhamisë dhe të ulemi e të drekojmë një herë në vjet si njeri.

Ec e ulu në sofër kur të kafshojnë qentë. Atë ditë Bajrami trokëllimat ishin jo të zakonshme,trokëllima djajsh,nuk trokitnin por i thyen dyert, një zë , si nga nëntoka ulëriu: Jashtë dhe mos i mbyllni dyert e keni lypur NATO-n dhe ja ku e keni...

Jashtë pa asnjë plaçkë. Mos merrni asgjë, as lëkurën e juaj. Lëreni çdo gjë çka keni, zbrazni xhepat. Dinarë mund të merrni sa të doni, kurse markat që i keni fshehur menjëherë qitni këtu ose asnjë i gjallë nuk del këtej, asnjë.

Ishte urdhri i prerë i njeriut me maskë në fytyrë. Më duket se ja njoha zërin, ishte komshiu im i parë. Ti ndahu në këtë anë, me ty kam pak punë, kemi disa hesape pa pastruar mirë. Sot do t’i pastromë të gjitha llogaritë, do t’i pastrojmë hesapet e vjetra...

Në këndin e lagjes, afër një shtylle elektrike u dëgjua një krismë e shurdhër e automatikut. Njeriu me maskë u kthye duke e matur për trupi rripin e pantallonave se kush e di nga i kishte vjedhur.

Shiu i zi nuk pushonte, thash edhe më parë, kur na përzunë, s’na lënë t’i mbyllim dyert. Më mbetën mes gishtave çelësi ngrirë i derës dhe doreza e bronztë.

Ishte një Mars i çmendur. As që ka pas mençuri

ai Zot i luftës së mitologjisë Greke,. Ajo ditë e turbullt me

shi, pikonte në pasqyrën e tejdukshme të pranverës .



Asgjë nuk pata mundësi të marr ,përpos shtambës.

Thash se, i duhet dikujt një pikë ujë sa për ta mbajtur gjallë

shpirtin e vrarë . Duhet të kemi ujë, tha një zë në mua.

Uji na duhet për t’i njomë plagët e tokës, ose zemrën e fishkur të ndonjë plaku.

Na ndoqën lehjet e pa artikuluar deri në stacion. Kalonim rrugës për në Stadiumin e qytetit, mu kujtua Srebrenica, masakra e një qyteti që u zhduk për një kohë shumë të shkurt.

Deri në stacionin e fundit na përcillte një kordon i zi policësh. Gra shtatzëna , fëmijët me vajë duke i thithur gjinjtë e shterura të nënave.

Pleqtë që mezi i lëviznin këmbët. Një njeri në kukëza u ndal në rrugë dhe i pshurri disa policë të maskuar.

Një zë i shurdhër automatiku e ndau qiellin në dy pjesë, si shkopi magjik i Moisiut detin, dhe heshtja e llahtarshme, na rrinte mbi kokë si një tmerr i pa përshkruar. Fishkëllima e trenit e prishi atë qetësi memece.

Nëpër trasta s’kishim asgjë. Korbat e çartur,desh na rropën lëkurën. Përpos lëkurës te ne kishte hyrë tmerri. një frikë e paparë na i tregonte dhëmbët e prishtë të së keqes.

Kur iu afruam fundit të rrugës nuk ishte fundi por fillimi e një krimi në qeshjen e policëve maqedonas.

Një uniformë më e trishtueshme se sa trishtimi.

Më e zezë se sterra në atë baltë të Bllacës.

Më pas thua se qante qielli . Shiu dhe balta u ngjizën në lëkurën tonë, u ngjizën edhe mjegullat, çdo e ligë na hyri në shpirt...

Disa javë mbetëm buzë lumit duke i varrosur fëmijët që vdisnin për disa artikuj banalë. Na mungonin pelenat dhe qumështi që i mbante gjallë disa mijëra frymë fëmijësh, na mungonin edhe... E çka nuk na mungonte në atë Ferr, urinonim pas shkurreve,mu atje ku njerëzit i përngjanin qenve...



Nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë”

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi