Ekspertët gjermanë: Zv/drejtori i SHISH-it, Isa Çopa është vrarë

Isa Çopa, babai i një djali, ish-efektivi i policisë, prej 11 vitesh agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror pranë zyrës së kundër spiunazhi dhe në fund zv/drejtor i SHISH në Durrës, është vrarë. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe labora¬torëve shkencore të shtetit gjer¬man, të cilët kanë sjellë raportin për shkakun e vdekjes së ish-drejtorit Çopa më 24 tetor 2011 në Durrës. Sipas ekspertëve, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në gërhamat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën.
Raporti
Vdekja e mistershme e zv/drejtorit të SHISH-it në Durrës, njëherazi shefi i kundërzbulimit për të huajt në këtë qytet, tashmë ka marrë një përgjigje nga ekspertët e gjermanë përpos atyre shqiptarë. Sipas ra¬portit disa faqesh të përpiluar në gjuhën gjermane dhe që është përk¬thyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve Sokol Nishani dhe En¬kelejda Xhengo, zv/drejtori i SHISH-it është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunu¬ar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas men¬dohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Cor¬sa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëm-time të mëdha në kafkë, ka vazhdu¬ar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej.
Hetimi
Sipas burimeve pranë institucionit të akuzës, për gjurmimin e çështjes përveç efektivëve të policisë së Durrësit janë angazhuar edhe kolegë të viktimës Çopa, të cilët nën drejtimin e dy prokurorëve të çështjes, janë përqendruar në dy pista hetimore: Atë për shkak të punës si zv/drejtor i SHISH-it dhe shefi i kundërzbulimit dhe dyshimeve për ndonjë lidhje jashtë martese. “Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes. Shumë shpejt do të bëhet një analizë e përgjithshme e kësaj dosjeje dhe më pas do të vendoset për drejtimin që do të marrë çështja”, - thuhet nga burimet e akuzës në Durrës. Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht.
Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur
Çopa është goditur jashtë makinës
Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. “Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme”-thanë burimet e policisë. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës “Opel Corsa” me tek derë.
Mesazhi i Çopës nuk u shkrua nga viktima
Hetuesit e policisë, gjithashtu, gjatë këqyrjes dhe krahasimit të mesazheve telefonike të shkruara nga i ndjeri Isa Çopa para vdekjes me mesazhin që i është dërguar djalit të tij, kanë konstatuar mos përputhje në mënyrën e zbatimit të gramatikës së drejtshkrimit. Sipas tyre, mesazhet që Çopa ka shkëmbyer me personat e familjes dhe shokët para vdekjes, janë të ndryshëm me atë të dërguar drejt djalit. Mesazhi i nisur në telefonin e djalit nuk ka asnjë gabim drejtshkrimor, çka në mesazhet e tjera që Çopa ka nisur para kësaj ngjarje konstatohen gabime dhe shkurtime të fjalive. Kjo ka bërë që prokuroria të ngrejë dyshime se mesazhi nuk është shkruar nga vetë ai po nga “vrasësi” që donte ta bënte të besueshme vetëvrasjen e zv/drejtorit të SHISH-it.
Familja: Të gjendet autori
Kohë më parë, gjatë prononcimeve në media të familjarëve të ish-drejtorit të SHISH-it, Isa Çopa, ata kanë kërkuar gjetjen dhe dënimin e autorëve të kësaj vrasje makabre. Ashtu si i vëllai edhe bashkëshortja, kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë të vrasësve.
Roja pikasi makinën që po digjej
Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit me ndihmën e një telefonate nga një roje objekti, zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka teksa ndodhej brenda Isa Çopa.
Zhduket djali i shefit të SHISH-it
Që nga data 30 nëntor 2012, familja e Skënder Çelës, njëherazi zv/drejtor i antiterrorit pranë drejtorisë së SHISH-it në Tiranë, ka humbur kontaktin me djalin e tij 10-vjeçar. Ende edhe sot nuk dihet vendndodhja e djalit Julian Çela. Është i çuditshëm fakti i zhdukjes së djalit të shefit të antiterrorit në SHISH, pasi vetë familjarët shprehen se djali ka qenë i shkathët dhe nuk ka pasur probleme në familje.
Ish-shefi i Çopës, qëllohet me dy plumba
Eduard Daka, ish-drejtor i SHISH-it në Durrës dhe shefi i të ndjerit Isa Çopa, 12 muaj pas vrasjes së këtij të fundit, është qëlluar me dy plumba në kurriz, duke plagosur dhe sjellë pasoja për jetën. Ka qenë mbrëmja e 20 shtatorit 2012 kur në hyrje të pallatit të tij, është qëlluar me dy plumba pas kurrizit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend
» A është ky Lavdrim Muhaxheri i vrarë ?
» Ky është mesazhi i fundit në “Facebook” i policit të vrarë (Foto)
» Është vrarë në Kobane, Lavdrim Muhaxheri
» Kush është terroristi i vrarë sot në Berlin?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi