Berisha: Bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar
Berisha: Bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar
Berisha: Bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar
Kryeministri në aktivitetin e organizuar për ditën e Rinisë
“Krenar me qenë shqiptar, por dhe më krenar me qenë i ri shqiptar”. Me këtë moto u është drejtuar sot herë pas here kryeministri Sali Berisha të gjithë qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të pranishme në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, 22 vjetorit të lëvizjes studentore. Dhe kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi këtë ditë për t’i bërë thirrje të gjithë rinisë për të rrëzuar me votë murin e bllokimit të ëndrrës evropiane.
“Sot pas 22 vitesh bijtë e etërve që u ngujuan në izolimin më të egër përdorin votën e tyre në parlament, për të bllokuar ëndrrën tuaj evropiane, për të bllokuar projektin tuaj evropian”- iu drejtua kryeministri të pranishmëve duke akuzuar në këtë mënyrë kreun e PS-së Edi Rama për mosvotimin e tre ligjve në kuvend.
Ai bëri thirrje që më 23 qershor të 2013 të rrëzojnë me votë murin e bllokimit të ëndrrës evropianë, që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë.
“Të humbur kanë qenë gjithmonë ata që janë përballuar me ju”- theksoi Berisha.
Berisha: Bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar
Duke iu drejtuar të rinjve kryeministri apeloi për të bërë realitet ëndrrën e bashkimin kombëtar në Europë, për të shëruar plagët që rrjedhin prej një shekull mbi kombin tonë.
“Sot jetojmë 5 shtete, por jemi një komb i vetëm, me një gjak, me një gjuhë, me një flamur, me një prijës të pamposhtur Skënderbeun. Jemi një komb i vetëm që s’na ndan asgjë në botë. Me zjarr, me hekur, me traktate të padrejta kufijtë që copëtuan në 5 pjesë trupin dhe gojën shqiptare që dergjeshin pas shekujsh robërie. Jam sot më besimplotë se kurrë tek të rinjtë dhe rejat shqiptarë të bashkohemi me njëri-tjetrin me Europën”- theksoi kryeministri shqiptar.
Berisha: Azem ti je gjallë!
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh i lumtur që feston me të rinjtë ditëlindjen e të drejtave themelore njerëzore. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë studentët e dhjetorit që përmbysën regjimin më të egër diktatorial me në krye Azem Hajdarin, tribunin e lirisë, ai tha se vizioni evropian dhe guximi i qytetarëve do shndërroheshin në uraganin e lirisë që do përmbyste dikaturën hoxhiste, do ndante epokën dhe historinë.
“Më 8 dhjetor ‘90 studentët e Tiranës me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari u përballën në rrugë dhe sheshe me diktaturën më të egër në Europë që për 45 vite me radhë persekutoi e burgosi, ekzekutoi me gjyq e pa gjyq, u mori jetën me burgje, kampe përqëndrimi, kooperativa skllavëruese socilaiste qindra e mijëra shiqptarëve. Studentët liberatorë dhe prijësi legjendar Hajdari gjunjëzuan regjimin primitiv që u ndalonte shqiptarëve besimi tek Zoti, u ndaloi pronën, lëvizjen e lirë Rroftë Azem Hajdari. Azem ti je gjallë!”- deklaroi kreu i qeverisë.
Në këtë ditë kryeministri kujtoi edhe arritjet e Shqipërisë në 100 vite, përmbysjen e regjimit hoxhist, anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë dhe kremtimet për këtë ditë që bashkoi shqiptarët nga të gjitha skajet.
“Nga çdo skaj jehoi kushtrimi “Krenar me qenë shqiptar, por shumë më krenar me qenë e re dhe i ri shqiptar”, sepse kur kombi jetonte diktaturën më të egër, ju u ngritën mbi betejat dhe na kthyen lirinë”.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi Ditën Kombëtare të Rinisë për të informuar nga sot ai do të jetë anëtar i rrjetit social facebook.
“Zgjodha këtë ditë për të ardhur tek ju me facebookun tim”-tha ai.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi